Dëshpërimisht mjerim kulturor

S

Scorpion

Guest
Dëshpërimisht mjerim kulturor

E lexova kete shkrim te gazeta "Koha Jone" shkruar nga nje gazetare e re, dhe mendova qe ta postoj ketu dhe mbase te diskutojme per kete nqs doni

FLm!

Dita e studentëve në lokale, mes kafesë dhe veshjeve firmato

Një kafe në mëngjes me shoqërinë, një tjetër në orët bosh të mësimit apo dhe një më tepër për të mbyllur ditën shkollore, është rutina e çdo të riu në fakultet apo dhe në gjimnaz qoftë ai. Të paktën këtu në Tiranë, ku jetojnë dhe mësojnë pjesa më e madhe e studentëve shqiptarë, kështu ndodh çdo ditë. Mjafton një filxhan kafeje përpara, një shok ose shoqe apo dhe më shumë, për të mbushur ditën, të ashtuquajtur “të varfër” nga vetë ata.
Por a e ka pyetur ndonjëri veten se çfarë thuhet me kaq përkushtim nga “çunat” dhe “gocat” e kryeqytetit çdo moment e orë të ditës?

Unë jam studente, shoqe me këta që përmenda më sipër, e, vetëm para se ta hidhja këtë konstatim në letër, nisa të mendoja se si e kalojmë ditën ne e pse ajo na duket gjithmonë e më monotone.

Çdo njeri ka personalitetin e tij, mënyrën individuale për t’i bërë e menduar gjërat, por bisedat që zhvillohen mes të rinjve sot janë pak a shumë të njëjta, që në po ato gojë, përsëriten e ripërsëriten me qindra herë edhe brenda një dite.

Sot standardet e jetesës në Shqipëri janë sigurisht më të mira se ato të dhjetë viteve me parë. Sot pjesa më e madhe e njerëzve nuk mendon vetëm të mbijetojë, por të ketë një jetë sa më cilësore. Dikush ose një grup i tërë i shoqërisë, ndoshta, i pakënaqur nga kushtet që ofron vendi ynë për të jetuar më mirë, mund të jetë skeptik ndaj kësaj, por po të dëgjohen bisedat e bashkëmoshatarëve të mi do të duket se për një vit apo dy, Shqipëria do të jetë në Bashkimin Evropian, të paktën nga ana financiare.

Fillohet në mëngjes duke treguar shopingun që është bërë ditën më parë dhe në çastin e ndarjes me shoqërinë, komentet nuk kanë mbaruar ende. Shpjegohen me hollësi veshjet e reja, sepse vetëm ato janë në majë të hitpareidit të blerjeve nga brezi i ri. Thuhet me zë sa më të lartë emri prestigjioz i butikut ku janë blerë, aq sa jo vetëm bashkëfolësi, por mundësisht dhe personi te tavolina ngjitur të arrijë ta dëgjojë. Bashkë me këtë duhet medoemos të thuhet sa para janë blerë veshjet. Shuma, që është e hijshme t’i kalojë të 5000 lekët, përsëritet sa herë që flitet për atë veshje. Mbi emrin e butikut ose dhe mbi shumën e shpenzuar, ndonjëherë edhe gënjehet, por kjo nuk ka rëndësi, këtë fundja e bëjnë të gjithë.

Pastaj vetë folësi ose bashkëfolësi do të kujtojë se kush nga VIP-at i blen rrobat në të njëjtin butik: Ami, Alketa apo Ledioni. Tema, këtu devijon pak, kur fillojnë komentet për vetë këta të njohur të televizionit, por ajo mbetet gjithsesi sipërfaqësore, thashetheme pa asnjë lloj vlere. Meqë jam te thashethemet, ato bëhen dhe për shoqen ose shokun më të ngushtë.

