Dakord Kulla, po rrethimi i saj?

Dakord Kulla, po rrethimi i saj?

Gjerak Karaiskaj, një nga studiuesit më me përvojë të monumenteve mesjetare, kalave dhe kështjellave, tregon se çfarë po ndërron në Kullën e Sahatit dhe përse silueta e saj me sfond ndërtimet në zonën përreth është deformuar njëherë e përgjithmonë

Ka pak ditë që Sahati në krye të kullës së Tiranës tregon kohën e saktë, ndërsa poshtë në rrëzë të saj, sheshi i vogël dhe cepat kufizuar nga kioska, është shqepur nga betoni dhe çimentoja e vjetruar.

Kulla e Sahatit po restaurohet dhe po konsolidohet pjesërisht. Firma “T Plani”, e cila ka fituar tenderin për projektin e restaurimit, ka vendosur drejtues teknik të punimeve studiuesin më me përvojë të monumenteve mesjetare, kalave e kështjellave, prof. Gjerak Karaiskaj, ish drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

E ndërtuar më 1822, e rikonstruktuar dhe gjysma e saj e ndryshuar në vitet ‘30, e lartë 35 m, ai është objekti monumental që në mënyrë simbolike përfaqëson emblemën e Tiranës.

Ndërsa si objekt i vizitueshëm, ai fton turistët të shohin prej ballkonit të saj pamjet më të bukura të Tiranës (deri dje). Jo vetëm nga lart, po edhe si monument në vetvete Kulla nuk ofron gjendjen e qytetit as të dhjetë viteve të fundit.

Prof. Karaiskaj tregon se ku po ndërhyn ky projekt i Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili përfundon para Krishtlindjeve, çfarë mund të plotësojë një projekt i dytë i mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe çfarë do t’i shtonte e përmirësonte vullneti i Bashkisë së Tiranës këtij monumenti, që duke qenë pranë saj vëmendja ndaj tij duket e mirëqenë.

Çfarë po ndërron te Kulla e Sahatit?

Ky projekt i vogël i Institutit të Monumenteve të Kulturës, ka parashikuar ndërhyrje për sistemimin e territorit rreth Kullës, shtrimin e tij me pllaka guri. U gërmua, u hoq betoni, u thellua 50 cm që erdhi në nivel.

Ndërtesa e shkatërruar që është mbrapa Kullës dhe që ka shërbyer si dyqan i Sahatçiut, një ndërtesë gati rrënojë, në gjendje për turp ta shikosh, dhe ajo do të restaurohet.

Ky objekt është pronë e Bashkisë së Tiranës e ndoshta mund të bëhet muze apo t’u lihet në përdorim sahatçinjve të vjetër të kryeqytetit, por ndoshta Bashkia ka ndonjë ide më të mirë dhe ndonjë plan më të detajuar se kaq.

Sa është fondi?

Rreth 2 milionë lekë. Një pjesë të madhe të fondit e zë restaurimi i “dyqanit” të Sahatçiut. Elementë që hiqen e zëvendësohen me të rinj dhe sa afër autenticitet të Kullës, janë dyert e dritaret.

Janë të kalbura dhe të rejat që do të vendosen janë prej dru lisi special, të mira. Janë ca kapakë prej druri që duhen ndërruar.
Po ashtu po bëhet suvatimi i Kullës nga brenda. Gati po mbaron.

Nuk do të duket më veshja e brendshme prej guri?

Që kur është ndërtuar, dhe gjurmët e suvatimit të vjetër i gjen akoma, është ndërtuar për t’u suvatuar. Aktualisht veshja e brendshme është me copa guri të mëdha e të vogla. Një gjë e shëmtuar.

Pjesa e jashtme është me gurë të punuar, kurse brenda është me gurë lumi, po me zaje, sa për të mbushur murin i cili është 1 metër i trashë.
Kujtoj se ka për të ndërruar edhe instalimi elektrik, do të bëhet i ri.

Ka për të ndryshuar gjë edhe ndriçimi?

Ndriçimin nuk e kemi ne në projekt. Është parashikuar riparimi pjesës së sipërme i mbulesës prej betoni. Është një projektin që ka IMK.

Po, ekziston edhe një projekt i Ambasadës Amerikane që akoma nuk ka hyrë në fuqi. Projekti ka për qëllim veshjen me bakër të çatisë së Kullës. Është një përmirësim i projektit dhe plotësim i projektit që po zbatohet.

E reja e projektit të Ambasadës është pastrimi i të gjithë Kullës me rërë me presion dhe riparimi i kornizave që janë thyer në bazamentin e saj. Është një plus që ne nuk mund ta bëjmë.
Gjithçka duhet të zbatohet brenda 2 muaj e gjysmë. Më 15 dhjetor është e mbaruar. Puna po ecën mirë.

