Cooper dhe Saldana, sërish bashkë

Megg

Carpe Diem
Cooper-Saldana.jpg


Kanë arritur t’i shmangen njëri-tjetrit për promovimin e filmit ‘The Words’ në premierat e Filadelfias dhe Nju Jorkut, por për herën e parë në Los Anxheles ish-çifti i aktorëve Bradley Cooper dhe Zoe Saldana nuk kishin zgjidhje tjetër.


Duke pozuar së bashku për fotografët, yjet hollivudianë dukej qartë që ishin shumë në siklet.
Bradley dhe Zoe u ndanë në mars vetëm pas 3 muajsh lidhjeje. Aktorët u njohën pikërisht në sheshxhirimin e filmit të cilin tani po e promovojnë në kinematë amerikane.

cooper-saldana-bashke.jpg


Burime për media të ndryshme rozë theksuan në atë kohë se historia Cooper-Saldana nuk ka qenë kurrë serioze e për këtë arsye ndarja nuk ishte aspak e vështirë për asnjërin.

Filmi ‘The Words’, ku interpretojnë edhe Olivia Wilde, Jeremy Irons e Dennis Quaid, tregon historinë e një shkrimtari në vështirësi që kopjon punën e një kolegu dhe për këtë duhet të paguajë një çmim të lartë.


kasti-the-word.jpg
 
Top