Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

MLK

Primus registratum
Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

Klodian Tomorri - 30/05/2005

Çmimet e ulëta, pengesë për investime në energjetikë

Investitorët italianë janë shprehur gjatë një konferencë për energjetikën të rezervuar mbi mundësitë e investimeve në energjetikë


“Investitorët italianë nuk do të tërhiqen të investojnë drejt sektorit energjetik shqiptar për sa kohë që çmimet e energjisë do të jenë në këto nivele.” Kështu është shprehur gjatë konferencës “Mundësitë që ofron Shqipëria për sektorin energjetik italian”, Dario Chiello, koordinator i punëve ndërkombëtare në Ministrinë e Aktiviteteve Prodhuese italiane. Sipas tij, nuk janë vetëm çmimet e ulëta të energjisë ato që pengojnë investitorët italianë të investojnë në sektorin elektroenergjetik shqiptar, por një faktor tjetër është edhe vetë potenciali i vogël i tregut. Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të sektorit energjetik shqiptar si zëvendësministri i Industrisë dhe Energjetikës, Gjergj Liqejza dhe drejtori i privatizmeve në Ministrinë e Ekonomisë, Vasil Pano. Liqejza, nga ana e tij, ka përmendur një sërë marrëveshjesh koncesionare që janë nënshkruar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe investitorëve të huaj sidomos ata italianë. “Vetëm pak ditë më parë qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me grupin italian TGK për koncesionin e Hec-it të Skavicës, i cili do të jetë një investim prej rreth 538 milionë eurosh”, është shprehur Liqejza. Megjithatë, Shqipëria është një vend, i cili zotëron potenciale të mëdha të energjisë elektrike dhe aktualisht vetëm 30 për qind e këtyre potencialeve janë të shfrytëzuara. Megjithëse kohët e fundit investimet e huaja në sektorin elektroenergjetik shqiptar kanë ardhur duke u rritur, këto investime vazhdojnë të mbeten shumë më të vogla nga ato që mund të presë në të vërtetë vendi ynë për shkak të vështirësive të mëdha që ka paraqitur deri tani ky sektor. Edhe sipërmarrësit vendës, të cilët kanë vendosur të investojnë në këtë sektor kanë hasur shumë vështirësi, sidomos për kreditim, pasi bankat kërkojnë kolaterale shumë të mëdha për të financuar këto biznese.


Situata aktuale
Qeveria shqiptare prej kohësh ka miratuar listën me rreth 22 hidrocentrale të cilët do të privatizohen nëpërmjet dhënies me koncesion. Fuqia e instaluar e këtyre hidrocentraleve varion nga 10-160 kilovat/orë. Megjithëse qeveria është përpjekur disa herë për privatizimin e tyre, investitorët vendas apo të huaj nuk kanë treguar interes; kjo për shkak të vështirësive të përmendura më lart dhe për shkak të investimeve të mëdha që kërkojnë këto Hec-e për t’u vënë në funksionim. Megjithatë ka patur raste edhe kur është nënshkruar kontrata koncesionare dhe nga ana e kompanisë fituese nuk është kryer asnjë investim. Kështu për hidrocentralin e Kalivaçit qeveria shqiptare nënshkroi para katër vjetësh marrëveshjen me kompaninë italiane Beccheti, e cila megjithëse premtoi të kryente një investim të madh për rehabilitmin e këtij Hec-i nuk e respektoi marrëveshjen koncesionare duke mos investuar asnjë lekë në të.


Certifikata jeshile
Funksionarët italianë të pranishëm në konferencë kanë kërkuar nga qeveria shqiptare aprovimin e ligjit të certifikatës jeshile. “Kjo është një praktikë që përdoret në Itali dhe në Francë, prandaj qeveria shqiptare duhet ta marrë në konsideratë aprovimin e një ligji të tillë”, është shprehur Chiello. Sipas tij, aprovimi i një ligji të tillë do të nxiste më tepër investitorët e huaj që të vijnë drejt Shqipërisë dhe të investojnë në sektorin elektroenergjetik shqiptar. Certifikatat jeshile u lëshohen atyre prodhuesve të energjisë, të cilët prodhojnë energji nga burimet e rinovueshme si era, dielli dhe burimet hidrike. Më pas këta prodhues kanë të drejtë që të shesin energjinë e tyre me çmim më të lartë se tregu. Një ligj i tillë është aplikuar për herë të parë në Itali në vitin 2002 në kuadër të Protokollit të Kiotos. Aktualisht Shqipëria është duke bërë përpjekje për të adoptuar një ligj të tillë. Pas dy javësh në Romë është parashikuar një mbledhje ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre italianë të sektorit energjetik, ku do të diskutohet pikërisht për certifikatat jeshile. Megjithatë problemi kryesor mbetet se ku do të shitet kjo energji më çmim më të lartë.


