Dashuria Fatale

FURTUNA

Primus registratum
Dashuria Fatale

.
I dashur lexues.

Sot po ju paraqes nje pjeseze nga vellimi me poezi nga

Renato Rrapi.

E verteta eshte se Renato e jetoi vete ate dashuri.

Renato studjonte per violin dhe gjithashtu luajti si actor ne

kinematografi.

Ai nuk merr persiper te jete poet .Ai ka shkruar ne vargje

historine e tij te dashurise.Dashuri fatale. Dashuri e

paperseriteshme.Sa e mahniteshme aq tragjike.

Mendja me shkon tek Shekspiri.Sikur te gjendej sot nje

Shekspir, jam e sigurt se kjo Dashuri do t`ja kalonte

dashurise "Romeo e Xhuljeta".

Renatos ia dhunuan, ia reckosen , ia vrane Dashurine.

E pagoi shtrenjte Dashurine e tij.

Torturat e kane bere te paafte te perceptoje, e kane bere te

pandjeshem .Per te gjithe ecen koha vetem per Renaton jo !

Ai nuk e njeh kohen, ai nuk e ndjen gezimin apo hidherimin.

Fytyra e tij ka ngelur i ngrire ne nje si shprehje :

NA ISHTE NJE HERE...

Renato nuk dashuron ,megjithe mencurine e dikurshme dhe

hijeshine qe Zoti i fali .

Dhe Renato akoma nuk ka arritur te urreje , askend , kurre !!!


DASHURI dhe BRENGE

Kur ty te njoha isha mjaft i ri,
me mijera pyetje,me mijera dyshime,
i ri qe arratisej ne nje bote pa fre,
plot endrra ,hove dhe ngurrime.

Nder syte e mi ti ndrojtjen e thelle e pe
dhe mallin qe ne ato dite plot vlime,
ma celte buzeqeshjen , dhe n`hare,
me bente qe te ndiej prape deshperime.

*********************************

Ndonjehere ti vec me nje veshtrim,
me nje levizje dore me c`armatos,
edhe diku me mbetet nje vegim,
nje gjurme e nje te qeshure q`u sos,
nje flakerim qe derdhet thelle ne shpirt,
qe duke me falur gaz prap me plagos
E prap me zhurit me ndjenjen tende te dlirte.

Edhe trupin me , ah , renkim nder vale,
ekstaze gazi te pafund ma tret...
dhe para teje flirtohem per nje mend,
kjo dashuria jone ,mua po me cmend

***********************************

Po bien gjethet..Edhe ti me pyet,
per lotet a me djegin valle ?
Kjo ndarja jone fare po me mbyt.
Ah, kohen ne, perse s`e ndalim valle ?

Dhe ne nga ndjenjat tona qe na i genjejne,
tretemi prap ne gaz e shprese.

***********************************

E dashur, lerme vetem,qe agimi
porsi nje foshnjeze te me gjeje ne gjume,
Edhe kur s`jemi bashke, mua vegimi
yt` i shtrenjte te me fanitet aq shume.

***********************************

Dhe gonxhes ti s`ja hoqe gjithe petalet,
s`e ndjeve vehten tej e tej te amshuar?
C`do puthje qe prej meje ty t`falet
a s`ma ktheve me te flakeruar ?
Me ndez aq shume sa une s`kam te shuar...

************************************

Ende ne buze zjarri yt me rri,
dhe ne cdo pore ndiej ngrohtesine tende,
ende ne sy e kam ate fshehtesi
E dashur, ti me puthje krejt me cmende.

Kur te kujtoj , atehere vehten time
me nuk e ndiej.Dritaren po veshtroj.
Pas saj po zbret mugetira plot mejtime
E vendi yt eshte bosh...per ty mejtoj.

Ti vec nje pyetje me ben gjithmon
Kerkon te dish perse kaq fort te dua
Po te ta them tani eshte teper vone?
Me pervelojne , o Shpirt, buzet e tua.

