C'shije ka liria e vertete?

scadarsko

Locus omnem
Skllaverine tashme e kemi brenda. Ndergjegja jone eshte bere pronesi e atyre qe kontrollojne mjetet e komunikimit, televizionet, reklamat e qe, dalengadale e me vetedije te plote, perpiqen te bashkojne ne nje te gjitha idealet, te gjitha mendjet me qellimin te vetem fitimin. Seneca kishte te drejte: mund te humbasesh lirine e trupit, por nuk duhet te humbasesh lirine e shpirtit, te mendjes.. sepse te humbasesh ndergjegjen tende do te thote te humbasesh vetveten. Kishte te drejte. I shikon tani gjithe ato qenie bosh qe vijne verdalle neper qytetet tona, qe arsyetojne, flasin, vishen, sillen ne te njejten menyre. Jane te prangosur me moden, me teknologjine, me kushtet e ofruara nga shoqeria. A mund te zgjedhesh te jesh i lire? Sigurisht. Por qe te jesh i lire duhet te kesh nje mendje te lire. Nje mendje e lire arrin te qarkulloje ne te gjitha drejtimet e dijes, nuk ka kufij ose me sakte, i kapercen lehtesisht. Te kesh nje mendje te lire do te thote te jesh ti ai qe vendos cilat vlera morale, cilat parime te ndjekesh. Te kesh mundesine per te arsyetuar ne menyre autonome, te kesh nje kendveshtrim tendin, te krijuar prej teje pa ndikime te jashtme. Natyrisht qe do ishte bukur.. Por me duket se ka nje cmim per te paguar: te shkosh kunder rrymes mund te jete origjinale dhe e guximshme, dakort, por te ben te ndihesh i vetem, i vecuar nga turma. Qe te jesh pjese e shoqerise duhet te ndjekesh rregullat dhe normat e saj, perndryshe marredheniet tona nderpersonale do kapnin shkallet me te uleta, e perjashtimi nga shoqeria do ishte i pashmangshem. Si i behet? A ia vlen vertete te jesh i lire? A kemi vertete nevoje per kete lloj lirie? Ndonje zgjidhje alternative e jo te dhimbshme? Keni ndonje mendim apo jam e vetmja une qe kam kohe per te humbur? Edhe nese s'keni, ju mirekuptoj.festash stine rehati. Rrofshi qe me lexuat gjithsesi.
tongue.gif
 

Pinky

Forumium maestatis
nuk mendoj se ka shije, e ngjyr thjesht mendoj qe liria e vertet esht kur nje individi si kufizohet gjithshka edhe ka pak privatsi per dicka tcaktuar
 

IL__SANTO

Valoris scriptorum
Asnjehere skemi per te qene te lire. Gjithmone do kondicionohemi nga dicka. Keshtu qe shija e liris se vertet do mbetet e panjohur.
 

Thamina

Papirus rex
Per here te pare ne jeten time JAM!
Eshte dicka qe smund te pershkruhet,smund te llogjikohet.
Liri eshte kur te bie mendja shpirti e krejt qenja jote ne paqe e gjithcka anash teje te duket mrekulli pasi ti ndihesh mrekullisht me veten tende e qetesin tende.
 

Balahk

Locus omnem
Per here te pare ne jeten time JAM!
Eshte dicka qe smund te pershkruhet,smund te llogjikohet.
Liri eshte kur te bie mendja shpirti e krejt qenja jote ne paqe e gjithcka anash teje te duket mrekulli pasi ti ndihesh mrekullisht me veten tende e qetesin tende.
Une qenkam i burgosur atehere :p
(shaka)
 
Top