Dështon seanca për Gërdecin, nuk formohet dot trupi gjykues

Dështon seanca për Gërdecin, nuk formohet dot trupi gjykues

TIRANË- Dështon seanca e radhës për dosjen “Gërdeci”. Shkak këtë radhë është bërë mungesa e prokurorit dhe e një gjyqtareje, që kanë detyruar trupin gjykues të vendosë shtyrjen e gjyqit për një tjetër datë.

Në seancë sot nuk është paraqitur prokurori Genti Qano dhe gjyqtarja Fatmira Hajdari, gjë që e ka bërë të pamundur zhvillimin e gjyqit.

Pas kësaj është caktuar seanca e radhës në 12 nëntor, ditë që ka shkaktuar reagimin e avokatëve. Sipas tyre, kjo datë është shumë e ngarkuar me gjyqe.

Në 28 tetor, Prokuroria e Përgjithshme ka arritur të lexojë të plotë akt-akuzën për çështjen Gërdeci, duke deklaruar se shpërthimi erdhi si pasojë e gabimit njerëzor. Pas pafajësisë në Gjykatën e Lartë, tashmë në këtë akt-akuzë, prokuroria e quan Mediun ’shtetas’ dhe jo ‘i pandehur’.

Seanca në ngarkim të 29 personave ish-zyrtarë dhe drejtues të fabrikës, nisi në atë datë në Gjykatën e Tiranës, pas dëshmive të njëpasnjëshme për arsye nga më të ndryshmet.

Gjykata e Tiranës fillimisht ka rrëzuar 14 kërkesat paraprake te te pandehurve ne kete proces mes te cilave kishte kërkesa për shkelje të afateve hetimore, kërkesa per gjykim te shkurtuar, apo edhe kërkesa për pavlefshmëri te ekspertizave te kryera nga prokuroria.

Më tej, grupi i prokurorëve ka nisur leximin e akt-akuzës prej 108 faqesh ku jane dhene provat me te cilat akuza kërkon gjykim për 29 të pandehurit mes te cileve ushtaraket me te larte shqiptar te periudhës 2005 – 2009, si drejtoi i MEICO Ylli Pinari.

Pjesa më madhe e provave te sjella nga prokuroria qe pothuajse janë bere publike deri me tani i përkasin mënyrës së paracaktuar te zhvillimit te tenderit per dhënien me koncesion firmes “Albademil” për demontimin e fishekëve ne Gërdec.

Ndër të tjera prokuroria tha se ne momentin qe po kryhej një saldim brenda ambienteve ku kryhej demontimi shkëndijat elektrike kane rene mbi masën e madhe te barutit dhe kane shkaktuar shpërthimin gjigant që hodhi në erë një fshat të tërë.

seancat e deshtuara

TIRANË – Gjykata e Tiranes vendosi seancen e radhes më 7 tetor. Gjyqi për “Gerdecin” hasi serish ne rezistencen e avokateve. Kesaj radhe ata kerkuan vecimin e dosjeve, duke motivuar se shperdorimi i detyres duhet te gjykohet vec akuzave per vrasje.

Avokatet kerkuan ndarje te dosjes nga te akuzuarit Delijorgji, Pinari e Gjeci. Do të jetë seanca e 7 tetorit ajo që do të vendosë për veçimin ose jo të dosjes.

Seanca e sotme nisi rreth ores 11:00 dhe zgjati jo me shume se nje ore duke mos u shqyrtuar asnje akuze. Edhe para nje jave seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Artan Kodheli që mbron interesat e të pandehurit Agim Lala një prej ushtarakeve ne Ministrinë e Mbrojtjes.

Asnjë seancë nuk është zhvilluar deri tani për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme.
Procesi eshte zvarritur prej 7 muajsh, që nga koha që prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Mes të pandehurve janë edhe, administratori i “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari si de disa ish-ushtarakë të lartë akuzohen si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.

Pak dite me pare, Presidenti i Republikës Bamir Topi në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi gjykim të pandërprerë të çështjeve gjyqësore, gjykim me përgjegjësi e larg influencave.

Ndërkohë, i pandehuri Fatmir Mediu, ish ministër i Mbrojtjes në kohën e tragjedisë u lirua nga akuza, pasi gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të tij me argumentimin se ai është person me imunitet.(Shekulli)

3fasoS6KKww

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25529. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25529

Top