I dua shume, e nuk do te rresht Kurre
me puthje t`i mbuloj
magji pa fund me je o nur
dhe ato duar aq zbehtesisht te holla
qe kurre nuk dua t`i humbas
ne magjine tende krejt u krodha
n`at harrim ,ku viti te duket cas.

E dashuroj ,ah, shpirtin tend te vrare,
edhe vetmine e syve te tu duke qare.

***********************************

E dashur, o e dashur!-A kam leje
pa u skuqur Ty prape keshtu te quaj?
Kete emer kaq te shtrenjte , qe vec meje
e therret tani dhe nje goje e huaj.

A kam leje ta mbaj ne shpirtin tim?
A nuk me duhet qe te arratisem
prej endrres time q`e mbrojta me aq deshperim?
dhe prej puthjeve te tua , ah, qe molisem.

A s`po mi fshijne tani puthjet? Humbas i teri,
dhe ledhatimet a s`mi kane grabitur?
Me fal, e me ndihmo, qe une i mjeri
te gjej ate per te cilen jam venitur.

**********************************

Oh sa me dukesh e huaj, kur t` kujtoj
sa larg m`je tretur qe kur me ke braktisur!
A do mundem prape te t` dashuroj ,
kaq fort nga humbja jote e shastisur.

I shoh si m`arratisen keto kujtime,
e s` mund t`i kthej , e s`mund t`i mbaj me dot.
Vec disa here , si ne enderrime,
ne nje buzeqeshje ose ne nje lot
sec me fanitet prape kohe e shkuar,
si prushi qe s`u fik, sec me flakeron,
gjersa kjo zemer e mjere e mashtruar
me pikellim e dhembje e kupton:
se teli q`u kput , me s`tingellon...


**********************************

E njoh une dhimbjen, ankthin ,terrin
t`atyre casteve qe do te m`i kursesh
I njoh une plaget e tua qe te therin
qe t`i shkakton ajo, qe eshte mes nesh.

I ndiej rreziqet e atyre shtigjeve,
qe s`njohin rregulla, kufij,meshire,
qe jane GJITHNJE KUNDER TE GJITHA LIGJEVE,
qe mund te SHKATERROJNE DHE ENDRREN ME TE LIRE

Barra qe permbi supe po ngarkoj
e rende eshte shume,edhe guximi
me te cilin per ne te dy luftoj
s`eshte aq i madh.Porse kam frike ,
se ne nje cast dobesimi
Cdo gje qe kam ,ah, prape do ta dorzoj.

*************************************

Ti je per mua jeta, Ti je dita.
Si fara qe cel gonxhe pa mbarim,
Te cela Ty ne zemer e te rrita.


Dhe emri yt , e dashur, n`adhurim
me tret , edhe nder net me ben te lutem
ashtu si nuk jam lutur kurre me pare,
nuk di se ku te fshihem, ku te futem
nga kjo magji qe zemren ma ka vrare.

E gjitha Ti ma mbushe jeten plot,
e qenia jote shpirtin ma sundon,
e teksa flas , ah , fjale nuk gjej dot
qe dashurine time s`ta deshmon...

Ne mijra gonxhe Ti tek une lulezon.

***********************************
***********************************
***********************************


I respect the truth.


Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

07 Shtator 2003 21:07



Bebe_Inteligjente
**** **** ****

Regjistruar: 13/07/2003
Vendbanimi: U.K
Mesazhe: 451
saranda e bukur nuk e kisha lexuar ndoj here kete histor te tille , kam lexuar shum te tjera te cilat jan shum prekese dhe te verteta.
por kjo ishte shum e vecant dhe shum prekese
sa me la pa fjal nuk di cfare komenti ti bej

me erdhi cudi qe e ka tradhetuar dhe nuk ka urryer as nje der tani
si duket paska qene dashuria
 

labi90

Primus registratum
Re: Dashuria Fatale

Peace... Respect...!!!

