Dashuria Per Atedheun....

Mistrec

Forumium maestatis
Shqipëri, o jetëgjatë,
ty të kemi mëmë e atë
dhe për ty do të luftojmë
gjersa të të trashëgojmë.
Për ty të gjithë, ditë dhe natë,
mendohemi gjerë e gjatë,
ti kurrë s'prishesh, s'shkretohesh,
as drobitesh, as rrëgjohesh,
më ke gjithë bukuritë
e tëtëra mirësitë,
ke fusha me lule shumë.
lumenj të mëdhenj pa gjumë,
male të lart' e të veshura,
buzën e detit të qeshur,
Mëje dritëz në dritë
me të gjitha mirësitë.
...................................
Shqipëri, të qofsha falë,
të kam mëmë e më ke djalë. (Naim Frasheri)
 
Mistrec

Forumium maestatis
Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm' udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.

E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
N'atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s'kish nonjë vënt tjetrë.

Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q'i shkruan istoria!

Ajo ish koh' e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.

O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s'është koh'e parë,
Tani lipsetë dritë.

Të shkruajm' gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç'është e ç'ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.

pa shihni ç'gjuh' e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç'e bukur'edh'e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Shum'e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s'e kishin të parët.

Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t'i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S'mbulohetë me remë.
 
Mistrec

Forumium maestatis
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben' u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri. (Fan Noli)
 
Mistrec

Forumium maestatis
Jetoj ne emigrim
kujtoj vendin tim
kujtoj fush e male
kengen e gjuhen atdhetare.

2
Jetoj larg ne emigrim
ku kam mall per ate voter
ku kendova te bukren kenge
ku lashe vlla e ku lashe moter.

3
Te jetoh ne dhe te huaj
ku ke mall per fusha e pyje
ku rreh zemra me ngadale
per atdhene qe kam lane. :(
 
Mistrec

Forumium maestatis
Nje rikujtim i vogel per te gjith shqipetaret.... Dashurin per Mëmëdhenë..Mos E Harroni...........................................:)))))))
 
Narkomane

Valoris scriptorum
Te bukur kta poezi, por nese Shqiptaret do ta donin shum Atdheun nuk do iknin ne bot, te martoheshin me te huja, apo te nderrojn shtetsin, edhe vijn e flasin gjuh te huaj
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Po mirë more i uruar poston ca poezi copy paste interneti për vendin tënd dhe më shkruan Atedheun në vend të fjales Atdhe! E copëtuat , e masakruat gjuhen shqipe.
 
Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Nuk ka asgjë të keqe të jesh atdhetar , për më tepër jo se sa , por se si. Pra se si arrin një individ të shprehe lidhjen e tij/saj me vendin dhe për këtë gjë ekzistojnë një shumëllojshmëri linjash duke filluar sëpari nga respektimi i ambjentit , mos të flakesh mbeturinat tutje nga ballkoni , të mos pështysh rrugëve , të respektosh të drejtat dhe detyrat si qytetar , por edhe respektimi i gjuhës së shkruar etj, etj. Ja këto janë gjërat që mendoj se një atdhetar duhet të dojë së pari ,
sepse janë fenomenale disa steriotipa që bërtasin që 'Shqipëria nuk bëhet' dhe janë pikërisht ata të parët që ndikojnë në prishjen dhe mosndreqjen e saj.
 
joetisti_

Locus omnem

me duket shume e sakte. Dhe uroj qe kete rruge te marre. Dhe do ta marre.
 
joetisti_

Locus omnem
Ke te drejte ta shash sepse jemi te vetedijshem se ne kete vend ka vuajtur shume shqiptari. Por ama kur thua 'Shqiperi' ke thene edhe personat e marre nje nga nje. S'eshte korrekte te ofendosh njerezit e tu, miqte, etj.

Shqiperi, je nena e bijve me te mire. Je nena e vajzave me te bukura ne bote !!
 
Pazzini

Valoris scriptorum
Jam i ri, po aq sa edhe i vjeter.
Kam aq shume vlera dhe pasuri, po aq sa jam i poshteruar dhe i varfer.
Miqte e mij kujtohen per mua vetem kur duan ndonje nder nga une, ndersa familja ime kujtohet per mua vetem kur kam ditelindjen.
Te gjithe shtiren sikur me duan, nderkohe qe duan vetem te miren e tyre personale.
Ditelindja ime po afron dhe dua tju kerkoj nje dhurate te vecante: Ju lutem mos ma shtoni akoma me shume dhimbjen me hipokrizine tuaj.
Me respekt, Atdheu yt!
 
e bukur.
 
joetisti_

Locus omnem
na deshen pemet te ty
na deshi ngrohtesia
na deshen bletet
na deshi embelsia
te ty na deshen vajzat
vendi im i mire
te ty thithem dashuri
te ty pertypem deshire.
 
Top