Hipokrizia arrin në përmasa mjeruese, kur flitet dhe për personin, me të cilin kalohet pjesa më e madhe e ditës dhe me të cilin konsumojmë kafetë tona. I bëhen lajka e komplimente kur e kemi pranë dhe kritikohet e përflitet paturpësisht pas krahëve, duke harruar se të gjithë kemi të meta, se të gjithë nuk jemi perfektë e se, ndoshta, dhe ai, miku ynë më i mirë, po ankohet e po bën të njëjtën gjë si ne. Tipike për këto sjellje janë femrat, por edhe meshkujt nuk mbeten pas.

Kur radhë rastis që dikush të hapë një temë, e cila është e denjë të diskutohet mes të rinjsh të kësaj moshe e të harxhohen ca fjalë për të, në një tavolinë kafeneje, si, p.sh., pashë një opera në TOB, pashë një dramë në Akademinë e Arteve, apo lexova një libër të Kadaresë, ajo temë do të rezistojë fatkeqësisht vetëm për pesë minuta, pavarësisht nga niveli i përgjithshëm kulturor i tavolinës.

Formimi shkencor i studentëve tashmë është lënë prej tyre në mëshirë të fatit, por edhe ai i përgjithshëm duket se nuk do të arrijë kurrë në një nivel të kënaqshëm. Studentët ankohen ngaherë për mungesë aktivitetesh kulturore në Tiranë, por kjo nuk është e vërtetë. Ata vetë refuzojnë t’i ndjekin këto mënyra, për të kaluar kohën e lirë që vetëm kafja në lokal të mos sakrifikohet. Janë pikërisht të rinjtë që shkojnë në lokal e s’është lokali që vjen tek ata.

Të lëndon jashtë mase ta pranosh, por rinia studentore vuan dëshpërimisht nga një shterpësi e thellë në larminë e bisedave të përditshme e përveç kësaj, komunikimi i tyre është tmerrësisht i varfër në shprehi, ku ato më të dëgjuarat janë batuta të njehsuara për të gjithë, si: Hajt se folim!, Ti qenke pemë fare!, Ik futi ndonji xhiro! e të tjera si këto.

A do të jetë vallë vetëm prej moshës? Unë si e re që jam, shpresoj shumë që po.

Marre nga gazeta Koha Jone
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

Eshte deshperimisht e vertete. Niveli kulturor (i pergjithshem) i te rinjve sot eshte per te qare hallin. Kjo duket qe nga kafenete qe jane plot qe ne pike te mengjesit, e deri tek auditoret bosh te Universiteteve. Me parate e mamit dhe te babit te cilet rropaten ne pune tere diten, frekuentojne lokalet me te shtrenjta dhe blejne ne dyqane me cmime ne stratosfere. Nuk mund te diskutosh per nje liber, per nje emision edukativ, se nuk ia kane haberin. Turp, turp.
 

olololol

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

OK kur dalimne kafe nuk ka nje X teme te caktuar qe duhet te diskutojme.
Duhet me i shku mbrapa muhabetit te tavolines
Nuk mund te diskutosh per politike kur aty s'ja ni njeriu per politike
Ose ne qelloj une Do me merzitnit per nje muhabet mbi operan kam degju aq shume cdo te Hene Te merkure te premte ne kohen e Enverit sa as nje fans i operas nuk ka qef me degju.

Megjithate Studentet tane jane nga me te pregatiturit shikojini dhe ata jashte me te miret e klasave jane.
Duhet me jetu realitetin ca ka ktu me u qa kjo qe ka bere shkrimin ka nje fare te drejte por e konsideroj shjesht shkrim me bere punene e saj ne fushen e saj per te cilen paguhet.

Sa per mjerim kulturor nuk mund te flasim ne jemi popull i ditur qe kemi shume qef te mesojme cdo gje nga cdo gje.
 

olololol

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Eshte deshperimisht e vertete. Niveli kulturor (i pergjithshem) i te rinjve sot eshte per te qare hallin. Kjo duket qe nga kafenete qe jane plot qe ne pike te mengjesit, e deri tek auditoret bosh te Universiteteve. Me parate e mamit dhe te babit te cilet rropaten ne pune tere diten, frekuentojne lokalet me te shtrenjta dhe blejne ne dyqane me cmime ne stratosfere. Nuk mund te diskutosh per nje liber, per nje emision edukativ, se nuk ia kane haberin. Turp, turp.