Zgjidhja
Ligji detyron çdo prodhues ose importues të energjisë që të paktën 2 për qind e energjisë së prodhuar ose tregtuar nga ta të jetë nga burime të rinovueshme. Shqipëria është ndër të paktat vende, të cilët rreth 96 për qind të energjisë së prodhuar e kanë nga burimet e rinovueshme ose të pastra. Në shumicën e vendeve të tjera, energjia prodhohet pothuajsë tërësisht nga termocentralet apo burime të tjera, energjia e të cilave nuk është e pastër. Atëherë ekziston mundësia që Shqipëria t’ua shesë energjinë e saj pikërisht këtyre vendeve, të cilët janë të interesuar për ta blerë atë.


Klodian.Tomorri@biznesi.com.al
 

MLK

Primus registratum
Re: Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

Megjithatë ka patur raste edhe kur është nënshkruar kontrata koncesionare dhe nga ana e kompanisë fituese nuk është kryer asnjë investim. Kështu për hidrocentralin e Kalivaçit qeveria shqiptare nënshkroi para katër vjetësh marrëveshjen me kompaninë italiane Beccheti, e cila megjithëse premtoi të kryente një investim të madh për rehabilitmin e këtij Hec-i nuk e respektoi marrëveshjen koncesionare duke mos investuar asnjë lekë në të.

Me duket se gazetari ne fjale nuk e ka idene fare per sektorin e energjitikes dhe eshte qesharake qe nje gazete si Biznesi lejon te behen gafa te tilla!
Hidrocentrali i Kalivaçit nuk ka se si te kete nevoje per tu rehabilituar pasi nuk egziston fare!
Per sa i perket çertifikates jeshile italianet skane se si ta kerkojne qe te shesin me shtrenjte se sa tregu pasi ne Shqiperi 95% e energjise qe prodhohet eshte hidrike, pra ekollogjike e ne kete rast i bije qe gjithe energjia qe prodhohet ne Shqiperi ti shitet me çmim me te larte konsumatorit shqiptar.
Per sa i perket çmimit qe Italianet pretendojne se eshte i ulet ne Shqiperi do te doja te theksoj se ne France nje konsumator paguan 7.5 cents/kwh e ne Shqiperi 8 leke/kwh ne nje kohe qe niveli i sherbimeve eshte si nata me diten per sa i perket problemeve te tensionit, pagimit te faturave, avarive dhe furnizimit pa nderprerje me energji.
Analiza e italianeve me duket me teper me nje pergatitje privatizimi apo ngritje çmimesh nga KESH-i ne menyre qe Enel (homologja italiane e KESH-it) ta blere ne kushte sa me te favorshme!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

Një vend tjetër që energjinë e tij e ka totalisht hidrike është provinca e Kebekut në Kanada. Hidro-Québec që është një kompani me shumicë aksionesh shtetërore është e vetmja furnizuese e Kebekut me energji elektrike pasi nuk mund të konkurrohet nga llojet e tjera të energjisë të cilat përdoren në SH.B.A apo në provincat e tjera të Kanadasë. Çmimi për kW/h është 0,55$ kanadez për konsum shtëpiak dhe akoma më lirë për industrinë. Kjo kompani i siguron shtetit kebekuaz mbi 2 miliardë $ në vit dhe kjo për një popullsi pre 7 milionë banorësh e shpërndarë në një sipërfaqe pak më të vogël se Europa. Tani le t'i bëjnë vetë llogaritë ekonomistët shqiptarë e ti kthejnë përgjigjen e merituar italianëve (të cilët me të drejtë përpiqen të përfitojnë).
 

