BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

George Clooney ka ndryshuar krejtësisht pas lidhjes së tij me Amal Alamuddin.
Aktori i Hollywoodit edhe një herë ka shprehur dashurinë e madhe që ka për “gruan e ardhshme”, kësaj here gjatë një manifestimi humanitar, Celebrity Fight NIght, të organizuar në Firencë, ku ai është ngjitur në foltore dhe ka mbajtur një fjalim.
“Doja vetëm t’i them bashkëshortes time të ardhshme Amal se e dua shumë dhe mezi pres të bëhem burri i saj”, ka thënë Clooney para të gjithëve duke shkaktuar befasi në publik.

Ai po ashtu ka konfirmuar se martesa do të bëhet në Itali. “E kam njohur gruan time të ardhshme këtu në Itali, dhe këtu do të martohemi për disa javë, edhe atë në Venedik nga të gjitha vendet e botës”, ka shtuar më tej aktori.
