Coli tregon krimet e Bujar Gashit

Coli tregon krimet e Bujar Gashit

Për të dytën ditë me radhë, Adriatik Coli, i penduari i Bandës së Durrësit, ka rrëfyer dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda krimet e kosovarit Bujar Gashi, një nga 16 anëtarët që akuzohen për vrasje në kuadër të organizatës kriminale. Dëshmia e Colit ka zgjatur rreth dy orë, ku ka treguar detaje nga ekzekutimi i Dritan Dishës, ngjarje e ndodhur në vitin 2000. Sipas burimeve brenda gjykatës, i penduari ka treguar se këtë vrasje e ka kryer Bujar Gashi, i arrestuar disa muaj më parë dhe i ekstraduar në Shqipëri. I pandehuri gjykohet veçmas anëtarëve të tjerë të organizatave kriminale të Durrësit dhe dosja e tij është e ndarë, megjithëse mban mbi shpinë vetëm një episod, atë të ekzekutimit të shtetasit Dritan Disha.</p>


Dëshmia e Colit
Dëshmia e Colit ka qenë me detaje dhe korrekte e cilësuar nga palët në proces. Sipas dëshmisë, rreth fillimit të muajit korrik 2000, Erjon Lame vret Mehmet Saliun. Coli tha se ka shkuar në varrimin e Mehmetit dhe aty u bisedua që Metin e kishte vrarë një çun i vogël. “Ne na vajti mendja se ishte Erjon Lame. Dua të them se Lulzim Berisha e kishte fis të largët Mehmet Saliun. Bujar Gashi, që ishte kushëri i parë me Metin, i tha Klodit, Lentit dhe Indritit, që me Erjon Lamen shoqërohet Dritan Disha. Klodi, Plarenti dhe Indrit Taullai vendosën ta vrisnin Tan Dishën, meqë shoqërohej me ata që thashë më lart. Klodi me Plarentin vendosën që Tan Dishën ta vrisja unë me Indrit Doklen. Ai më thirri te shtëpia e tij rreth një javë pas vrasjes së Mehmet Saliut. Aty ishte Indrit Taullai që i thoshim Indriti i madh, Indrit Dokle, që i thoshim Indriti i vogël, Plarenti, Klodi dhe Bujar Gashi. Klodi na tha që Tan Dishën do ta vrasësh ti me Indritin e vogël” mësohet se ka dëshmuar Coli dje në gjykatë. Më pas ka vazhduar se bashkë me Indritin e vogël morën nga një kallash te shtëpia e Klodit, i pastruar. “U nisëm me furgon unë, dy Indritët, Bujar Gashi. Të armatosur ishim unë me Indritin e Vogël me kallash dhe Indriti i Madh me pistoletë. Shkuam në Shënavlash te shtëpia e vëllait të Mehmetit. Aty pritëm sa u errësua pak. Pasi u errësua, Bujari kishte lënë një djalë për ta ruajtur te lagjja e Tan Dishës se kur do të dilte Tani për në Durrës. Unë me Indrit Doklen dolëm dhe zumë pritë rreth 300 – 400 metra larg shtëpisë së Tan Dishës, kurse Indrit Taullai me Bujar Gashin shkuan 500 metra para nesh në drejtim të rrugës që vinte nga Durrësi, që të na lajmëronin ne që Tani po vinte. Në zumë pritë dhe kishin bërë plan që ta qëllonin kur të kthehej nga Durrësi për në shtëpi. Kemi ndenjur gjysmë ore në pritë në të dy anët e rrugës. Afër një gardhi ku kishte parking makinash, në krahun e kënetës ne dëgjuam një të shtënë pistolete që ishte sinjali që kishim lënë me Indritin për ardhjen e Tanit”, thotë Coli, duke vazhduar se Indrit Dokle doli në rrugë, ndërsa unë isha pak para tij në anë të rrugës.</p>


Vrasja</p>


I penduari është pyetur nga prokurori Anton Martini për detaje nga vrasja. Coli ka rrëfyer se ka qëlluar edhe vetë mbi Tan Dishën me automatik derisa mbaroi një krehër. “Pasi mbarova krehrin, qëlloi Indriti. Në atë moment makina doli nga rruga dhe ra në kanal. Unë ndërrova karikatorin, u afrova rreth 1-2 metra dhe e qëllova Tanin edhe njëherë me breshëri. Pastaj ne u larguam në këmbë nga këneta dhe armët i hodhëm në kanalin e madh që kalon afër kënetës. Pastaj, shkuam në Spitallë, takova Klodin, Plarentin e Indrit Taullain. Ata më pyetën: Vdiq? Unë u thashë: Po, po. Pastaj u shpërndamë në shtëpitë tona. Në atë kohë Luli ishte në burg në Itali. Pas vrasjes së Tan Dishës ra qetësia dhe secili shikonte punët e tij. Unë me Bujar Gashin filluam të qëndronim nga Spitalla me Klodin. Dua të them se kur kishin qenë në Itali, Klodi kishte punuar fort me drogë me Lulin, Indritin e Madh dhe Plarentin. Lekët, rreth 600 milionë lireta i mbanin bashkë. Pas vrasjes së Tanit, Plarenti erdhi për të ndarë paratë e drogës me Klodin dhe Indritin”, mbylli dëshminë Coli, pasi ora kishte shkuar 16:30 dhe ishte jashtë orarit zyrtar të punës së gjykatës.(Shqip)</p>
1lw0oUnhj40

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23678. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23678
 
Top