Colin Firth: Zotëria romantik

Colin Firth: Zotëria romantik

Në Hollivud e kanë pagëzuar me emrin zotëria romantik për rolet në të cilat është specializuar. Por, edhe pse aktori anglez konsiderohet një ikonë seksi, ai e preku me vonesë majën e suksesit, ndaj edhe e konsideron vetën “personin më normal në botë”

Në Hollivud e kanë pagëzuar me emrin zotëria romantik, sepse mes aktorëve të brezit të tij, vetëm Colin Firth di të interpretojë me një mjeshtëri të jashtëzakonshme burrin që dashuron dhe dashurohet nga të tjerët. Ndonjëherë, kur personazhi i përket aristokracisë britanike, i shpreh të gjitha ndjenjat, sepse ashtu ia do puna, ose për edukatë. Por kjo gjë nuk ndodh vetëm me rolet e tij. Ai është gati të sakrifikojë gjithmonë edhe për të tjerët, siç ka bërë edhe te “Një burrë tepër” me aktoren Uma Thurman, apo “Pacienti anglez” dhe “Shekspiri i dashuruar”, filma në të cilët rivalët e tij janë përkatësisht Ralph dhe Joseph Fiennes.

Është shumë e vërtetë që në karrierën e tij ai u ka “vjedhur” lumenj lotësh adhuruesve të tij, veçanërisht femrave, por do të ishte e padrejtë që ta ngushtoje përcaktimin vetëm si një hero romantik. Colin Firth gjithashtu ka veshur me elegancë edhe kostumin e shekullit XVII të piktorit Vermeer në filmin “Vajza me vëthë perle”. “Mendoj se kam një fytyrë pak a shumë neutrale, e cila më ndihmon të luaj shumë role, që ndonjëherë është më mirë dhe ndonjëherë më keq nga ajo që jam realisht”, shprehet ai.

Karriera e tij nisi në vitin 1995. Aktori u shfaq në ekranet e BBC-së me këmishën e ngjitur pas trupit, e me një shikim prej mendjemadhi: është e sigurt se atë mbrëmje publikun e shumtë femëror britanik e ngacmoi pamja e tij. Colin nuk kishte qenë kurrë më parë kaq joshës dhe seksi. Ajo natë shënoi rrugëtimin e tij si aktor. Atë mbrëmje përpara televizorit ishte edhe shkrimtarja Helen Fielding, e cila nga përshkrimi i saj letrar mbi figurën e Firth u formua z. Darcy, shumë i ëndërruar nga Bridget Jones. Ishte pikërisht Helen që e kërkoi me çdo kusht versionet kinematografike të romaneve të saj: “Ditari i Bridget Jones” në vitin 2001 dhe “Çfarë rrëmuje!”, në vitin 2004.

“Nuk i preferoj shumë serialet televizive, por do të vendos pasi të kem lexuar skenarin. Do më pëlqente nëse do ishte një histori në të cilin të shfaqeshim të gjithë pak më të vjetër dhe të flisnim me gëzim për vuajtjet tona dhe historitë romantike të së shkuarës”, thotë aktori.

I lindur në Hampshire më 10 shtator 1960, Colin Firth ishte një ndër aktorët anglezë i aftë për të kaluar shumë natyrshëm nga Shekspiri në teatër. Pas personazhit të Darcy-s, karriera e tij kinematografike mori një drejtim tjetër.

Aktori kujton se kur i propozuan të merrte pjesë në një film televiziv të Jane Austen, ai nuk pranoi. “Nuk ndihesha aspak rehat me pjesën, sepse mendoja çlidhje kisha unë me një personazh i cili kishte ëndërruar shumë breza shkrimtarësh? Tani i jam mirënjohës, jam i lumtur që jam bërë pjesë e kulturës popullore, por gjithsesi më duket ende shumë e çuditshme”. Popullariteti nuk e shqetëson Colin Firth, sepse i erdhi vonë, në moshë të madhe, pas shumë vitesh studime dhe punë. “Nuk do të jem kurrë një yll, pasi jam shumë i vjetër”.

Gjithsesi Firth nuk i ka shpëtuar dot klasifikimin si një prej aktorëve më seksi dhe entuziast për publikun femëror. “Zonjat që vuajnë nga tensioni i lartë e kanë të ndaluar të mbajmë foton time. Për shembull nëse ndonjëra është 103 vjeçe, emocionet për të do të ishin fatale”, ironizon ai. Colin thotë se ndihet mjaft në siklet që britmat histerike të adhuruesve dhe turmat e adoleshentëve e ndjekin ngado me aparate fotografike dhe telefona për të “fiksuar” një kujtim me të. “Më duket e pabesueshme që më konsiderojnë seksi, pasi i kam kaluar të 40-at. Në fakt, objekti i admirimit është një personazh i ekranit, dikush që nuk jam unë”. Për të sfumuar imazhin seksi, përveç privilegjit që ka punuar me Meryl Streep, ka pranuar me shumë dëshirë rolin e bankierit në filmin “Mamma mia!”. Në këtë film Colin është një nga 3 meshkujt që shpresojnë ende në surprizat e jetës. “Jam vënë në lojë si asnjëherë tjetër. Në atë film unë këndoj dhe vallëzoj! Isha shumë i ngurtë dhe i frikësuar në të njëjtën kohë, por për fat edhe Pierce Brosnan e Stellan Starsgard kishin të njëjtën ndjesi. Bëmë më të mirën e mundshme”.

Colin Firth kërkon ta përcaktojë veten si personin më normal në botë dhe te normaliteti hyn edhe martesa e tij e lumtur me producenten italiane Livia Giuggioli, butësia e raportit me fëmijët e tyre, përkatësisht 8 dhe 6 vjeç. Pavarësisht intensitetit të lartë në punën e tij, prej 10 vjetësh Colin Firth arrin të gjejë kohë për tju dedikuar edhe bamirësisë. “I urrej divat që angazhohen në jetën sociale, por shpesh ndeshesh me episode ndaj të cilave nuk mund të qëndrosh indiferent. Të gjithë jemi përgjegjës, por më shumë janë qeveritë e shteteve më të fuqishme të botës”, thotw ai menjëherë sa preket ky argument. Pasioni sfumohet përpara keqardhjes që ai kujton nga udhëtimet e tij. “Në Etiopi kam parë fëmijë që vdisnin në duart e prindërve, pasi nuk arrinin të pinin ujë. Në një rast ishte një fëmijë që kishte moshën e djalit tim. Në atë moment i mbajta lotët, por qava më pas kur isha në Kanë, pasi pashë kontrastin e madh mes botëve. Ndoshta fakti që jam baba më ka bërë më të ndjeshëm. Ndërsa i shoh të vegjlit e mi të rriten, mendoj për të ardhmen e tyre dhe ndihem fajtor. Më vjen turp për botën e korruptuar, në të cilën do ti lëmë bijtë tanë”.(Shqip)

71H_eZX5sVs

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25602. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25602

Top