Cmendoni Per Camet!!

gregorian

Primus registratum
Cmendoni Per Camet!!

cmendoni per popullin çam..sa i respektoni dhe si i konsideroni ata?? i konsideroni shqiptar dhe i mbeshtesni apo i perbuzni sic keni bere gjithmone....
jepni opinionin tuaj.....
 

regele

Forumium maestatis
Re: Cmendoni Per Camet!!

Temen e ke hapur me paragjykim dhe perderisa thua "apo i perbuzni sic keni bere gjithmone" dukesh qe e ke pergjigjen e pyetjes qe ke ngritur! Por pe te ndryshuar pak mendimin po them se une jam rritur me femije came, madje shoku im i ngushte i femijerise ishte cam! Po ashtu im ate ka punuar dhe kolaboratoret me te ngushte te punes se tij i ka came! Keshtu, nuk me duket se e kemi ndjere veten as me inferiore e as me superiore sesa camet!

Gallate kemi bere me te foluren e tyre, jemi share mbare e prape, ashtu sic kane bere dhe ata gallata me ne (ashtu sic bejne shoket me njeri-tjetrin dhe jo te ndare per shkak se ata vijne nga jugu i Shqiperise dhe ne ishim nga pak me ne veri se ata).

Ju lutem, mos hapni tema tani: Cmendoni per labet, lalucet, maloket etj!
 

gregorian

Primus registratum
ok te jap une nje pergjigje konkrete!!!

ti je rritur me camet kurse une jam cam...se sa inferior jane vendalinjte ndaj nesh dhe na ndaj tyre ....eshte nje liber me vete...une personalsht kam marre shume fjale si cam i pabese cfare kerkon ketu etj etj etj...por do te thosha qe...shqiptari nuk respekton vetveten jo me te jete nacionalist e te doje atdheun...por me behet qejfi qe ti ke shkuar te pakten me camet....

sincerely Gregorian
 

regele

Forumium maestatis
Re: hahahahah

E mire atehre, nese ne mendjen tende vendalinjte jane inferiore cameve, ashtu qofte /pf/images/graemlins/smile.gif Por dhe inferiore dhe perbuzes, sikur stonon pak!
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: hahahahah

Camet jane njisha. Tamam Shqiptar. Ata kan vuajtur shume dhe per kete arsye e duan me shume Shqiperine sesa shume prej nesh,plus shume prej tyre kane tradita shqiptare te hershme
 

ssssssss

Primus registratum
Re: hahahahah

skam naj gje kundra...edhe un kam 1 shok timin cam /pf/images/graemlins/laugh.gif eshte rob zoti /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: hahahahah

Une dij nje gje per kete ceshtje; qe sdij asgje /pf/images/graemlins/wink.gif
 

elviskelmendi

Primus registratum
Re: hahahahah

cmendoj per camet???
well eshte nje nder pjeset anatomike qe me terheqin me shum tek nje femer. Duhen te jene te gjata, te drejta dhe elegante.
 

Ajatollah

Primus registratum
Re: hahahahah

Une personalisht kam shume lidhje me camet ne rreth shoqeror dhe qarqe te tjera dhe me duken krejt si cdo njeri i kesaj bote,njoh cam te mire te beses dhe te ndershem por njoh dhe cam te pabese dhe jo fort te ndershem.Me Autoritarin jam sh.dakord /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

regisa

Primus registratum
Re: hahahahah

Sa per camet lere mos e pyet.Ashtu sic ka came te mire ka dhe came te pabese une pervecse nje cameje te mire qe tani eshte gjyshe te gjithe te tjeret qe kam njohur kane qene hajdute ,llafazane te shohin sa me keq dhe te te bejne keq sa kane mundesi dhe nuk ngopen dhe shumica me e madhe jane injorante skam nsonje simpati per camet
 

pzn

Forumium praecox
Re: hahahahah

nje nga turpet e komunitetit evropian qe mban greqine ne gjirin e saj, me gjithe at gjenocid te llahtarshem.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: hahahahah

Ata jane shqiptare!ketu ne fier ka shume dhe jane te respektuar gjithashtu ata duhet te ngrihen dhe te protestojne per tokat e marra pa te drejte.
 
A

Adami

Guest
Re: hahahahah

Camet jane shqiptar e nuk eshte me i mire nje shkodran apo nje vlonjat apo nje durrsak apo dikush nga nje qytet/vend tjeter i Shqiperise.
 

Al-Punk

Still here
Re: hahahahah

Nese Camet nuk jane shqiptare nuk do e dija cfare do ishin!
Camet, Suliotet, Dukagjinasit, ... te gjithe shqiptare jane, thjesht qe jane grupuar ne krahina te ndryshme dhe shpeshhere kane krijuar identit shume te forte me ligjet dhe rregullat e tyre.

Jane njerez si te gjithe ne, ka te mire dhe ka dhe ndonje te keq mes tyre. Pergjithesimet jane gjithmone gabim.
 

Erind

Forumium maestatis
Ri-argumentim!

Kuptoj qe nuk ka shume info rreth jetes dhe ceshtjes came, por te vish dhe ta shtrosh me pikpyetje cfare jane dhe si jane eshte e pa pranueshme!!!

Do i keshilloja hapesit ta ri-argumentonte dhe njeher!
 

LORD

Forumium praecox
Re: Ri-argumentim!

camet jan shqiptare ne trojet e tyre shqiptare heret ose vone duhet te jene pjese e shqiperis sone!
After Kosova - Chameria
After Chameria - Mali i Zi
etj etj /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
cdo coshe te ballkanit ku ka shqipo duhet te jet Shqiperi!

PATJETER!

