Cudira nga atdheu!

ana karenina

Primus registratum
Cudira nga atdheu!

Nje studente e Sociologjise i kerkon pedagogut ti shkruaje nje reference. Ai i thota ta shkruaje vete dhe t'ia sjelle per ta firmosur. Lexoni cfare shkruan studentja:

"Po i shkruaj ketu pikat e forta dhe te dobeta, shpresoj te te kem ndihmuar qe Ju te mund te me ndihmoni. Faleminderit.

Shprehimisht. ( :confused: )

Pika te forta tek X jane pasionet e saj. Nje pasione i forte eshte te qenurit GATI per te kuptuar gjerat dhe njerezit qe e rrethojne, qe sjell efekt, nivel te larte komunikimi te saj me komunitetin.

Tek X lexohet qarte VULLNETI I FORTE per te prekur te panjohuren ( :rolleyes: ). Ka mesuar shume mire te jete elastike me cdo gje qe i sjell nje dite e re.
Di te shohe larg dhe te kap kohen. ( :eek: )

Mendoj qe ka nevoj te mesoj me shume te mbroj veten.
Altruizmi ekstrem i saj, ben qe ajo te jete e ekspozuar ndaj lendimeve dhe rreziqeve ( ne disa raste te panevojshme) :eek:
Eshte fanatike e moralit klasik. ( :lol: )

Profesor shume faleminderit qe u treguat i gatshem per te me ndihmuar,
Nga X."

NO COMMENT :sleep:
 

kameleoni

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

E cfare ishte kjo moj anna se une i kap pak gjerat ne vije te trashe :shrug:
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Ndoshta mungon dicka ne kete teme: mendimi yt.
"Cudira nga atdheu", por ne fund e mbyll me "no coment".
Me siguri e tera kjo e ka nje kuptim, por ti nuk na e ke shprehur ne, me hollesi ate qe do te thuash: ku qendron kjo cudi, sepse te them te drejten, pervec faktit qe eshte shprehur ne menyre pak pragmatike e pak te varfer, mendoj se ne fund te fundit ajo studentja e famshme, ka pershkruar per bukuri vehten, (o ndoshta nje tjeter).
Shpresoj te mos me quash edhe mua nje "cudi te atdheut tone", jo sepse une mund te mos jem nje cudi, por sepse keshtu nuk i ke dhene pergjigje pyetjeve tona dhe tema jote deri tani, nuk ia ka arritur qellimit, dmth te komentuarin rreth saj.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Ne qofte se ty pershkrimi i vetes te duket vetem 'pak pragmatik' une nuk di cfare te te them me tej. Sepse une kur e lexova 'lashe mente e kokes' nga injoranca - po e them troc meqe me 'no comment' nuk u kuptua.

Nuk ka nevoje ti qendisim te gjitha temat me zbukurimet e nevojshme. Shume gjera nenkuptohen. Megjithate, une di te te them se kisha kohe qe mendoja se me qene zbehur te gjitha shqisat, dhe sidomos ajo e 'te berit pershtypje'. Nga nje gjendje plogeshtie e plote ku nuk me bente me pershtypje asgje, ne atdhe gjendem ne nje gjendje 'alert' gjithe kohes dhe gjithcka, pa perjashtim, me ben pershtypje. Per fat te keq, ne shumicen e rasteve me ben pershtypje injoranca dhe fodulleku. Si mund te shkruaje nje studente (dhe mbi te gjitha studente e shkencave shoqerore) nje fjali qe fillon dhe mbaron me fjalen 'shprehimisht'? :eek: Nuk e di, mua me duket nje cudi, nja nga te shumtat e ketushme. Megjithate kam thene 'cudi' dhe jo ndonje term tjeter perbuzes sepse me shume bej cudi dhe ndjej keqardhje sesa neveritem apo perbuz.

Besoj se tani tema edhe mund te mbyllet meqe nuk mbeti me gje per tu thene :thumbsup:
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Ke te drejte, nuk je ofensive, kur thua “cudi”, dhe as une e mendova nje gje te tille.

