Dashuri për dhimbjen?!
Me këtë temë të dytë, që nuk është larg sëparës, por sidoqoftë krijon kushtet për të qënë e pavarur, synoj të thellohemi më tepër brenda natyrës njerëzore, duke e parë nga një kënd tjetër, atë të dashurisë për dhimbjen, mendime të tilla, pro, ose të përafërta janë shprehur edhe tek tema: “Dhimbja diku brenda nesh”
Pyetja e parë:
Përse qajmë kur ndodhemi përballë një skenë prekëse, kur soditim një pjesë tragjike?
Ç’ka të bëjë me ne, me shpirtin tonë, emocionet tona, kur shikojmë një film dhe momenti na i rrëmben lotët me forcë? Ju kujtohet Pretty Woman që i “pëlcitën zorrët” nga e qara ndërsa vështronte traviatën?
Ç’ka të bëjë dhimbja që shohim në një ekran edhe pse është në ekran? Tek e fundit pse nuk mundim ta shndërojmë në një soditje të mirëfilltë e cila të shtrihet si një hapësirë ndarëse, si një largësi sigurie,(sterilitet emocionesh që mund të shprehet edhe si vrarje kohe) për t’i shpëtuar shtjellës, joshjes, ngashënjimit rrëmbyes, pasojat e të cilës aty për aty i ndiejmë thellë, aq sa për të ardhmen sigurojmë një mbresë e cila mund edhe të përkufizohet si “të shndrohesh në atë çfarë kërkon”. – Kjo, të shndërohesh në atë çfarë kërkon është një pohim që ndoshta fle diku në thellësi të qenies e që zgjohet e ngacmuar nga ndodhia, subjekti i filmit. Zbulojmë një vetvete tjetër nga një dhimbje që shohim e që nuk na përket. Mendoj se na përket nëse ripohojmë ç’ka u ha më sipër.
Sikundër thotë Agostino tek libri i tretë i rrëfimeve, tek kap i dytë, kur flet për shfaqjet teatrale dhe ku njeriu kërkon vuajtjen duke parë ngjarje tragjike e të zymta, për të realizuar kënaqësinë. Duket se shpirti njerëzor ka ndryshuar shumë pak. Mendimi ndihmon të zbulosh analogjinë e qenies njerëzore:
“Nuk ka për qëllim të të nxitë të vish në ndihmë të atij që vuan, ndërsa shikon një skenë, por të vuash edhe ti, të joshesh nga vuajtja...”
Duke u nisur nga fjalët e fundit të thënies së filozofit, pyetja e dytë i shpëton rëndomësisë.
Përse duhet të joshemi nga vuajtja, nëse kjo shkakton dhimbje?