Dashuria që nuk njeh kufij, letra e babait për vajzën e tij...

HipHop-Girl

Papirus rex
91722.jpg

Një letër që ka prekur mbarë botën me masazhin që përcjell! Dashuria e prindit nuk ka kufij. E tillë është dhe historia e një babai të diagnostifikuar me kancer në tru, (në fazë terminale), i cili ndërmori një fushatë për të siguruar fondet për mjekimin e vogëlushes së tij, po me kancer, gjatë kohës që ai nuk do të jetonte më.

Jo vetëm kaq Tom Attwater, 31 vjeç ka prekur gjithë botën edhe me letrën që shkroi në adresë të Kelit 5 vjeçe. Kur ishte 7 muajshe e vogla u diagnostifikua me kancer, po në tru, në fazën e tij të parë, dhe më pas kanceri u rishfaq sërish. Sot që Keli është 5 vjeçe ekziston frika se kanceri mund të rikthehet. Në Angli ende nuk ka një mjekim për këtë sëmundje që quhet Neuroblastom, dhe familjes i duhen 500 mijë paund për të siguruar një mjekim jashtë për vogëlushen.

Tom ka ndërmarrë një fushatë dhe shumë qytetarë i janë bashkuar për të siguruar të gjithë paratë për mjekim vajzës së tij edhe kur ai të mos jetë më. Deri tani familja ka arritur të bëjë ¾ e kësaj shume. “Nëse nuk mund të paguhet kurimi. Keli do të vdesë. Është e thjeshtë” thotë ai. Tom i shkruan edhe një letër të gjatë vogëlushes me shpresën se do ta shoqërojë në jetën e saj të gjatë dhe të lumtur.

Letra
E dashur Keli

Sa shumë jam i keqardhur që nuk do të arrij të të shikoj të rritesh ashtu siç ti do të doje.

Do të doja të gjeja fjalët për të të bërë të ndihesh më mirë. Do të doja të mos kisha pasur kancer dhe ti nuk do të kishe pasur nevojë të më shihje të vuaj, ashtu siç shpesh ndodh tani. Do të kisha dashur që gjërat të ishin shumë më ndryshe, por nuk janë.
Shumë baballarë kanë dhjetra vite kohë për të biseduar me vajzën e tyre në tavolinën e kuzhinës, me duart e ngrohura rreth filxhanit të kafesë, e teksa ata japin këshilla, vajzat, ngrenë sytë nga qielli.

Ne nuk do e kemi këtë kohë. Nuk do të mund të të dërgoj në shkollë ditën e parë të saj, të të vij të marr pas takimit të parë dhe të të përqafoj kur zemra jote do të thyhet nga një dashuri, apo të të përgëzoj kur të diplomohesh.

Por ndërsa jam ende këtu, mendova të të jap disa këshilla njëherësh. Shpresoj të të vijnë përshtat. Shpresoj që kanceri të mos kthehet kurrë kështu, dhe jeta jote të jetë e gjatë dhe plot lumturi.

Shkolla: Të gjithë do të thonë se është e rëndësishme të impenjohesh në shkollë. Shpresoj që ti do të bësh më të mirën tënde. Të impenjohesh është e rëndësishme por mos harro të argëtohesh.

Djemtë: Në këtë moment ti nuk je në gjendje të bësh diferencën mes djalit dhe vajzës dhe të gjithë fëmijët i sheh si shokë. Kjo është tipike për natyrën tuaj të ëmbël. Por Keli, kjo do të ndryshojë kur të rritesh. Brenda pak vitesh ti do të shikosh shokët e klasës si të pisët dhe të bezdisshëm. Por, kur të shkosh në gjimnaz do ta kuptosh se mund të jenë edhe shumë të këndshëm.

Kur të jesh më e madhe- Shpresoj SHUMË e madhe!- Do të kesh një të fejuar dhe unë nuk do të jem këtu duke u përpjekur të kuptoj qëllimet e tij. Prandaj ja disa këshilla nga plakushi yt. Është shumë e vështirë ta përshkruash si ndihesh kur je me të vërtetë i dashuruar. Ndoshta do më kujtosh mua dhe mamin tënd që qeshnim në divan. Kësaj, pak a shumë i ngjan dashuria e vërtetë. Argëtohu duke e gjetur.