Pikerisht tani po hapet tema, sepse seicili nga ne ka nje ide te tijen per pershkrimin e asaj vajzes studente, qe (sinqerisht) nuk me duket aspak limiti i injorances studenteske, bile ajo ne fund te fundit arriti te pershkruante vehte, sepse ka studente te tjere, qe nuk dijne ta bejne as kete. Ka sigurisht edhe te tjere qe dijne ta bejne edhe me mire, por ky me duket vetem nje rast, c’ka ketu per tu marre si shembull? Nuk shkruan mire? Qe kur kam hyre ketu ne AF, kam arritur ne konkluzjonin qe pak dijne ta bejne, nje pjese e mire shkruajne sic flasin e nuk iu merret vesh gje. Ti japim kohe studentes tone, eshte akoma duke studjuar e mbaje shenim emrin e saj, ndoshta nje dite do te behet me emer. (nuk i dihet)

Ajo qe une mendoj, eshte qe pjesa me e madhe e ne shqiptareve e kane ca si te prishur autovleresimin (thashe pjesa me e madha, kushdo eshte i lire te mos ndihet pjese e ketij gruppi). Ka fodulle qe mendojne se dijne gjithshka e ka injorante ne menyre pe papershkrueshme. Ky rasti qe permende ti, mua nuk me duket se futet tek keta prototipat e dyte (mendimi im).

Gjendja jote ne atdheun tone te dashur, eshte dicka origjinale te ciles une nuk dua ti shtoj o ti heq as edhe nje presje. Nuk i di eksperiencat e tua jashte vendit, por mund te te them, qe bota eshte e mbushur me injorante e budallenj dhe per te argumentuar kete, po i permbahem nje shprehjeje te Einshteinit : « bota e budallenjve dhe universi, jane te pafund, por per kete te fundit kam ndonje dyshim. »
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Nuk ka nevoje te komentojme fare studenten, tema eshte hapur per t'u shkruar ngjarje qe na bejne pershtypje dhe na cudisin. Nuk ja vlen fare te komentohet, as te gjykohet, aq me pak te justifikohet a te mbrohet (le me te kesh shpresa :eek: ) per shembullin e mesiperm. Mbi te gjitha sepse secilit nga ne i bejne pershtypje gjera qe per te tjeret mund te jene fare te pakuptimta ose te nje rendesie krejt tjeter. Ngado ta hedhesh e ta presesh, eshte me mire qe secili te shkruaje ate qe nuk i shqitet prej kohesh nga mendja pa u qesendisur te shkruaje edhe 5 postime te tjera sqaruese. Ketu jemi tek Diapazoni, nuk jemi as tek politika shqiptare as ne ndonje forum tjeter.

/pf/images/graemlins/wink.gif
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

E dashur Anna,
duket sikur ti don te percaktosh rregullat e lojes, sa pergjigje, sa sqarime e sa polemika. Gjithsesi, une e di se ne cilen teme kam hyre dhe qe kjo teme eshte tek diapazoni (nuk gjen asnje nderhyrje timen tek politika, po te besh nje kerkim). /pf/images/graemlins/smile.gif )

Si perfundim, eshte e vertete qe seicili nga ne cuditet per gjera te ndryshme, une, pa te keq po te them, u cudita nga shkrimi i cudise tende.
 

zog

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

ajo qe mund te themi ne kete teme eshte qe : shqipja nuk eshte gjuhe e unifikuar as ne shprehje e as ne shkrim.

secili nga ne shkruan sipas deshires edhe kur vjen puna me shpreh mendime ose emocione te thjeshta e mese te zakonshme.

kjo gje nuk ndodh tek te huajt. edhe nje femije qe sapo fillon te flase, flet si nje i madh.

kjo gje me ka habit ku u ndodha per here te pare ne kontakt me te huajt.
tjeter gje qe me habiti, ishte kur fola per here te pare ne telefon me te shtepise. vura re qe nena dhe babai nuk flisnin te njejten shqipe. kjo gje ne shqiperi, ne shtepi, s'me kishte rene kurre ne sy.

