Darfo, fletë-arresti këshilltarit të Priftit e 3 të tjerëve

Darfo, fletë-arresti këshilltarit të Priftit e 3 të tjerëve

ELBASAN – Ish-administratori i kompanisë së Ferrokromit ‘Darfo’, Eduard Belegu dhe aktualisht këshilltar i ministrit të Energjetikës, Dritan Prifti akuzohet për korrupsion. </p>


Policia ka prerë fletë-arrestin për të, dhe për tre persona të tjerë që kishin marrë me koncesion Uzinën në Elbasan, te gjithe te akuzuar per korrupsion. Pritet që policia të ekzekutojë në orët në vazhdim fletë-arrestet për të akuzuarit.</p>


Nga hetimet e prokurorisë rezulton se katër shtetasit: Eduard Belegu, Artur Belegu, Tonin Gjonaj, Fatos Pengu të gjithë punonjës të kompanisë Darfo i kanë shkaktuar shtetit një dëm prejt 6.5 milionë eurosh. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar një dëm shtetit në shumën prej 6 milion e gjysmë euro gjatë periudhës 2004-2007, kohë në të cilën kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun Elbasan”, tha prokuroria. </p>


I akuzuari kryesor, Eduard Belegu, është biznesmen i njohur dhe një ndër emrat kryesorë në strukturën drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kandidat për deputet në zonën nr 86. Belegu është marrë nga ministri Prifti, si këshilltar i tij në dikasterin që drejton. (shekulli)</p>
q_gR1uke4yk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26976. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26976
 
Top