Zgjidh gjithmonë djem me virtyte dhe sjellje prej xhentelmeni, të edukuar dhe të respektuar. Imagjino ata të ulur në tavolinën tonë duke pirë një çaj. Nëse mendon se mund ta bëjnë, atëherë do të kesh gjetur njeriun dinjitoz për ty. Për fat të keq një ditë do ta kesh zemrën e thyer. Të dhemb si ferr dhe do të ndihesh sikur është fundi i botës, por do e kalosh edhe këtë. Edhe nëse një histori dashurie nuk funksionon mundohu të jesh xhentile. Edhe djemtë kanë ndjenja. Në fund të fundit, nëse ke një djalë të veçantë, një mik që është gjithmonë aty për ty, edhe kur të fejuarit shkojnë e vijnë, mos hiq dorë nga ai. Mos e harro, ai vërtetë mund të kujdeset për ty.

Martesa: Shpesh më ndodh të ëndërroj ditën tënde të dasmës dhe imagjinoj veten të të çoj në altarin e kishës. Nuk do të mundem ta bëj Keli. Më vjen keq shpirt. Por do të jem pas teje atë ditë, krenar dhe i lumtur që ti ke gjetur njeriun e veçantë që do të të dojë dhe do kujdeset për ty.

Pyes veten nëse atë ditë në sfond do të jetë kënga jonë. “I’ll Be There” e Majkëll Xhekson. Do të kishte shumë domethënie për mua. Vëllai dhe motra ime jemi rritur me këtë këngë dhe e di që do të thotë shumë edhe për ty. Në dasmën tënde, unë do të jem aty, me shpirtin tim.

Mamaja: Ti dhe mamaja jote do të diskutoni shumë, sidomos kur të jesh adoleshente. Kujto se ajo të adhuron dhe do gjithmonë më të mirën tënde. Përqafoje kur do ta shikosh të trishtuar dhe ndihmoni njëra-tjetrën sidomos në momentet e vështira, sidomos kur unë të jem larguar. Kur të jesh adoleshente do të priresh të mendosh se miqtë e tu kanë gjithmonë të drejtë dhe mamaja jote gabon. Asaj i duhet të marrë vendime të rëndësishme për ty, dhe më shumë se çdo mik që do të kesh, ka për zemër interesat e tua. Trajtoje mirë.

Familja: Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa familja dhe vlerat që ajo di të na japë. Asgjë.

Miq: Trajtoji ashtu siç sillen ata me ty. Gjithmonë ji e sjellshme me ata që të ndihmojnë. Bulizmi është i tmerrshëm, mos u bëj kurrë një nga ato.

Krishtlindjet dhe Ditëlindjet: Në Krishtlindjen e parë pa mua do më pëlqente që ju të ndiznit një qiri për mua dhe të më kujtonit për disa minuta. Do të ishte shumë bukur nëse së bashku do të kërcenit vallëzimin e majmunit. Gjithmonë kemi qeshur teksa shkundeshim duke kërcyer. Do të qeshja edhe atje lart. Do të më pëlqente edhe që t’i të shkoje të takoje prindërit e mi në ditën e Shën Stefanit. Ata do të jenë shumë keq.

Ia kam dhënë nënës Sue dhuratat për të gjitha ditëlindjet e tua. Do të doja të isha atje të të shikoja t’i hapje. Shpresoj që do të të pëlqejnë të gjitha. Është e vështirë të të imagjinoj kur të bëhesh 10, 15 dhe 20 vjeçe. Pyes veten nëse do të vazhdojnë të të pëlqejnë këngët e grupit “One Direction” dhe nëse ato këngë do të të bëjnë që ti vallëzosh nëpër sallon

Karriera: Ke qenë 2 vjeçe kur më the se doje të ishe një “princeshë astronaute”. Të jesh e veshur bukur teksa zbulon planete të reja. Tani mund ta kuptosh që nuk është e mundur. Por, e dashur, ka shumë gjëra të tjera të mundshme. Bëj atë që të bën të ndihesh e lumtur dhe të pëlqen. Nëse do e bësh, papritur jeta jote do të bëhet shumë më e lehtë.

Ndoshta do të duhet të bësh disa punë për të gjetur atë që të pëlqen, por kështu qoftë. Një jetë një mundësi.

Sjellja: Gjithmonë kujtohu të thuash “të lutem” dhe falendero. Motivi pse unë dhe mamaja jote të ushqejmë me sjelljen e mirë është sepse kjo do të të ndihmojë gjatë gjithë jetës tënde. Ji gjithmonë e sjellshme, sidomos me të moshuarit. Kurrë mos u thuaj fjalën e keqe. Kujtohu të shkruash letra falenderimi për të mirat dhe vepro me mirënjohje.

