c'mendim keni per identitenin e shqiptarit

c'mendim keni per identitenin e shqiptarit

fenomeni shqiptar.
nga ka ardhur dhe si e ka fillin? sa ka lidhje me territorin e ashtuquajtur shqiperi dhe rreth? si ka rrjedhur historia e brumosjes kombetare? sot cfare perben unitet, perbashkesim dhe ndergjegjesim kombetar?
...
nuk jam injorant ne histori shqiperie por dua vetem te jem kritik para nje doktrinimi politik dhe pseudonacional te klikave sunduese ne shqiperi.pa njohur rrenjet per mendimin tim nuk kami mundesi te shohim qartas te tashmen dhe te ecim lirshem ne te ardhmen.jemi ne ujra te turbulla, kemi qene dhe...
rradha juve,
shpresoj qe me keni mirkuptuar.
sounds good djema.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: c'mendim keni per identitenin e shqiptarit

Jam realisht krenar qe jam shqiptar dhe nuk e nderroj me asgje vendin dhe identitetin tim... ndoshta tek dikush tingellon demode, por jam i bindur per kete mendim qe shpreh... Te jesh shqiptar nuk eshte pak, eshte te kesh me vete historine qe ne krijimin e njeriut modern, te kesh te stampuar kulturen e nje europiani qendror, te mbartesh vlerat e nje qyteterimi te trasheguar nga gjysherit, vendosur prej shekujsh ne qendren e globit (atje ku lindja takon perendimin), te flasesh nje gjuhe te lashte sa vete bota...
Shpesh here kane tentuar me forma te dhunshme te na largojne nga identiteti yne menyra me e re eshte globalizimi "ekonomik" i shoqerise se re. Por dhe ky eshte nje veper e bastardeve per te perdhosur identitetet e kombeve te formuar qe ne bashkesi, por gjithmone mbeten tentativa te deshperuara te njerezve pa ID...
E mbyll duke thene se seicili nga ne duhet te jete krenar per "targen" autentike qe mbart.
 

crazy

Primus registratum
Re: c'mendim keni per identitenin e shqiptarit

te gjitha shtetet e vendet kane nje histori te tyren dhe nje kulture.une jam shqiptare dhe jam krenare sepse,edhe pse ne bote per shqiptaret mund te thone shume gjera,ne kemi nje histori sa vete jeta e nje kulture te vecante qe shume nuk arrijne ta kuptojne.eshte kultura jone sepse me ate identifikohemi neper bote dhe pse shpesh eshte perpjekur qe te ulet poshte figura e shqiptarit ne mbijetojme dhe jam krenare per cdo gje qe ka bere shqiperia e do jem shqiptare deri diten qe do vdes.jemi njeshi! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: c'mendim keni per identitenin e shqiptarit

pa njohur rrenjet per mendimin tim nuk kami mundesi te shohim qartas te tashmen dhe te ecim lirshem ne te ardhmen.jemi ne ujra te turbulla,
Nuk ka gje me te rendesishme per njeriun se identiteti. Ai eshte pasaporta e karakterit tone, dhe pa te nuk do te ishim gje tjeter vetem se trume e pavlere qe rend nga te shkojne idhujt e tyre. Pa te do te ishim qenie te mjera qe do te benim hje kot ne toke.

Nje perralle e vjeter arabe flet se njehere sorra u mahnit kur pa palloin. U huta nga bukuria e tij nga menyra si si ecte, sesi fryhej se si kendonte. U mahnit me bishtin e tij t mrekullueshem. ...
Qe atehere nje mendim i shkrepi ne koke, dhe e pushtoi te teren. Te behej Pallua.

Keshtu filloi t'a studioje mire sjelljen e tij, dhe dalengadale filloi te fitoje disa nga shprehite e tij. Filloi te tundej para-mbrapa kur ecte. Hapte bishtin e vet te zi, ngrinte sqepin lart dhe krekosej me krenari,... tani jam nje pallua. Perpiqej me zerin e vet te cjerre te kendonte dhe ishte e bindur qe kenga e re qe kish mesuar ishte kenga me e bukur ne bote.

Keshtu filloi te mendonte se nuk duhej te shoqerohej me me sorra, pasi ajo ishte nje pallua dhe nuk i takonte me nje sere kaq te ulet si sorrat.
U largua nga shoqeria e tyre dhe filloi te orvatej te hynte ne "shoqerine e larte", ne shoqerine e pallonjve. Por qe ne orvatjen e pare deshtoi. Ata i kthyen krahet. E shkreta filloi te beje perpjekje maksimale te fituar simpatine e tyre, por cdo perpjekje i shkonte kot. Ata s'e pranonin qe s'e ne mes tyre. Me qindra here tentoi sorra te futej ne shoqerine e tyre, me mijera here bente prova para pasqyres, korigjonte sjelljet e veta per t'a perkryer sa me mire rolin e palloit, por as qe mundi t'i afrohej atyre.

Nje deshperim i thelle e pushtoi te teren. "Une nuk mund te behem kurre nje pallua. Une jam e paafte per te qene nje shpend per se mbari. Kuurre nuk do te arrij te behem "dikush". ....

E derrmuar, e deshperuar, e vetmuar filloi te mendoje edhe njehere per jeten e saj. Filloi te mendoje edhe njehere per jeten e saj te thjeshte prej sorre, ku kish kaluar plot caste te gezueshme. (pa mendoni, ndoshta mund t'i ish kujtuar edhe ndonje cast i paharrueshem romantik me ndonje nga krobat e pyllit :wub: /pf/images/graemlins/laugh.gif ).

Atehere, e vendosi. Me kot kishte tenduar, kishte enderruar jeten e palloit. A nuk ishte bukuri nje sorre?! Eshte mjaft bukur te jesh nje sorre. Te fluturosh lart, mes reve. Te hidhesh e te perhidhesh ne qiell, me krahet te shtrira ne ere. C'marrezi, te behesh nje pallua!
"Do te kthehem patjeter mes mikeshave te mia te dashura".

Por e pamundur. Imagjinoni nje soore qe perkundej si pallua me bishtin e zi shpalosur ne ere, qe ngrinte sqepin lart e krekosej si gjel. Tere pylli filloi te gajasej tek e shihte te ecte si calamane, dhe asnje sorre nuk e pranoi ne shoqerine e saj. Teper e dhimbshme. Kishte harruar te ishte sorre. Kishte harruar edhe te fluturonte. A mud te jetoje dot nje sorre pa krahe?!
Te gjitha shoqet i kthyen shpinen rrahen krahet dhe fluturuan drejt qiellit duke lene vetem. /pf/images/graemlins/frown.gif


Ne nuk jemi as sorra miq! Ne jemi pallonj qe i kemi folete ne shpatet me te larta te maleve. Dhe nuk po merret vesh ke po imitojme! /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top