BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Këngëtarja Dafina Zeqiri është duke e bërë gati bashkëpunimin e radhës – një duet me reperin nga Peja, Gjikon.
Ka kohë që Gjiko ka punuar me Ledrin dhe Dafinën në një sërë projektesh dhe sipas informacioneve të Telegrafit, ai ka pasur gisht në çdo projekt tjetër, ashtu siç ka pasur edhe vëllai i tij dhe pronari i Redbox Entertainment, Big Bang Beatz.

Dafina mbrëmjen e të enjtes në Instagram bëri një postim ku lëvdoi producentin BigBang dhe vëllanë e tij, Gjikon.
E kjo nuk është rastësi. Burimet e Telegrafit mësojnë se është në përfundim bashkëpunimi i ri i Dafina Zeqirit me Gjikon, një prej reperëve më të talentuar të skenës.

Këngën është duke e punuar në muzikë vet pronari i Redbox, BigBang, teksa tekstin si zakonisht Gjiko, kurse Dafina me Gjikon janë duke punuar edhe në vijën melodike.
Ky projekt pritet të lansohet pak pas publikimit të këngës “Ndjenjë tjetër”.

Po ashtu, Telegrafi mund të zbulojë se Dafina po bën gati edhe një duet tjetër, që pritet të publikohet në fund të këtij viti, e për këtë do t'ju njoftojmë me kohë.
Dafina po vjen nga suksesi i këngës “Got Your Back”, por që nuk arriti të zë vendin e parë për hitin e verës të këtij viti, një luftë kjo që ishte mes sensacionit të këtij viti Enca Haxhisë dhe Tunës.