as ate vajzen studente, nuk e marr vesh se çfare thote. bile dyshoj nese edhe ajo, di apo jo, se çfare kerkon te shprehe.

mendoj se keto "te meta" vijne nga nje e keqe e madhe jona : deshira per kollajllik, qe gjithçka ta arrijme lehte e pa perpjekje. me rruget me te shkurtera te mundeshme.

e rruga me e shkurter te shpie gjithmone me gjate.

e asnjehere ne rome. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Chioccio e dashur,

e percaktoj cfare te shkruhet sepse 1) ma kerkuat me insistim se nuk e kuptonit vete, dhe 2) sepse e kam hapur une temen dhe me vjen keq te shtohen llafet e teperta!

Ti bej cudi sa te duash, cudia jote mbetet ne kufijte e AF'se kurse tema eshte hapur per te tjera cudi.

:cool:
 

zog

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

ana mos merr kot, me duket se çiçiolina ka te drejte. tema ishte mjaft e turbullt per tu kuptuar, bile dhe tani, megjithese u mundova ti jap pak drjejtim.

kur fillon "me çudira nga atdheu" duhen te pakten vezhgime specifike e qe lidhen vetem me ne shqiptaret, ndryshe nuk duhet perdorur fjala ATDHE.

e me thene te drejten, asgje specifike shqiptare, s'kishte shkrimi tend i pare.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Cudira nga atdheu!

O zogthi, anej ka katuni juj rekomandimet i shkruni vete per veten e juj juve, apo ua shkrun presori apo shefi?!
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Nga ato ane ne postime qe i lexojne te gjithe shkruhet me shume zgjuarsi dhe mprehtesi, po neper PM thuhet edhe fjala e fundit. Ehhh :shrug: Njerezit cuditerisht jane te mprehte vetem kur duan ata, jo kur ua kerkon dikush tjeter!
 

zog

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] O zogthi, anej ka katuni juj rekomandimet i shkruni vete per veten e juj juve, apo ua shkrun presori apo shefi?! [/qb]
çfare quan ti rekomandim ?

zakonisht nxenesit me te mire njihen nga te gjithe, e profesori ose shkolla, kur ka kerkesa nga ndermarrjet ose institucionet per punesim jep fillimisht kandidaturat e ketyre, pra te me te mireve.

vete shkruhen CV -te. ose letra e motivimit.

ndersa per mua nje rekomandim fillon keshtu :

i shtrenjti miku im, alfons. po te dergoj nje nga nxenesit me te mire te mi. ti do te bindesh vete mbi cilesite e spikatura te tij keshtuqe s'po te lodh me shume me lexim.

ps; a te kujtohet kur bashke me klaren e manushaqen dilmin xhiro nga gjiri kurvave te liqeni, heh ç'kohe magjike e ................etj etj.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Fillimisht postuar nga Anna Scott:
[qb] Nga ato ane ne postime qe i lexojne te gjithe shkruhet me shume zgjuarsi dhe mprehtesi, po neper PM thuhet edhe fjala e fundit. Ehhh :shrug: Njerezit cuditerisht jane te mprehte vetem kur duan ata, jo kur ua kerkon dikush tjeter! [/qb]
ana ti je fantastike e per me teper i thua gjerat si drejte sa eshte pothuaj e pamundur te hidhen poshte.

shi si shprehet shopenhauri ne lidhje me vullnetin (kur vetem duam) :

sigurisht njeriu e ben ate qe do, por nuk mund ta doje ate qe do.
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Cudira nga atdheu!

Fillimisht postuar nga Anna Scott:
[qb]
Nje studente e Sociologjise i kerkon pedagogut ti shkruaje nje reference. Ai i thota ta shkruaje vete dhe t'ia sjelle per ta firmosur.