[/ QUOTE ]

Pime ndonje kafe bashke e flasim per ca te doje qefi ty /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

ajo gazetarja s'mund te pergjithesoje gjithe dynjane me ato pese veta qe njeh ajo.

une tiranen e shoh vetem nga nje kanal televiziv apo me njerzit qe njoh atje dhe me ben pershtypje jashtmase me sa pjekuri diskutojne te rinjte, sa te lire jane ata.

para se te nxjerre ajo gazetarja konkluzione ajo duhet ti referohet nje study serioz te bere pastaj mund te shprehet.

nganjehere kur shan shoken perreth dmth je vete si ato.

te rinjve ne tirane sot u jane hapur mundesi te pa imagjinueshme nga ato ne kohen time ne gjimnaz kur duhet te ishe bija e nje antari byroje qe te merrje bursen qe deshe.

te rinjte sot marrin proviment qe atje ne tirane per te hyre ne shkollat qe ju do zemra kudo ne bote.

veshtiresi ka, si kudo , per te gjithe te rinjte e botes, por shume veta kane ecure perpara.

esthe nje shprehje ne anglisht: duhet nje fshat per te rritur nje femije.

nqs shihen mangesira ne tirane duhet pare ne komplex cfare shoqeria u krijon kushte: s'ka drita, zyshat e persorat duan pare te kalosh proviment, etj, etj.

ndoshta ato te rinje s'kane cfare flasin se ndoshta s'kane c'te degjojne ne klase. (megjithese une nuk e besoj kete)
 
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

Epo c'mund te presesh me shume nga 18-20 vjecaret? Njesoj si gjithe bashkemoshataret e tyre ne bote. Edhe ketej muhabete e tyre jane te te njejtes natyre, per cantat firmato Coach a LV, marken e makines - te mos flasim pastaj per Star Buck-sat ku nje kafe kushton $3.50 qe kane mbire edhe brenda biblotekes e studentet vu duke blere 2-3 ne dite. Tani qe e mendoj edhe une une keto lloj muhabetesh kam bere me shoqet ne ate moshe, megjithate nuk do te thote qe nuk isha e lexuar apo nuk kisha interesa e merrja pjese ne aktivitete. Si ne Shqiperi e si jashte saj ka plot klube e aktivitete ku studentet mund te marrin pjese, qe nga gazeta te shkolles apo te qytetit ku mund te njihen me ata te apasionuar mbas letersise, apo grupe fotografie, muzike, vullnetarizmi etc. Goxha aktivitete zhvillohen ne Shqiperi (Tirane te them me mire) e plot njerez marrin pjese, kshuqe njeriu qe ka deshire e pasjon te vertet nuk qahet po shkon e i kerkon. E ne mos ekzistofte ai lloj aktiviteti qe do athere krijoje ti, trego ca leadership (shqip?) /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

bona... ajo gazetarja mir e ka...

ka mor kot dynjoja goce... rin neper kafe me nje kamomil para e s'len rob me ore e ore pa mor me goj

ti kshu n'paraqitje pershembull sme jep kte pershtypje...
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

udheheqje.....si heqja e valles kuptohet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

Noto po pse te gjithe intelektuale, artiste, shkrimtare, udheheqes ne cdo fushe do ti nxjerre populli yne? Pretendokemi me shume se pjesa tjeter e botes. Nje 10% duhet per inspirim, vizjon e drejtim ore, masat jane per te punuar. Shumica (pamvaresisht se refuzojne ta pranojne) po shkojne ne universitete te marrin nga nje zanat e ju thoni pse nuk shef Opera e nuk lexon Kadare. Megjithate une vazhdoj te mendoj qe edhe ato qe te rrotullojne neper goje ne kafene jane qyqe e ndoshta me te lexuara se shume moshatare te tyre jashte shqiperise.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

ne as edhe nje vend te botes nuk shikon femra te asaj moshe te shoqerohen vetem me femra nga mengjesi e deri ne dark...

