Re: Copa America
Brazili eshte fitues i edicionit te 41-te te Kupes se Amerikes. Ne Lima, finalja e shumepritur mes rivaleve historike, Brazlilit dhe Argjenines u mbyll ne goditjet e 11- metershave. Loja e rregullt perfundoi me rezultatin e barabarte 2-2. Ishte nje ndeshje "nen shenjen" e interistave. Ne minuten e 20-te, argjentinasit fitojne nje penallti, e cila kthehet ne gol nga interisti Kily Gonzalez, goli i tij i trete ne kete kompeticion, 1-0. Ne fundin e pjeses se pare, ne minuten e 46-te, pas nje krosimi ne zone, eshte mbrojtesi brazilian Luisão, i cili barazon rezultatin, fale nje gjuajtjeje me koke, 1-1. Me fillimin e pjeses se dyte, argjentinasit vazhduan te dominojne lojen, ashtu sic bene gjate gjithe 90 minutave. Delgado kalon skuadren e tij ne avantazh ne minuten e 87-te, duke bere te enderroje nje komb te tere, 2-1. Vetem pak minuta e ndanin Argjentinen nga suksesi, por golashenuesi me i mire i kompeticionit, "bomberi" interist Adriano, barazon edhe nje here rezultatin, duke shenuar golin e tij te 7-te ne 6 ndeshje gjithsej ne minuten e 93-te, 2-2. Fituesi do te percaktohej nga goditjet e 11-metershave, ku Brazili, ndonese me nje skuader te re ne moshe, e me lojtare qe luanin per here te pare me kombetaren e tyre, doli fitimtar. Brazilianet i realizuan te 4-ta penalltite, me Adriano-n, Edu, Diego e Juan. Rezultuan fatale gabimet nga pika e bardhe nga D'Alessandro e Heinze per argjentinasit, te pamjaftueshem golat e Kily Gonzalez e Sorin. Brazili fiton 4-2 fale penalltive dhe shpallet kampion per here te 7-te ne Kupen e Amerikes. Pa dyshim, lojtari me i mire i turneut, golashenuesi me i mire, lideri i brazilianeve Adriano, te cilin tashme e pret nje sezon prej protagonisti me INTER-in. Shpallen nenkampione interistat e tjere, kapiteni Javier Zanetti dhe Kily Gonzalez. Me erdhi shume keq per kapitenin /pf/images/graemlins/frown.gif Tashme te tre kete lojtare do te udhetojne drejt Milano-s, ku i pret nje sezon i ri me zikaltrit.