Claudia Schiffer
Ajo është 39 vjeçe, ka dy fëmijë dhe jeton në Londër. Claudia Schiffer, një prej modeleve që ka bërë histori në vitet 90 së bashku me Naomi Campbell dhe Eva Herzigova, tregon jetën e saj si në përrallë

“Familja më jep forcë të jem e lumtur”

Pak ditë më parë, ajo deklaroi se pas 22 vjetësh do të hiqte dorë nga pasarelat, edhe pse ky mund të jetë një nga vendimet më të vështira në jetën e saj. Pjesë e tyre që në moshën 17-vjeçare, Claudia, tashmë 39 vjeçe, tregon: “Nuk do të ngjitem më në pasarela. Do të vazhdoj të jem modele dhe të punoj në fushën e modës, por jo më në pasarela. Nuk besoj se do të më mungojnë edhe pse kam qenë pjesë e tyre për 22 vjet me radhë”. Bukuroshja bionde, me një fizik për tu adhuruar, sytë bojëqielli dhe një finesë të rrallë, që aktualisht është nëna e dy fëmijëve, e mori famën në krah të emrave të mëdhenj të modës në vitet 90, si Cindy Crawford, Kate Moss, Linda Evangelista, Naomi Campbell dhe Christy Turlington. Ajo jeton në Londër dhe tregon se jeta e saj është si një përrallë, e mbushur plot me gjëra të bukura çdo ditë. Bashkëshorti i saj, producenti i filmit, Matthew Vaughn, 38, ndodhet në Afganistan, ndërsa ajo po planifikon një udhëtim në Irak. Supermodelja gjermane, gjatë karrierës ka fituar më shumë se 55 milionë dollarë dhe është shfaqur në më shumë se 700 kopertina revistash prestigjioze. E kërkuar nga të gjitha firmat e mëdha të modës në botë, Claudia Schiffer, vërtet braktisi pasarelat po emri i saj do të jetë gjithmonë i lidhur ngushtë me to.

Si ju duk vendimi për tu larguar nga pasarelat?

Edhe i vështirë, edhe i lehtë. Nuk besoj se do të më mungojnë. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e botës së modës. Do të kujdesem për çdo detaj, do ti shoh gjërat me më imtësi, por kësaj here e ulur në karrigen e spektatorit. Megjithatë puna ime është modele dhe unë e tillë do të vazhdoj të mbetem deri në fund të jetës.

Cili është sekreti i suksesit?

Normaliteti. Jam një grua e qetë dhe një nënë e lumtur. Unë kam dy fëmijë, Casper, 6 vjeç dhe Clementina 5, dhe ditët që kaloj pranë tyre më japin forcë të madhe për të ecur para dhe për të qenë më e vendosur në vendimet që marr. Pastaj edhe jeta bashkëshortore më ka ndryshuar. Partneri im më mbështet në gjithçka që bëj. Jetesa në Londër na ka prirë për mbarë.

Dikur, pas moshës 25-vjeçare, modelet “dilnin jashtë funksionit”, ndërsa sot, së bashku me ju, edhe pse në moshë madhore, janë shumë të kërkuara Naomi Campbell dhe Eva Herzigova. Si e shpjegoni ju këtë?

Mendoj se njerëzit janë trembur nga mënyra se si po ecën bota, nga kriza ekonomike, luftërat dhe ndaj kjo gjë pasqyrohet edhe në botën e modës. Për më tepër, sot top modelet nuk kanë personalitet të fortë, siç kemi pasur ne dhe më kryesorja nuk kanë mundësi për ta ndërtuar.

Përse?
Gjithçka digjet me shpejtësi. Një modeleje mund ti ndodhë që të përfundojë në kopertinën e revistës “Vogue” tri javë pas debutimit dhe më pas të pushohet nga puna, sepse ndoshta nuk është më momenti i tendencës që mishëron. Kur kam filluar punë, kërkoheshin gjithmonë të njëjtët persona, trukoheshim më shumë, interpretonim personazhe të ndryshëm. Sot modelet mendojnë vetëm të punojnë dhe kaq. Ne dëfreheshim dhe mbretëresha e mbrëmjeve ishte Naomi, pasi imitonte në perfeksion stilistët dhe koleget.

Ju keni rënë gjithmonë në sy mes kolegeve, sepse keni qenë një vajzë e urtë dhe e brishtë?

Po, është e vërtetë. E kisha të vështirë të përshtatesha. Nëse nuk njihja ambientin që më rrethonte, nuk flisja kurrë. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Sinqerisht, nëse shumë mendojnë se gjëja më e mirë është të kthehen pas në moshë për të qenë edhe një herë 20 vjeç, unë nuk do ta preferoja. Pas të 30-ave arrita pjekurinë time si femër dhe kjo moshë për mua ka qenë më e lumtura e jetës sime. Nuk dua të kthehem pas.

Gisele Bundchen po korr sukses të jashtëzakonshëm. A mendoni se ajo është vërtet modelja e momentit?

Sigurisht. Gisele është një vajzë e mrekullueshme, me një bukuri të rrallë të lindur. Për të arritur aty ku është sot, ka punuar shumë dhe unë e përgëzoj për këtë.

Si e kaloni zakonisht kohën e lirë?

Më pëlqen shumë të kalëroj, vizatoj, luaj tenis apo të bëj ski. Po ashtu, të çoj fëmijët në shkollë dhe të kujdesem për edukimin e tyre.

Nëse nuk do të ishit bërë modele, cili do të ishte profesioni juaj?

Sigurisht avokate. Një zanat që do ta trashëgoja nga prindërit e mi. Që e vogël e kam pasur këtë dëshirë, por në tetor të vitit 1987 kur isha 16 vjeç, jeta ime ndryshoi. Kisha shkuar në një klub në Duseldorf, kur Michael Levaton, drejtori i “Metropolitan Model Agency” më pa dhe më kërkoi të bëhesha menjëherë modele për agjencinë e tij. Pranova pa asnjë hezitim.

I kujtoni ende fillimet?

Padyshim. Mbarova shkollën dhe u nisa drejt Parisit për një shërbim fotografik. Më pas dola në kopertinën e “Vogue” në Francë, por famën e mora atëherë kur Karl Lagerfeld më thirri për tu bërë imazhi i ri i “Chanel”.

Takoheni shpesh me koleget e kohës suaj?

Më shpesh takohem me Eva Herzigovën. Shkëmbejmë mendime për fëmijët dhe mundohemi të flasim për gjithçka, përfshi edhe pasionin tonë për modën.

Thuhet se mbi komodinë, përveç fotove të familjes, mbani edhe atë të një qenushi, që e kishit shumë për zemër kur ishit e vogël?

Po, nuk mund ta hedh kurrë. Kam shumë kujtime të fëmijërisë të lidhura me të. Më kujton gjyshërit, dashurinë dhe shtëpinë e tyre.

Jeni kundër kirurgjisë estetike?

Absolutisht po. Është më mirë të kesh ndonjë defekt, sepse pikërisht kjo të bën të veçantë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23983. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23983