ja kushtojn diten aparences, as qe dun me e dit se si prinderit sakrifikojn.

skan as edhe nje te ardhme sepse fantazia dhe horizonti per te nesermen esht zero...

kto femra Nelka... ne shtepi lahen akoma me sapllake
 

bona

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

notorious

ky phenomen qe tha dhe nje goce tjeter ndodh jo vetem tek studentet por dhe ne shkollat e mesme dhe ne ato 8 vjecare kudo ne bote. del mami dhe blen 20 dollare nje pale kepuce per vete dhe 200 dollare kepuce per gocen apo per cunin. me keq kur ke goce se do ti blesh, rroba, make up.

gjithmone flitet ne ny times se si mosha 25 deri dhe ne 40 jane single dhe jetojne me prinderit se esthe e veshtire ta perballosh jeten vete.

se te rinjte ne tirana vishen e pispillosen s'do te thote qe jane pa kulture.

ajo veshja e pispillosja deri ne kufirin me i shtri kembet jashte jorganit esthe virtut i gjithe lindjes.

te njejten gje shikon ku jane studentet evropiane juglindore. ka per borxh tjetra te jetoje ne geto dhe te vishet sikur paguehet 100,000 ne vjet.

dhe e fundit vetem ne shqiperi behet tjetra gazetare 20 vjec.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
te rinjte ne tirana vishen e pispillosen s'do te thote qe jane pa kulture

[/ QUOTE ]

mbizoterojn te pakulturuarat, piset dhe injorantet per kte beso robt qe jetojn atje e jo imagjinaten qe ti mund te krijosh te shikosh apo te degjosh femrat e asaj moshe ku jeton

20 vjeçe gazetare...? s'me duket hiç habi, perderisa din te boj fmi se vej ne dyshim qe din dhe te shkruaj

ose, ose ja ka dhon kryeredaktorit...
 

bona

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

notorious

harrova me te pyet cfare deshe te thoje me : ti s'me jep kete pershtypje?
 

bona

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

po edhe sikur tia kete dhene kryeredaktorit s'besoj se kryeredaktori te ve ne rrezik reputacionin e gazetes per golden box te asaj.

pastaj per te lindur lind dhe kafsha s'do te thote qe te dije ti japi mend te tjerve , sidomos te dali ne konkluzione te fuqishme per mijra te rinj qe jetojne atje.
ajo te shkoje te shkruaj kushtet qe kane studentet atje.

mos kane studentet atje barnes and noble apo biblioteka te fuqishme qe merren me studimet e fundit te shkencave sociale apo ato egzacte dhe te rinjte po i injorojne.

me ato kushte qe kane mire qe nuk ia kepusin vetes.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

doja me te thon qe me dukesh alamet femre, e jo si ato te kafeneve pershembull qe enderrojn me bo sex me nje mashkull po terhiqen po kur ky mashkull i del ne tem

preferojn te shkojn ne shtepi e te manovrojn me gishta e jastekun

pra ti m'pelqen se ke dhe karakter... mer nga iher kot po varja

ika un bona... kalofsh mir
 

Fioralbina

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

Sa interesante kjo tema..esht shum e vertet qe niveli kulturor esht i ulet por nga ana tjeter esht dhe normale qe rinia a asaj moshe te bej diskutime te tilla...

Dhe po te ulesh ne nje kafene me student te huaj ne vend te huaj diskutimi dites esht kryesisht marka a makines ose po veshja e re e markes qe dikush ka bler, sa e ka pagu etj etj...

