CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

antihero

Primus registratum
Re: CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

Po e vertete shumica jan mysliman. Mos krijoni paranoja sepse do tu radhitin edhe me afriken subsaharijane.
 

Tupac

Primus registratum
Re: CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

Feja Myslimane ne Shqiperi na u imponua nga pushtuesi Otoman, ashtu si dhe Katolicizmi nga Romaket
dhe feja Ortodokse nga Bizantinet.
Feja ne Shqiperi nuk ka qene asgje tjeter vec se IDEOLLOGJIJA E OKUPATORIT.

Kam qene ne disa fshatra ne Bjarram Curr dhe jam habitur qe gjysma e fshatit ishin kristjane dhe gjysma mysliman.
Shpjegimi qe mora ishte se Turku bente inkursione ne keto fshatra ne zona te thella malore.
Te gjithe ato meshkuj qe mund te kapte i bente synet dhe i ndryshonte fene. Pas largimit te Ushtareve Turq te cilet nuk mund te qendronin me shume se disa dite, burrat qe kishin mundur t’ja mbathin kembeve ktheheshin dhe mbeteshin sic ishin kristjane.

Turku mund te na kthente te gjithe ne myslimane por la rreth 30 perqind kristjane qe ti nxjerrim syte njeri tjetrit.

TEORIA PERÇA E SUNDO.

DE FACTO NE JEMI MBI 50 PERQIND MYSLIMAN DHE BOTA KA TE DREJTE TE NA KONSIDEROJE NJE KOMB MYSLIMAN.

FATKEQËSISHT KJO TANI ËSHTË NJË ARËSYE ME TEPER QË TI NXJERRIM SYTË
NJËRI TJETRIT.
 

artan krasniqi

Primus registratum
Re: CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

mendoj se ekan shum gabim se quajn ne ket menyr se pse ne nuk identifikohem si komb musliman apo te krishter por si shqiptar dhe jemi ndoshta vendi ivetem ne bote ku toleraca fetare eshte aq e madhe si te shqipetaret dhe mendoj se nuk esht shum e nevojshme te merremi shum me ket teme
 

inah

Primus registratum
Re: CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Eshte tendenca per ti treguar gjerat ne nje fare menyre, trukim i lajmit, gjysem genjeshter, dizinformim.
Shqiperia eshte vend <span style="font-weight: bold">Laik</span> ku Shteti dhe Feja jane entitete te ndara.

Ne vend te &quot;a muslim country&quot; CNN duhet te perdorte: &quot;a country of muslim majority&quot;, ne kete rast do ti referohej faktit qe shumica e Shqiptareve jane te besimit Islam, pa na bere Republike Islamike me nje fjali, tak-fak. [/qb]
thumbsup.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

po i flasin publikut amerikan, shumicës u hyn nga një vesh dhe u del nga tjetri se nuk e kanë idenë ku është Shqipëria (kujtojnë se është ish-republikë sovjetike)

ata që e dinë ku dhe çfarë është Shqipëria nuk presin ta mësojnë nga CNN nëse është vend mysliman apo jo
 

gezim lame

Primus registratum
Re: CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

Fillimisht postuar nga Darien:
[qb] po i flasin publikut amerikan, shumicës u hyn nga një vesh dhe u del nga tjetri se nuk e kanë idenë ku është Shqipëria (kujtojnë se është ish-republikë sovjetike).........

[/qb]
....po te kishit mundesi ju lutem mund te tregonit......
<span style="font-weight: bold">&quot;shumica&quot;</span> mendon keshtu -(s'ia ka idene)- vetem per shqiperine apo edhe per prononcime te tjera te qeverise qofte edhe te mediave amerikane........
 

Klinton

Primus registratum
Re: CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

Nuk kuptoj dicka ne kete mesele
Anembane Evropes ka myslimane nga te gjitha vendet e botes, vetem Gjermania ka 2.000.000 te tille
Mos duhet ta quajme Gjermanine vend me pakica myslimane.
Cfare absurditeti te tallesh deri ne kete pike.
Tani se ngelen shqiptaret te konvertuar ne myslimane nuk do te thote se ata jane turq.
Edhe vete shqiptaret e dine dhimbjen e pushtuesit otoman dhe gjithashtu ata e dine kane ngelur te prapambetur.
Perse te shkohet deri me kete pike ofenduese?

Te akuzosh Shqiperine si nje vend mysliman do te thote te ngaterrosh shqiptaret ndermjet tyre.
Me vjen keq per ata shqiptare qe preken por nje mesazh do u dergoja.
Lerini fete menjane dhe shtrengoni rradhet
Mos degjoni
goofy.gif
goofy.gif
se cfare thone.
Ata mund te thone gjithshka por ne jemi shqiptare ne rradhe te pare.

Me respekt Bill Klinton alvanos e kaluar alvanozit, albanez e kaluar albanezit, albanian e kaluar albaneve, shqiptar e kaluar shqiptareve
Have a nice day to everybody
 

gezim lame

Primus registratum
Re: CNN na quan "a muslim country", a eshte korrekte kjo?

Fillimisht postuar nga Klinton:
[qb]....Te akuzosh Shqiperine si nje vend mysliman do te thote te ngaterrosh shqiptaret ndermjet tyre.....
[/qb]
kjo paska qene politika jote klintono kush eshte musliman eshte vetvetiu nen akuze.... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top