Copa predhash mes luleve për Ina Ramën. Stojani: Na duhet kohë për Mediun
TIRANË (UPDATE) – Kreu i grupit hetimor për dosjen ‘Gërdeci’, prokurori Sokol Stojani ka pritur sot familjarët e viktimave të Gërdecit pas presionit që ata bënë në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme, me lule e copa predhash. Ata kërkuan përgjigje për akt-padinë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Prokurori Stojani tha se “kanë nisur veprimet për kallëzimin penal, por na duhet kohë për të bërë më të mirën”.

Deklarata e tij ka qenë më se e thjeshtë dhe me pak të dhëna, duke mos bërë të ditur nëse do të rihapet çështja e Mediut, ku si fillim Prokurorisë i duhet të rikërkojë në Kuvend imunitetin pasi Mediu është bërë sërish deputet dhe sërish ministër. Familjarët pritën me orë të tëra në dyer e prokurorisë dhe vetëm pas publikimit në media, është bërë e mundur që të paktën të priten nga Stojani.

Proteste me lule e copa predhash

Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë protestuar sot para Prokurorisë së Përgjithshme për të çuar sërish para drejtësisë ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nje nga familjaret, Zamira Durda, nena e Edison Durdes, femije 6 vjec ne listen e viktimave te Gerdecit, mbante ne duar nje buqete me lule dhe copa predhash (ne foton kryesore).

Ata thanë se prej një muaji kanë bërë një kallëzim penal kundër Mediut me të njëjtën akt-akuzë si herën e parë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Familjarët kërkuan sot të takojnë edhe Kryeprokuroren Ina Rana e cila refuzoi t’i presë.

Në sportelin e Prokurorisë së Përgjithshme iu kanë thënë se ‘kërkesa-padia juaj është marrë dhe është përcjellë për tek grupi hetimor’.

Znj.Durda, tha se “nuk kemi marrë asnjë përgjigje për kërkesën e bërë që më 8 tetor, ndaj kryeprokurorja duhet te mendoje për këtë çështje”. Kryeprokurorja duhet të guxojë për imunitetin e Mediut thanë familjarët të indinjuar.

Gjykata e Lartë mbylli në muajin shtator çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili ishte i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Avokatët e tij argumentuan se Mediu është person me imunitet, i votuar më 28 qershor ndaj s’mund të procedohet. Me këtë argument çështja u mbyll pa u arritur në analizimin e fakteve që sillte prokuroria dhe që e fajësonin Mediun për shpërdorim detyre.

Nderkohe seancat gjyqesore per Gerdecin, vazhdojne te ‘deshtojne’ njera pas tjetres, per arsye te ndryshme./shekulli/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26099. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26099