Syri i lirë i njerëzve çfarë ndryshimi mund të shohë?

Ndryshimet në portë, në shkallë që do të vishet me gur, ishte më e shëmtuar me gur lumi. Shkalla spirale prej hekuri do të lyhet.

Për ndriçimin ndoshta do të mendojë Bashkia. Instituti i Monumenteve të Kulturës i ka bërë dhe një propozim Bashkisë që të marrë përsipër mekanizmin e orës që të punojë. Mekanizmi u hoq që në kohën e kinezëve pra në vitet shtatëdhjetë. Ose të krijohet një mekanizëm i posaçëm. Nga ana konstruktive do të jetë në rregull.

Duket që Kulla ta ketë humbur protagonizmin e saj si monument, nga e vrojtuar është bërë vrojtuese e ndryshime jo pozitive që ndodhin rreth saj në pikëpamje të arkitekturës.

Çfarë statusi ka në këtë mes Kulla e Sahatit?

Kjo që shohim nuk është tamam Kulla e vjetër. Një pjesë është rindërtuar në kohën e Zogut, më 1938. Kulla e viteve 1820, domethënë e fillimisht të shekullit të 19-të, ka qenë ndryshe. Ajo ka qenë në planet urbanistike që janë bërë në kohën që kur u shpall kryeqytet Tirana. Më 1923 ishte lënë në qendër dhe rrugët shikonin drejt kullës dhe xhamisë pak a shumë.

Atëherë mbase, nuk e kanë parashikuar që Tirana do të bëhet 1 milion dhe tani situata ka ndryshuar. Nga sa di unë, është në plan një ndërtim që gjithë faqen do të ketë me xham, ku do të pasqyrohet Kulla e Sahatit.

Një zgjidhje edhe kjo…
Pamja e Kullës bashkë me Sahatin është prishur që kur u ndërtua Torre Drini. Në qoftë se bëhet fjalë për ndërtimin ose prishjen, me ngritjen e Torre Drinit, mund të bësh çfarëdo lloj ndërtimi tjetër, nuk prishet më pamja. Edhe ky ndërtimi tjetër nuk është se i shton për keq ndonjë gjë ose i pakëson.

Ajo e ka humbur atë mendim që ishte më 1923, kur është bërë plani i parë urbanistik i qytetit. Edhe në planet që u bënë nga italianët, shikohej si qendër. Në atë kohë ka qenë edhe Pazari i Vjetër. Gjithë ndërtimet ishin të ulëta dhe nuk e mendonte kush që do të prishej edhe ai pazar.

Kulla është dëshmitar i këtyre prishjeve. Dhe ajo e ka humbur vlerën gradualisht, atë vlerë që kishte në fillim kur Kulla do të qëndronte mbi gjithë ndërtimet. Ishte një simbol.

Në guidat ftohen vizitorët të shikojnë një pamje të paharrueshme të Tiranës nga kjo kullë. Është thënë dhe thuhet. Ju mendoni njëlloj si marketierët e Tiranës turistike?

Unë nuk kam hipur kurrë në majë, kam frikë. Deri në mes të saj, po, jam ngjitur. Kam zemrën. Gjithmonë kam qenë sëmurë nga zemra unë.

Ka vend krahasimi i kësaj kulle me të tjera kulla sahati në Shqipëri?

Që kur ka filluar ndërtimi i kullave, ato ndërtoheshin afër pazareve. Zakonisht, kishte dhe një xhami aty. Pasi mbaronin pazarin njerëzit faleshin në xhami. Edhe në Peqin ishte e kombinuar kulla me xhaminë e cila u prish, kulla jo. Kullat janë nga monumentet e para që ndërtohen në qytete.

Më të vjetrat fillojnë që nga shekulli i 16-17. Kullat më të vjetra të pazareve janë ndërtuar në Shqipëri, në perandorinë osmane. Pastaj ato janë transformuar. Për shembull, Kulla e Elbasanit në fillim ka qenë prej druri, pastaj ajo që është sot është e fundit të shekullit të 18-të. Janë transformuar me kohë duke iu përshtatur kohës.

Pastaj kemi në Gjirokastër në Kala, në Libohovë, në Shkodër e cila është në një stil pak më perëndimor, në Durrës, në gjithë qytetet. Edhe qytetet e vegjël kanë kulla sahati.
Edhe Preza ka kullë, edhe ajo ka kaluar në dy faza. Të gjitha fazat respektohen. Kjo do të thotë se ne s’mund ta bëjmë kullën siç ishte. Ato mbajnë vulën e kohës.(Shekulli)

xIGUXjy95Qk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23546. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23546

Top