Mendoj se Dashuria fatale nuk eksiston ndermjet shpirterave (njerezve).
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Dashuria Fatale

A mundet te di thelbin e kesaj teme sepse pervec keqardhjes nuk kam tjeter se cte shpreh?
 

neruda

Primus registratum
Re: Dashuria Fatale

KUR LEXOVA TEMEN MENDJA ME SHKOI TEK ROMEO DHE ZHULIETA.E CUDITSHME NUK PROVOJ KEQARDHJE PER TA POR VETEM NJE SENS NEVERIE.SI MUNDET TE VDESESH PER DASHURINE JETO PER DASHURINE MBAJE GJITHMONE ME VETE DASHURINE!NUK BESOJ NE DASHURINE FATALE.PYES VETEN:A KA VERTETE DASHURI?
 

lule-bore

Primus registratum
Re: Dashuria Fatale

Q dte thuash me dashuri fatale ??/
Poezite nuk e shprehen te qarte historin me ato vargje djal tregon dhe shpreh ato ndjenja qe ka ndjer per vajzen dhe dhimbjen qe ka len pas ajo dashuri. Por do doja shum te kuptoja historin e tyre se me ane te poezive nuk mund ta quaj dashuri fatale.Do ishte me interres te na tregonit shkurtimisht ngjarjen jo ndjenjat e djalit qe ta kuptojm ket histori dashuria qe me vjen keq qe esht kthyer ne dhimbje shpirterore kaq te madhe per djalin
 

I love new york

Primus registratum
Re: Dashuria Fatale

<span style="font-weight: bold">Nismetari i temes:
Kush eshte qellimi i temes, te diskutohet per dashurine fatale? te diskutohet per Renaton, kushtet, aktet, tradhetite, tragjedite?
Tema eshte shume e c'orjentuar.</span>
FALEMINDERIT
 

FURTUNA

Primus registratum
Re: Dashuria Fatale

E nderuara Helena
Ne fakt titulli i librit ku Renato Rrapi i prezantohet per here te pare lexuesit eshte

&quot;Dashuri dhe brenge&quot;
Poezi

Redaktor:Adriatik Kanani
Recenzent:Dritero Agolli
Arti grafik:Artan Selenica

Drejtor botues: Fatmir Toci
Shtepia Botuese &quot;Toena&quot;
Tirane 1995

Besoj se tani e stabilizova c`orientimin nuk eshte dashuri fatale(fatkeqe)por 'Dashuri dhe brenge'ok
Pershendetje Furtuna.
 

lule-bore

Primus registratum
Re: Dashuria Fatale

Fillimisht postuar nga FURTUNA:
[qb] E nderuara Helena
Ne fakt titulli i librit ku Renato Rrapi i prezantohet per here te pare lexuesit eshte

&quot;Dashuri dhe brenge&quot;
Poezi

Redaktor:Adriatik Kanani
Recenzent:Dritero Agolli
Arti grafik:Artan Selenica

Furtuna lol kete smund ta quash teme per diskutim por rreklam e nje libri me poezi te filan poet ok mund ta shkruash kete teme tek letersia do te shkonte me shum ,dhe atje do gjente komentin e duhur.
Drejtor botues: Fatmir Toci
Shtepia Botuese &quot;Toena&quot;
Tirane 1995

Besoj se tani e stabilizova c`orientimin nuk eshte dashuri fatale(fatkeqe)por 'Dashuri dhe brenge'ok
Pershendetje Furtuna. [/qb]
 

lule-bore

Primus registratum
Re: Dashuria Fatale

Fillimisht postuar nga lule-bore:
[QB]
Fillimisht postuar nga FURTUNA:
[qb] E nderuara Helena
Ne fakt titulli i librit ku Renato Rrapi i prezantohet per here te pare lexuesit eshte

&quot;Dashuri dhe brenge&quot;
Poezi

Redaktor:Adriatik Kanani
Recenzent:Dritero Agolli
Arti grafik:Artan Selenica

Furtuna lol kete smund ta quash teme per diskutim por rreklam e nje libri me poezi te filan poet ok mund ta shkruash kete teme tek letersia do te shkonte me shum ,dhe atje do gjente komentin e duhur.
 
Top