Lord
Kosove
 

tola77

Primus registratum
Re: hahahahah

ne gazeta panorama lexova nje artikull mbi camerine, po e ve ta lexoni.

Stendat janë të ndryshme, të ndara sipas qëllimit, sipas personazheve, dokumenteve dhe fotografive. Por gjithsecila prej tyre ka diçka të përbashkët, flitet për Çamërinë. Në Muzeun Historik Kombëtar dje është çelur ekspozita me fotografi, dokumente për Çamërinë. Janë aty, Mbreti Zog, Fan Noli, Konica, presidenti i SHBA-së Uillson, vëllezërit Frashëri, artistë me origjinë a lidhje çame, si D’ora Distria, Mitrush Kuteli, KOl Idromeno vëllezërit e famshëm piktor e skulptor të shekullit të kaluar Dino, personazhe të njohur të historisë çame, etj. Ja çfarë shkruhet në disa dokumente të firmosur nga këta personazhe, të cilat ekspozohen për herë të parë në ambientet e muzeut. Abdyl Frashëri

Përpjekje për gjuhën shqipe fillimi i kalvarit çam në 1913. Popullsia e bregdetit duke filluar që nga kufiri i tanishëm i Shqipërisë me Malin e Zi dhe deri në Prevezë është tërësisht shqiptar. Sanxhaku i Çamërisë me një popullsi prej 75 mijë shqiptarësh ka vetëm 18 mijë shqiptarë në Greqi.Mit’hat Frashëri

Mit’hat Frashëri, ministër fuqiplotë në Athinë i drejtohet kryetarit të komisionit Mikst, Kostandinopojë.

Zoti kryetar, qarkullojnë zëra për heqjen nga Çamëria (Epir) të 5000 shqiptarëve që i detyrohen këmbimit të detyrueshëm. Në rast se këto zëra janë të themelta, unë jam i ngarkuar nga qeveria ime të protestoj energjikisht pranë komisionit Mikst. Ky vendim faktikisht është në kundërshtim me përmbajtjen dhe frymën e deklaratës së të deleguarve turq dhe grekë në konferencën e Lozanës (janar 1922), deklaratë e përsëritur përpara Lidhjes së Kombeve nga i deleguari grek SH. T. Z Caclamanos, i njëjti që kishte pranuar të qenit me vend të kërkesës së shqiptarëve në Lozanë. 11 nëntor 1925 Fan Noli

Noli, kryetar i Këshillit të Ministrave në Tiranë i drejtohet Feliti Beut, kryetar i Këshillit të Republikës Turke, Ankara

Tiranë 10 dhjetor 1924

Kam nderin t’i bëj të ditur shkëlqesisë suaj se Këshilli i Lidhjes së Kombeve trajton aktualisht çështjen e popullsisë së Çamërisë për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje në përputhje me rregullat e drejtësisë dhe interesat e Shqipërisë, është e domosdoshme që e nderuara qeveri turke të bëjë një deklaratë zyrtare në kuptimin që pasi ky truall i banuar vetëm nga shqiptarët, popullsia e tij nuk i nënshtrohet këmbimit dhe kështu nuk mund të pranohet në Turqi. Duke pasur parasysh karakterin e ngutshëm dhe të rëndësishëm të çështjes, unë do t’i isha pafundësisht mirënjohës shkëlqesisë suaj që të ketë mirësinë të ngarkojë të nderuarin delegacion turk në Romë që të bëjë një deklaratë të tillë përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Pranoni zoti kryetar sigurimet e konsideratës sime shumë të lartë.Ahmet Zogu

Promemorie e dalë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave

Tiranë 02/prill 1936

Në mbledhjen e këshillimit ministror më datën 2 prill 1936 ministri i Punëve të Jashtme relatoi mbi gjendjen e pakicave shqiptare në Çamëri si dhe me designimin nga ana e qeverisë greke të deritanishme pesë shtetasve shqiptarë, grekofonë, si mësues të gjuhëve shqipe në shkollat qeveritare greke, në pesë katunde të Çamërisë. Ministri i Punëve të Jashtme gjithashtu dha hollësira mbi mitingun e mbajtur në xhaminë e Filatit, ku popullsia shqiptare kërkoi të drejtën që ta mbajë vetë shkolla shqiptare dhe me këtë rast ekspozoi pikëpamjen e ministrit të Shqipërisë në Athinë. Këshilli ministror vendosi mbas këtyre shpjegimeve që përfaqësitë tona në Greqi, veçanërisht Legata e Athinës, të ngarkohen që të bëjnë demarshe me qëllim që të emërohen si mësues të gjuhës shqipe, ndër shkollat e Çamërisë. Shqiptarët prej race, gjuhe dhe origjine mbi emërimin e mësuesve nga ana e qeverisë greke, përfaqësuesit tanë duhet të insistojnë, në anën tjetër minoriteti shqiptar i Çamërisë të inkurajohet që të kërkojë shkolla shqiptare komunitare. Përfaqësitë tona në Greqi duhet të këshillojnë përparësinë shqiptare të Çamërisë me gjithë mosmarrëveshjet personale që mundet të ekzistojnë.Beqo Izet Kushi

Nga letra dërguar presidentit të SHBA, Uillson në emër të shoqërisë Çamëria.

Nga ana e shqiptarëve të ngastrës së Çamërisë i lutemi shkuanjësisë tuaj të përdorni influencën dhe mbi bazat e parimeve të shenjta të kombësisë dhe të vetëvendosjes të prishen vendimet pleqësore, dhe të padrejta të konferencës së Londrës më 1913 që u përkasin kufijve të Shqipërisë.
 
Top