Cmimi i energjise elektrike i shtrenjte sipas italianeve!
Klodian Tomorri - 30/05/2005
Çmimet e ulëta, pengesë për investime në energjetikë
Investitorët italianë janë shprehur gjatë një konferencë për energjetikën të rezervuar mbi mundësitë e investimeve në energjetikë
“Investitorët italianë nuk do të tërhiqen të investojnë drejt sektorit energjetik shqiptar për sa kohë që çmimet e energjisë do të jenë në këto nivele.” Kështu është shprehur gjatë konferencës “Mundësitë që ofron Shqipëria për sektorin energjetik italian”, Dario Chiello, koordinator i punëve ndërkombëtare në Ministrinë e Aktiviteteve Prodhuese italiane. Sipas tij, nuk janë vetëm çmimet e ulëta të energjisë ato që pengojnë investitorët italianë të investojnë në sektorin elektroenergjetik shqiptar, por një faktor tjetër është edhe vetë potenciali i vogël i tregut. Në këtë konferencë kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të sektorit energjetik shqiptar si zëvendësministri i Industrisë dhe Energjetikës, Gjergj Liqejza dhe drejtori i privatizmeve në Ministrinë e Ekonomisë, Vasil Pano. Liqejza, nga ana e tij, ka përmendur një sërë marrëveshjesh koncesionare që janë nënshkruar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe investitorëve të huaj sidomos ata italianë. “Vetëm pak ditë më parë qeveria shqiptare nënshkroi marrëveshjen me grupin italian TGK për koncesionin e Hec-it të Skavicës, i cili do të jetë një investim prej rreth 538 milionë eurosh”, është shprehur Liqejza. Megjithatë, Shqipëria është një vend, i cili zotëron potenciale të mëdha të energjisë elektrike dhe aktualisht vetëm 30 për qind e këtyre potencialeve janë të shfrytëzuara. Megjithëse kohët e fundit investimet e huaja në sektorin elektroenergjetik shqiptar kanë ardhur duke u rritur, këto investime vazhdojnë të mbeten shumë më të vogla nga ato që mund të presë në të vërtetë vendi ynë për shkak të vështirësive të mëdha që ka paraqitur deri tani ky sektor. Edhe sipërmarrësit vendës, të cilët kanë vendosur të investojnë në këtë sektor kanë hasur shumë vështirësi, sidomos për kreditim, pasi bankat kërkojnë kolaterale shumë të mëdha për të financuar këto biznese.
Situata aktuale
Qeveria shqiptare prej kohësh ka miratuar listën me rreth 22 hidrocentrale të cilët do të privatizohen nëpërmjet dhënies me koncesion. Fuqia e instaluar e këtyre hidrocentraleve varion nga 10-160 kilovat/orë. Megjithëse qeveria është përpjekur disa herë për privatizimin e tyre, investitorët vendas apo të huaj nuk kanë treguar interes; kjo për shkak të vështirësive të përmendura më lart dhe për shkak të investimeve të mëdha që kërkojnë këto Hec-e për t’u vënë në funksionim. Megjithatë ka patur raste edhe kur është nënshkruar kontrata koncesionare dhe nga ana e kompanisë fituese nuk është kryer asnjë investim. Kështu për hidrocentralin e Kalivaçit qeveria shqiptare nënshkroi para katër vjetësh marrëveshjen me kompaninë italiane Beccheti, e cila megjithëse premtoi të kryente një investim të madh për rehabilitmin e këtij Hec-i nuk e respektoi marrëveshjen koncesionare duke mos investuar asnjë lekë në të.
Certifikata jeshile
Funksionarët italianë të pranishëm në konferencë kanë kërkuar nga qeveria shqiptare aprovimin e ligjit të certifikatës jeshile. “Kjo është një praktikë që përdoret në Itali dhe në Francë, prandaj qeveria shqiptare duhet ta marrë në konsideratë aprovimin e një ligji të tillë”, është shprehur Chiello. Sipas tij, aprovimi i një ligji të tillë do të nxiste më tepër investitorët e huaj që të vijnë drejt Shqipërisë dhe të investojnë në sektorin elektroenergjetik shqiptar. Certifikatat jeshile u lëshohen atyre prodhuesve të energjisë, të cilët prodhojnë energji nga burimet e rinovueshme si era, dielli dhe burimet hidrike. Më pas këta prodhues kanë të drejtë që të shesin energjinë e tyre me çmim më të lartë se tregu. Një ligj i tillë është aplikuar për herë të parë në Itali në vitin 2002 në kuadër të Protokollit të Kiotos. Aktualisht Shqipëria është duke bërë përpjekje për të adoptuar një ligj të tillë. Pas dy javësh në Romë është parashikuar një mbledhje ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë dhe atyre italianë të sektorit energjetik, ku do të diskutohet pikërisht për certifikatat jeshile. Megjithatë problemi kryesor mbetet se ku do të shitet kjo energji më çmim më të lartë.
Zgjidhja
Ligji detyron çdo prodhues ose importues të energjisë që të paktën 2 për qind e energjisë së prodhuar ose tregtuar nga ta të jetë nga burime të rinovueshme. Shqipëria është ndër të paktat vende, të cilët rreth 96 për qind të energjisë së prodhuar e kanë nga burimet e rinovueshme ose të pastra. Në shumicën e vendeve të tjera, energjia prodhohet pothuajsë tërësisht nga termocentralet apo burime të tjera, energjia e të cilave nuk është e pastër. Atëherë ekziston mundësia që Shqipëria t’ua shesë energjinë e saj pikërisht këtyre vendeve, të cilët janë të interesuar për ta blerë atë.
Klodian.Tomorri@biznesi.com.al