Cosmofon ofron TV digjital pa tela në Maqedoni

Maqedonia debuton si një prej shteteve të para të Evropës që fillon me procesin e digjitalizimit të televizionit.
Gjatë vjeshtës së këtij viti 95% e amvisërive në Maqedoni, do të përjetojnë për së afërmi pako programore me fotografi dhe zë në kualitet digjital, programe të huaja me përkthim në gjuhën maqedonase, udhëheqës elektronik programor për shtatë ditë të ardhshme, mundësi për incizim dhe kthim të programeve, si dhe databazë me filma të rinj dhe shërbime bashkëvepruese. Falë këtij hapi Maqedonia është bërë një prej vendeve të para Evropiane që fillon me procesin e digjitalizimit të televizionit.

Në javën e parë të shpërndarjes së këtij shërbimi 500 shtëpi në shtetin fqinj kanë pasur rastin që të testojnë falas shërbimin e ri televiziv.

Gjatë fazave në vazhdim do të ofrohen një numër i madh kanalesh vendore dhe të huaja nga zhanret më të popullarizuara tek shikuesit maqedonas; sport, film, muzikë, program për fëmijë, dokumentarë dhe program edukativ, dhe kanale për të rritur me mbrojtje të posaçme nga fëmijët. Pakoja do të përmbajë edhe program televiziv në definicion të lartë (HD).
Një pjesë mjafte madhe e kanaleve më të mira botërore do të jenë ekskluzivisht të pranishme në televizionin pa tela.

Risia më e madhe është lokalizimi i gjuhës maqedonase, gjë që nënkupton se kanalet e huaja do të keni përkthim ose sinkronizim në gjuhën maqedonase.

Comsofon ka shprehur kënaqësinë se pas negociatave disa mujore me produksionet më të mëdha televizive botërore arriti ti bind ata që për herë të parë gjuha maqedonase të futet në përdorim si e barabartë me gjuhët tjera botërore në të cilat emitohen programet e tyre. Sipas zyrtarëve të Cosmofon pritet që shumë shpejt të ofrohet edhe përkthimi në gjuhën shqipe.

Poseduesit e të drejtave të programeve të huaja janë tejet të kënaqur që në Maqedoni kanë gjetur partner serioz me ndihmën e të cilit më në fund do të rregullohet kaosi shumëvjeçar në shpërndarjen e kanaleve televizive, që nënkupton respektim të plotë të të drejtave autoriale dhe menaxhimin e resurseve që emetojnë në mënyrë të paligjshme programe të huaja.

Shtëpitë më të mëdha televizive në bashkëpunim me partnerin e tyre shumëvjeçar Telekom Slovenija janë tejet të vendosur që përmes të gjitha mjeteve juridike ekzistuese plotësisht të mbrojnë programin e tyre nga keqpërdorimet e mëtejshme si dhe investimeve të tyre në Republikën Maqedonase në vlerë prej 250 milion euro tu mundësojnë rrethana të qarta juridike dhe mundësi për konkurrencë të drejtë dhe të ndershme në treg.

Projekti po finalizohet përmes një bashkëpunimi të mirë konstant me të gjitha institucionet kompetente, e posaçërisht me Këshillin Radiodifuziv dhe Agjensionin për komunikim elektronik, që është i informuar për të gjitha vështirësitë teknike dhe mënyrat për tejkalimin e të njëjtave.

Investimi në televizionin digjital pa tel (wireless) për Maqedoninë është siguruar në tërësi financiarisht dhe Telekom Slovenija është i bindur që amvisërive maqedonase duke filluar nga kjo vjeshtë do tu mundësojë të ndjekin TV programe sipas standardeve më të reja botërore.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22807
![foto-2009-cosmofon_1467146561.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Ffoto-2009-cosmofon_1467146561.jpg&hash=8f050ba49519e11a54bc26049faceed4)