Kenti

Primus registratum
Re: Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

cfare energji elektrike ketu na griu gazi dhe plehrat /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

Ish kompania shteterore Enel ka fituar tenderin e menaxhimit te KESH-t qe para 7 vitesh me presion nga qeveria italiane pasi nese nuk e fitonin italianet, shteti italian nderpriste ndihmat per energjitiken shqiptare.
Enel ka negociuar nje kontrate ku merr 10% te fitimeve te KESH-it e kjo e bazuar te ndihma qe i jep KESH-it per miremenaxhimin e tij! Perveç perqindjes se fitimit Enel eshte paguar dhe per punen qe ben, pra ftimi 10% mbi fitimet e KESH-it eshte thjesht fitim ne baze te resultatit.
Enel ka te gjitha dokumentat e duhura te gjendjes se KESH-it, teknike, financiare...dhe se shpejti po e pergatit qe ta blere vet KESH-in.
KESH do te jete skandali i rradhes ne mandatin e ardheshem te NANO-s e bisedimet kane filluar qe tani /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

Përse para 7 vitesh nevojitetj ndihma e ENEL për ristrukturimin e KESH? Kaq vështirë është të bësh llogaritë? Shpenzime fikse + shpenzime mirëmbajtje + (çimi blerjes - çmimin e shitjes) * sasinë e energjisë së blerë = total i shitjeve të energjisë * çmimin unitar të energjisë.

Pra nuk ka vështirësi tepër të mëdha që nuk arrijnë t'i rregullojnë shqiptarët por jemi përballë 2 fenomeneve tipike shqiptare:

1 - Rrëmujë në administrimin e një kompanie shtetërore me qëllime përvetësimi

2 - Implikimi i një kompanie të huaj që të lajnë duart!
 

MLK

Primus registratum
Re: Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

Duhej ndihma ose me mire nje "sy" brenda KESH-it qe ishte i pavarur nga KESH-i dhe qe paguhej nga Banka Boterore per te mbrojtur parate e Bankes Boterore qe kishte dhe do te investonte ne KESH.
Problemi eshte se parate BB-ja do ti marre ne formen e shlyerjes se kredise, pra do te paguhen po nga KESH-i dhe njekohesisht do te paguhen dhe 10% nga fitimet e KESH-it si shperblim per ritjen e faturimeve nga ana e KESH-it nepermjet punes se specialisteve te ENEL!
Ne tenderin e zhvilluar ne ate kohe merrte pjese dhe EDF (Electricité De France) numer 1 ne bote per energjine (pas GE amrikan por GE nuk merret vetem me energjine) dhe EDF eshte rrezuar pa asnje lloj argumenti vetem se qeveria italiane ka bere presion qe tenderi te fitohej nga ENEL (kompani shteterore italiane ne ate kohe) pasi nese nuk shpallej fitues ENEL Italia do te nderpriste ndihmat per energjine.
Pra tenderi qe Banka Boterore zhvilloi ishte i pavlefshem e BB-ja ka marre pjese ne te dhe nuk ka deklaruar asnje anomali!
Eshte teper e çuditeshme kur meson keto gjera se si ndodhin dhe te vjen me qesh kur permenden si referenca institucione te tilla e pa aprovimin e tyre nuk mund te behet dot asgje ne Shqiperi.
 

antares

Primus registratum
Re: Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!

Nuk kuptoj, a nuk i mjafton Nanoja me gjithe banden e hajduteve Shqiperise (per ta vjedhur e grabitur), po ka nevoje edhe per "keshillat" e "ndihmen" e Bankes Boterore dhe FMN?
A nuk mjafton te shihet Rusia (deri para ardhjes se Putinit) dhe Argjentina se si u katandisen pasi ndoqen me fanatizem dokrrat e BB&FMN?
Pse nuk shihet shembuli i Kines qe pasi i pyet keto institucione, mban shenim keshillat e tyre dhe pastaj ben te kunderten?
Ne zulute e Ballkanit kemi nevoje ta marrim pak me seriozisht fjalen tone te urte "I zoti e nxjerr gomarin nga balta" apo "Pyet 7 a 8 e bej si di vete"!
 
Top