Dashuri e Ndaluar Nga te dy Palet e Prinderve

ArmA

Primus registratum
doja te merja mendimin tuaj mbi kete teme....ndihem shum keq shpirterisht...u njoha dhe u dashurova me nje vajze te ciles i kishte ndoshur nje fatkeqesi ne jete...ku prinderit e matuan me zor ne nje zone te humbur (fshat ne Veri).... burri qe i dhane ishte ne itali prej shum vitesh sepse kishin ikur prinderit qe ne kohe ...dhe kishin krijuar atje jeten... por kishin njerezit e fisin e tyre ketu ne shqiperi...por kjo ishte vec 16 vjece dhe i Ati nuk donte ta martonte,,, kuse e Ema (Mami) Tezja dhe vajza e tezes e cila ishte e Martuar ne ate fshat ku donin te martonin kete.. binden babin qe ta jepte doren e vajzes...por nuk zgjati shum dhe u ndan per arsye sepse ai ishte rrugac ..shkonte neper disko e pinte... leket nuk i binte ne shpi... kuse nusen e linte ne shpi me Vjerren dhe Vjerrin ...plus kjo i gjeti shum kujtime qe ai i mbante te vshehta... dhe qe i vepronte perseri fshehtas...(e gjitha ishte qe nusen ta merte shqipetare dhe te Virgjer)..sepse ashtu donin prinderit e ati..Po kjo nuk zgjati me shum nga 3 muj dhe u ndan..nje dite un ne Facebook..si gjith te tjeret qe filtrojn me shum vajzaper te kaluar kohen....u njoha me kete vajze dhe doli qe ishte shoqe me kusherirat e mija dhe ne shkolle... dhe keshtu filluam te takoheshim ...edhe akoma me shpesh e te rrinim bashk.... kjo me tregoj historin e saj dhe un ndjeva shum keqardhje...dhe nuk e kisha problem se ishte e martuar apo jo e virgjer...por filloj te linde dicka me shum....rash ne dashuri me te... po ashtu dhe ajo me mua... por mami i saj ishte ne dijenin time po ashtu dhe vajza e tezes dhe shoqet,,, dhe kusherinjt e mi....por mami i saj me respektonte shum dhe me mbante te fshehte ndaj burrit te saj... kaluan 2 vjet qe u lidhen dhe e donim njeri tjetrin fort...dhe bem gjithcka bashk...madje e ndihmova per shkollen e larte sepse nuk kishte lek te regjistrohej...dhe babi i saj nuk dinte gje se kush e regjistroi vajzen sepse kjo i kishte then i gjeta leket tek nje shoqe...plus shum e shum gjera te tjera ... as familja ime nuk ishte dakort per kete... po dashuria me verboi.... .. po mendonim per fejese ...dhe kjo mendoj ti tregoj te atit per lidhjen tone...dhe qe donte te fejohej me te... por ai nuk reagoj mire... nuk pranon... e rrahu vajzen... e me shante mua...e kercenonte vajzen ... dhe kjo zgjati 4-5 muaj.. por vajza u lodh keshtu (e cila me kishte premtuar dhe ishte betuar per familjen.. edhe ne zot qe nuk do me linte kurr sikur gjith bota te kthehej kunder)....dhe nje dit ne mengjes me tha nuk mundem te vazhdoj me sepse prinderit nuk me len... dhe me kan then nese zgjedh ate me ne ske me pune...o ate ose ne... zgjidh e mer.. dhe ajo vendos te zgjedhi prinderit.... un e dua dhe nuk mund te ndahem prej asaj...sepse kemi shum kujtime bashk...qe po ti shikosh do thuash kjo dashuri nuk ka mundesi te jet prishur...... nuk e di me ndihmon ndokush... qe ta bind ate vajz...se si ti binde prinderit e saj?....
 

katsune

cherry blossom
per mua me e mira do ishte te respektoje vendimin e vajzes (ndonese i forcuar ne kete rast, perseri mbetet zgjedhja e saj) qe ka preferuar te largohet per momentin. leri gjerat te rrjedhin vete ne kete pike, sepse nese vajza do te rrije me ty, te jesh i sigurt ne mos sot nje dite tjeter do rikthehet serish...durim :) te pakten une keshtu do veproja po te isha ne vendin tend...
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
AW AW AW....mentalitet SHQIPETAR!!!:(
Do doja te thoja vetem dicka nese ajo vajze ka kaluar kaq shume peripeci ne ate FAMILJE ku per cdo vendim te tyren u pytka i tere fisi...Ajo po qe eshte e shkatrruar TOTALISHT si njeri...Mundohu ta bindesh familjen e saj me ato mundesi qe ke ti ama pa ja cenuar me ZEMREN kesaj vajze te gjore..Jo se sdo vuaj nese sdo jete me ty ama me duket e tepert te vuaje dhe njehere per nje dashuri te humbur mbase.!
Prinderit shpesh mundet te jene te gabueshem por kurrsesi se duan te keqen e femijeve te tyre..Kshuqe ngul kembe te jesh me te pa i shkaktuar asaj dhimbje...
 

joetisti_

Locus omnem
Edhe nje dashuri vigane perfundon pas tri viteve. Pse duhet te lejojme qe te kete kaq vuajtje per dicka qe e kuptojme keq?

Kur mbyllet nje dere hapet nje porte. E megjithate pas njefare kohe edhe dera qe u mbyll, hapet.
 

joetisti_

Locus omnem
ne fakt, me sa dijeni kam, asnjehere "farefisi", qe ne kete rast dhe ne shume te tjera perpiqet per te gjetur me te miren apo te mirin per te afermin, gjithmone ka gabuar. Dhe une e kam nje pse. Sepse sa sheh zemra nuk shohin syte. Ajo vajze ka pare me zemer kete djale, dhe ky eshte i duhuri per te.

Nuk do te ishte as biri i mbretit, i zgjedhur nga 'farefisi' !
 
Top