Mëso të ngasësh makinën: Shumë baballarë i mësojnë vajzave të tyre dhe më pas i lënë të lira. Sigurohu të mësosh të ngasësh makinën sa më shpejt- Përpara do të të hapet një botë.- Por sigurohu që mamaja jote të mos jetë mësuesja (E kam me humor Joely)

Të udhëtosh nëpër botë: Është e vërtetë që të zgjeron dijet. Përpiqu ta bësh, vizito sa më shumë vende të botës që mundesh, por asnjëherë me motor. Është shumë e rrezikshme.

Ji e lumtur: Nuk mund të qeshësh kurrë 50%: Qeshet gjithmonë 100%. E qeshura jote përshkon gjithë trupin dhe është ngjitëse. Shpresoj të mos e humbasësh kurrë të qeshurën. Kur unë të iki nuk do të ketë një moment kur nuk do të të kërkojnë të jesh e trishtuar. E di që do të jesh princesha ime.

Dhe do të doja të të përqafoja dhe të të përkëdhelja derisa të buzëqeshësh sërish. Kujto arushin Eeyore që të bleva në një dyqan bamirëse? Më the se do ta mbroje dhe do të kujdeseshe për të kur të më humbasësh. Është një ide shumë e mirë. Kur të ndihesh e trishtuar mund ta kesh si forcë për të ecur përpara.

Ji humane: Bëj bamirësi. Ndoshta do të kujtosh udhëtimin tonë në Disneyland. Por unë nuk do të harroj kurrë sakrificat që personat e tjerë do të bëjnë për të paguar mjekët nëse kanceri kthehet. Të moshuarit kanë dërguar zarfe me lutje dhe 10 stërlina edhe pse nuk kishin pasur mundësi. Të gjitha për ty. Është e rëndësishme që tia kthesh këtë zemërgjerësi. Të bësh vepra të mira të lartëson shpirtin. Mos harro kurrë që ka persona që janë më keq se ty dhe ti mund ti ndihmosh. Kujto moton tonë të jetesës. Gjithmonë provo. Kujto se të kam mësuar se “Të heqësh dorë është për të humburit”

Shpesh kam dështuar por nuk kam hequr kurrë dorë. Keli mos hiq kurrë dorë

Beso në vetvete: Në jetë shumë persona do të të thonë se disa gjëra nuk mund të bëhen. Bëj siç të thotë koka jote: Mund të bëhen? Do ta bësh? Sfidat e mëdha kanë dhe rreziqe, bëj zgjedhje inteligjente. Ata që më thonin se nuk mund të bëja disa gjëra ishte sepse ata nuk donin që unë ti bëja. Nëse dëshiron një gjë është gjithmonë e mundur. Bëj më të mirën tënde.

E di që do të më bësh të jem krenar dhe do të bësh diçka të madhe në kujtimin tim. E di që mund ta bësh.- fillo tani

Për ta mbyllur: Faleminderit që je vetvetja Keli.

Faleminderit që më ke bërë komplimentin më të madh duke më quajtur Baba. Të të kem vajzë është nderi më i madh i jetës time. Faleminderit që më mësove më shumë për dashurinë dhe lumturinë, më shumë se kushdo tjetër.

Shijo jetën. Mos ki ngut ta jetosh. Unë do të të pres

Me gjithë dashurinë time, gjithmonë për ty, princesha ime, dhe mami.
 
Hektor12

Locus omnem

Si gjithmone gjen gjera te papara dhe te ndjera ... je njesh
 
P

Prova1234

Guest

Dashuria e prinderit nuk ka kufi, flm per kte postim ishte rrenqethes :(
 
tropojanja

Çike Malsie
Për ta mbyllur: Faleminderit që je vetvetja Keli.

Faleminderit që më ke bërë komplimentin më të madh duke më quajtur Baba. Të të kem vajzë është nderi më i madh i jetës time. Faleminderit që më mësove më shumë për dashurinë dhe lumturinë, më shumë se kushdo tjetër.

Shijo jetën. Mos ki ngut ta jetosh. Unë do të të pres

Me gjithë dashurinë time, gjithmonë për ty, princesha ime, dhe mami.

pjesaaa me e bukur!!!!!
 
Top