Urim Nerguti
Primus registratum
DASHURIA DHE FJALA
Të dashur miq !
Doja t'ju ftoja të flisnim pak mbi lidhjen që ekziston ndërmjet dashurisë dhe fjalës, ose më mirë ndërmjet ndjenjës dhe fjalës. Përse vuan shpirti ? Përse vuan zemra ? Nga vjen kjo vuajtje ?
Kur ndjenja e dashurisë ka pushtuar një qenie, kur për këtë qenie asgjë nuk ka më kuptim përveç asaj çka jetohet me dashurinë e vet, pikërisht në këtë moment ndërhyn vuajtja e cila kthehet e papërballueshme dhe arrin në kulmin e vet. Dhe nuk është vetëm pamundësia apo ethet e pritjes së një po-je të dëshiruar të ardhur nga qenia aq shumë e dashur ajo që e bën shpirtin dhe zemrën të vuajnë. Kjo vuajtje ia beh dhe zë vend në këtë shpirt edhe kur po-ja ka ardhur tashmë ashtu çliruese, qetësuese, zbutëse, dehëse. Do të thotë që shkaku i vuajtjes nuk është po-ja apo jo-ja e një dashurie të dëshiruar. Ajo çka sjell këtë vuajtje është pamundësia për të thënë atë çka shpirti ndjen, për të thënë se sa duam dhe dashurojmë. Kjo pamundësi është lufta e brendshme që ekziston ndërmjet një shpirti që merr thellësitë e kohërave dhe hapësirave (do të thoshim diçkaje hyjnore) dhe një fjale krejt të rëndomtë, që shpërdorohet dhe vjetërohet papushim gjatë thënies së saj (pra diçkaje tokësore). Kontradikta hyjnore-tokësore është një kontradiktë e pakapërcyeshme, sepse aty mungon termi i tretë lidhës, ndërmjetës. Asgjë nuk mundet për të bërë bashkimin e ndjenjës dhe fjalës, ato mbeten që të dyja larg dhe të panjohura ndaj njëra-tjetrës. Shpirti nuk mundet kurrë për të thënë me fjalë atë çka ai ndjen, ne nuk mundemi kurrë për të thënë siç duhet atë se sa duam. Ndjenjat tona mbeten të pashprehura njëherë e përgjithmonë. Fjala është gjithmonë këndej ndjenjës... e pafuqishme për t'a mbartur atë dhe për t'a transmetuar tek qenia e dëshiruar. Këndej e ka burimin frika e përhershme që ndoshta ne nuk i thamë së dashurës/it atë se sa e duam, nuk i thamë që ajo/ai është arsyeja e qenies sonë mbi tokë. Dhe nga kjo frikë e përhershme fillon e vihet në vend një ankth i vazhdueshëm, një zënie fryme e papërballueshme e cila është vetë kjo vuajtje për të cilën po flasim.
Pra, mendoj që vuajtja dashurore (vuajtja e shpirtit dhe e zemrës) vjen vetëm e vetëm nga pamundësia dhe paaftësia e plotë për t'u jashtëzuar, për të nxjerrë jashtë atë çka ky shpirt ndjen për qenien e dëshiruar. Dhe kjo vuajtje nuk ka asnjë lidhje me atë që kjo dashuri është e realizuar apo jo, me atë që qenia e dashur ndodhet pranë jush apo jo.
Do t'ju isha mirënjohës nëse ju mendoni të shprehni diçka në lidhje me këtë vuajtje që edhe unë nuk munda t'i shpreh të gjitha ato çka ndjeja në këtë moment.