Dasha Zhukova Abramovich perdor gruan zezake per poltron / Lajmi qe beri buje...

Al-Punk

Still here
Është e re, e bukur, drejtoreshë e Qendrës së artit kontemporanë “Garage” dhe mbi të gjitha gruaja e miliarderit rus dhe padronit të ekipit të Chelsea, Roman Abramovich. Por këtë herë 32-vjeçarja Dasha Zhukova ka përfunduar në faqet e gazetave të këtyre ditëve për shkak të një fotoje, ku ajo shfaqet e ulur në një poltron të mbështetur mbi trupin e një gruaje me ngjyrë. Kjo e fundit ka qenë e veshur vetëm me të brendshme, dorashka dhe çizme lëkure, të gjitha ngjyrë të zezë.

Fotoja shoqëronte një intervistë të Zhukova, të publikuar në portalin e modës Buro247, të themeluar nga i famshmi Miroslava Duma. Fillimisht Miroslava kishte postuar një foto origjinale në Instagram, nga ku vendosi më pas ta hiqte, sapo nisën komentet kritikuese.

Fotoja ka bërë xhiron e internetit dhe lajmi është pasqyruar në Huffington Post. Claire Sulmers, drejtoreshë e FashionBombDaily.com, ka qenë e para që ka kritikuar imazhet. “Suprimacia e bardhë, e prezantuar në mënyrë të qetë dhe po aq degraduese”, ka qenë komenti i Sulmers. në blogun e saj ajo ka shkruar më tej se: “industritë e modës dhe artit janë paksa bastione të shoqërisë, në të cilët racizmi dhe injoranca pranohen me emrin e krijimtarisë”.

Dasha-Zhukova-3047023.png
 

Al-Punk

Still here
Beri shume buje si lajm, u trajtua gjere e gjate ne forma nga me te ndryshmet duke adresuar si racizem, kapitalizem e te tjera...

Megjithate ajo eshte ulur ne nje poltrone te tille (qe nuk eshte prone e saj) ...
Nuk eshte se dua ta largoj fokusin nga ana raciste, por e pare ne nje kendveshtrim artistik, ku perfundon dhe fillon arti e ku fillon paragjykimi? Nese do ishte manekini i nje femre te bardhe, a do ishte serish nje karrike artistike apo do ishte feministe? Po te ishte nje mashkull i bardhe, do ishte problematike apo thjeshte artistike? Po te ishte nje pikture e nje femre ne shekullin e 9 ne Andaluzi, do ishte art apo heretizem?
 

scadarsko

Locus omnem
Ketu ku jetoj une,ndolli nje incident para dy vitesh ne nje caffe bar.Ne nje weekend te bukur pronari kishte ditelindjen,dhe ofroi per te gjith pranishmit champagnie dhe servantet ofruan nga nje gote kristali ne ngjyre te zeze.....kur pa pritmas disa pranishem ne salle me origjine afrikane,direkt kthyen at mbrembje ne nje piksynim tyrin propagabdistik dhe akuzime gjoja ka rracizem!une them se ne europe apo rusi,sikur po teprohet me dhenje drejte akuzave pa vend per rracizem....po sikur ne vend saj zezake te jet nje femer e bardhe,asgje nuk eshte ne ket rast nuk ka racizem?personalisht ky imazh tregon komercializem dhe pak erotizem feminin..
 
Top