Problemi ne shqiperi, per mendimin tim, esht qe kto sjellje jan shum te eksagjeruara, mbase nga fakti qe liria te rinjve i erdhi "me shumic" shum shpejt e krejt "papritur", nuk ju dha mundesia te kalonin ato hapat natyrale qe kan kaluar shoqerit perendimore...
pastaj kryesisht personat qe rin neper kafene gjith diten e hallakaten diskotekave gjith naten jan zakonisht student qe vijn nga rethet, kjo ndodh sidomos ne tr, e nuk kan kurrfare kontrolli, e mund te ndodhi qe prinderit e tyre per ti shkollu kan marr kredi ose "jetojn akoma ne shpell", kjo esht pa vlere, ajo qe ka rendesi esht imazhi.
 

Vals

Primus registratum
Re: Dëshpërimisht mjerim kulturor

Une jetova tre vjet ne tirane pasi bera shkollen jashte dhe gjeja qe me lodhi me teper ishte sa te varfer ishin njerezit shpirterisht dhe menderisht. Lloqe gjithe diten neper kafene, tangerllik koti me rroba te veshura vend e pa vend e me makiazh sa per nje manekin. Nuk po them qe te gjithe jane keshtu po shumica keshtu jane, sidomos ne fakultet. Une punoja me nene me femije te vegjel qe pas pune pothuaj cdo dite shtroheshin me ore ne lokale per nje kafe ose birre se vjerrat ose nenat e tyre kudjeseshin per femijet. Nagenjehere e kuptoj po perdite?

Nuk po them, adoleshentet jane pothuaj njesoj ne gjithe boten dhe njerez te tille gjen gjithandej po nqs do njerez me nivel tjeter me te cilet mund te flasesh per nje ceshtje politike apo art, i gjen keta njerez per sa kohe qe ke dicka per te kontribuar ne bashkebisedim. Vecoria kryesore e rinise se huaj eshte se nuk kane shume kohe te lire, jo aq sa studentet ne Shqiperi. Kur jane ne shkolle te mesme shumica punojne, merren me sport dhe kane aktivitete te tjera jashteshkollore (charities etj). Nqs duan te shkojne ne nje universitet me emer duhet patjeter te kene aktivitete te tjera pervec ntoave, notat s'jane mjaftueshem. Keshtu qe s'ju ngelet kohe per kafene. Kur jane ne unviersitet duhet te mesojne perdite, jo vetem per sezone (ata qe duan kuptohet) dhe shumica prape punojne e merren me aktivitete te tjera. Kur dalin ne pune shumica vazhdojne me hobbies ose charities pervec punes, eshte ne natyren e njerezve. qe te takohesh me dike ketu per kafe duhet te lesh takim dite ose jave perpara se njerezit jane te zene dhe nuk e shkojne kohen kot, kane interesa. Cfare mungon ne Shqiperi eshte ndoshta vendet e puneve part-time per te rinj si dhe deshira per tu marre me charitites ne vend qe te rrine neper kafe gjithe diten. Nuk kane nejrezit hobbies, nuk kane interesa dhe rrobat ose muhabeti i kafes behet qendra e jetes.

Mos me keqkuptoni, nuk jane te gjithe ne tirane keshtu sepse njoh njerez qe jane shume te zene dhe kane mjaft interesa pervec punes po keta jane te paket. Gjitahshtu edhe kur shkoj per 2-3 jave pushim mua me pelqen ai muhabeti i kafes pasi eshte pjese e pandare e pushimit tim (it slwos me down from life here) por ne asnje menyre nuk do te doja ta kaloja jeten time keshtu.
 

gangsterja

Primus registratum
Kafenete qe ne mengjes jane te mbushura me te rinj,kompanite telefonike dhe sallat e interneteve jane te mbushura me te rinj.Kjo po qe eshte jete,din te rinjte e sotem per tu argetuar dhe pastaj thone se vendi yne eshte ne krize.
 
Top