CMIMI I POEZISE “GIORGIO KASTRIOTA SCANDERBEG”

Arbëreshët i identifikojmë zakonisht me një territor të caktuar, atë të fshatrave dhe qytezave të Italisë së Jugut ku edhe ndodhet pjesa më e madhe e vendbanimeve të tyre historike. Por harrojmë se edhe ata, ashtu si pjesa më e madhe e bashkëkombasve të tyre Italjanë janë prekur gjatë viteve nga fenomeni i emigracionit të brendshëm, duke u zhvendosur nga pak kudo në pjesën tjetër të gadishullit apenin. Kështu, nuk është për tu habitur që nga nga bashkësitë më të mëdha Arbëreshe të Italisë nuk e gjejmë në jug, por në veri të vendit, madje në veriun më të skajshëm, në Rajonin më veri-perëndimor të cimzes, në Piemont. Mbi 6 mijë banorë të këtij rajoni, i cili e ka njohur së fundmi gjuhën e tyre, arbërishten apo shqipen e vjetër, si gjuhë e mbrojtur e një pakice gjuhësore historike, kanë prejardhje arbëreshe.
Arbëreshët e Piemontit, ashtu si edhe të afërmit e tyre të Puljes, Kalabrisë apo Sicilisë janë shumë krenarë për prejardhjen dhe rrënjët e tyre historike. Ndaj nuk është për tu cudituar që një ndër organizatat më aktive që veprojnë për ruajtjen e gjuhës dhe të trashëgimisë kulturore arbëreshe është edhe Vatra Arbëreshe e Chierit, një qytezë fare pranë Torinos, kryeqëndrës së rajonit. E themeluar në Maj të vitit 2000, Vatra Arbëreshe e Chierit është një shoqatë e cila vepron në kuadër të ligjit për pakicat gjuhësore historike të Italisë. Që nga viti i parë i themelimit të saj, Vatra Arbëreshe zhvillon dhe promovon një seri veprimtarish që kanë të bëjnë me kulturën Arbëreshe. Një nga veprimtaritë e saj kryesore është edhe cmimi letrar “Giorgio Kastriota Scanderbeg”.
I njohur e i vlerësuar në të gjithë Italinë, cmimi “Giorgio Kastriota” është një nga evenimentet letrare dhe kulturore më të rëndësishme të botës arbëreshe. I ndarë në disa seksione, ai i kushtohet vlerësimit të krijimeve të reja poetike në gjuhën e Arbërit, duke nxitur kështu përdorimin sa më të gjerë të kësaj idiome të lashtë të ruajtur me xhelozi gjatë shekujve në katundet Arbëreshe.
Këtë vit cmimi, i cili mbërrin në edicionin e tij të 8-të pëson një transformim të rëndësishëm. Ai hapet për herë të parë edhe për krijimet poetike në Shqipen standarte, duke ju dhënë kështu mundësinë krijuesve të rinj dhe atyre të afirmuar nga të gjitha trevat Shqiptare të konkurrojnë në këtë konkurs të bukur e të vecantë në një seksion të posacëm kushtuar atyre.
Materialet e dërguara do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga personalitete të shquara të artit dhe të kulturës Shqiptare, të cilët do të vlerësojnë poezitë në Shqip krahas kolegëve Italo-Shqiptarë, të cilët do të vlerësojnë prurjet në Arbërisht të seksionit tradicional.
Krahas cmimit për poezitë e reja më të mira do të jepet gjithashtu edhe një cmim karriere për një personalitet të gjuhës dhe letërsisë Shqipe.
Autorët fitues do të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së cmimeve, me një vlerë simbolike prej 750,00 Eurosh, ceremoni e cila që do të mbahet në Chieri, Torino, në muajin Dhjetor 2008.
Autorët e interesuar mund të njihen me rregulloren e cmimit dhe të plotësojnë formularin përkatës duke u lidhur me sitin:
http://www.vatrarberesh.it