NO COMMENT :sleep: [/qb]
Mire, pasi lexova gjithe temen qe mu duk "e nxehte" pasi kishte aq shume postime brenda dites, gje qe temave te diapazonit rralle u ndodh pasi ketu njerezit gjithmone kane tendencen te merren vetem me mendimet e tyre dhe keshtu nuk ka sesi te mos jene dakort me ato te tjetrit; pasi nuk u hedhin asnje sy fare... /pf/images/graemlins/wink.gif Chiocciolina (Kioçolina-keshtu lexohet per te gjithe jo-italisht-kuptuesit /pf/images/graemlins/wink.gif ) dhe Anna Scott "jane kapur" ne kete teme a-vicenda pikerisht pasi e para donte te kuptonte-pertej lexonte- motivin per te cilin tema u hap nga e dyta, e cila me sa duket per ndonje arsye teper te cuditshme ngurron te lejoje te kuptohet ky motiv...

I cili per mua eshte shume i qarte, vetem se me nje ndryshim te vogel: çudia nga atdheu nuk eshte fakti qe nje studente nuk di te shkruaje si duhet - ka edhe plot persona "te masterizuar" apo "te doktoruar" qe njoh qe akoma nuk dine perdorimin e sakte te "ë-së" e jo me pastaj te flasim per permbajtjen...!!!

Per mua cudia e vertete eshte profesori/esha qe eshte kaq i perfshire ne problemet e veta; ne auto-deshtimin qe ndjen; ne faktin qe ajo qe kishte enderruar tere jeten e vet - te behej profesor/eshe ne fakultet - nuk eshte aq me vlere sa c'kishte menduar; saqe nuk begenis t'i beje nje rekomandim studentes por ja kerkon asaj ta beje vete nje gje te tille...!!!

Hapesja e temes, meqe paska hyre kaq ne brendesi te kesaj "ndodhie" te vogel nga jeta studentore ne fakultetin e sociologjise; do te bente mire t'i shpjegonte ketij profesori/eshe qe nuk eshte mire te jete kaq indiferent ndaj nje kerkese te tille:

ai/ajo duhet ta kishte shkruar vete referencen per kete studente - nese e ka njohur ate, sepse jo rralle profesorat/eshat mund t'i kapesh ne ca momente persiatjeje duke pare fluturat nga dritarja dhe jane me pak ne sallen e leksionit sesa ai xhaxhoja qe shet snack food tek porta e shkolles - pra, duhet ta shkruante vete referencen ku mund te "cuditej" sa te donte me varferine intelektuale te vajzes sesa te priste qe ajo vete te shkruante per veten; dhe pastaj t'ua bente forward gjithe kolegeve ne formen e nje email-i per t'u cuditur me cudirat shqiptare...
 

jula

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Pranoj te jem nje nga cudite e Atdheut, po mua nuk me cuditi fare episodi i permendur: me duket se perben normen dhe jo perjashtimin...
Megjithate, te habitesh eshte nje shenje shume e mire gjallerie...si fillese kunderveprimi.

Ne kuadrin e cudive dhe te kunderveprimit:
-Tmerrues numri i episodeve skandaloze te shkeljes se ligjit dokumentuar nga 'Fiks Fare'(ose ndryshe Prokuroria Shqiptare e munguar);
-Mjaft me i frikshem reagimi/denimi/marrja ne shqyrtim ligjor: pothuajse 0.
-Kunderveprim :devil: : Abolish Fiks Fare! Duhet adoptuar metoda e strucit...

Per ndonje qe me konsideron jashte teme: Jap leksione per studente babi/mami i disa prej te cileve paguan 4000 Euro/vit vetem taksa ne Shqiperine e varfer dhe, nderkohe qe u kerkohet te shqyrtojne efektin e te ardhurave dhe cmimeve injorojne plotesisht ekuacionin e drejtezes ne plan... :smash:
-Kunderveprim: Mami/babi mund te investoje fare lehte 4000 Euro ne universitetin e nderuar shteteror, ku profesori lartpermendur te nxjerr 'cum laude' dhe me referenca...te shkruara vete mundesisht. :sleep:
 

teab

Primus registratum
Re: Cudira nga atdheu!

Duhet me shkrujt faqe te tera shpjegimi qe robt te kuptojne thelbin e nje teme qe flet vete!! :shrug: :idea:
 
Top