Cirque du Soleil

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Cirque du Soleil

Mua me pelqen cirku...dhe per me teper me pelqen "Cirque du Soleil"...qe do te thote "Cirku i Diellit". Meqe jane jashtzakonisht artiste te mrekullueshem me plot kuptimin e fjales...them se tema eshte e mire pikerisht per tek artet figurative...e di qe ka disa persona ne forum qe kane pasur shancin te shikojne "live" spektakle te ketij cirku, kam deshire ti ndaj ato qe di apo ato qe kam pare me ju...

I krijuar ne 1984 ne Quebec...dallohet nga trupat e tjera te cirkut, sepse nuk permbajne kafshe ne numrat e tyre, luajne shume me kostumet, venien ne skene dhe muziken...

me pelqen Sllogani qe kane...Invoke Provoke Evoke

Cirque du Soleil ka 3000 persona te punesuar...per çdo shfaqe ka mesatarisht 60 artiste, 60 teknike 800 tone material etj etj,

Ka tre lloje spektaklesh:

Spektakle ne turne, nen tende (big top)...qe permban 2500 vende dhe qe shetit gjithe boten.

Spektakle ne turne, ne arene ose salla koncertesh... Spektakli me i fundit, Paris...korrik gusht 2007...kreacioni me i ri i titulluar "Wintuk"...ne nentor 2007 ne New York...

Spektakle fikse...zakonisht neper teatre (Las Vegas, Walt Disney, Oralndo per 2007)


Spektakli "Alegria" eshte i mrekullueshem per mua...endrra e endrrave, bote tjeter reale dhe irreale, fantastik, plot me ngjyra, i magjishem, nje muzike qe te merr me vete, akrobate tmerresisht te talentuar, qe te lene pa fryme, qe te çojne shume larg, ne mes te universit, qe evokojne jeten dhe rinine por me ngjyra dhe kostume te koheve te hershme...per me shume...mund te klikoni ju lutem ne linkun me poshte... nuk do ngeleni te zhgenjyer...


Kjo eshte kenga e spektaklit...

http://fr.youtube.com/watch?v=y8YjtozRX1o

dhe nje nder numrat...

http://fr.youtube.com/watch?v=eP6AJXprOXc&mode=related&search=


dhe nje nder numrat...

http://fr.youtube.com/watch?v=hgLdrDFuaHg&mode=related&search=
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Cirque du Soleil

Eshte shfaqja me mahnitese qe kam pare .......dhe e kam permendur dhe ne forum diku ..........persa kohe je ne salle humbet sensin e realitetit sepse nuk te behet te humbasesh asnji detaj te vockel nga ato qe ndodhin ne skene .......tingujt e vecanta, muzika ne pergjithesi, harmonia e levizjeve dhe fantazia ishin superiore ......une kam pare the water theme , po sdo ta humbisja nje shanc te dyte per te ripare Alegrine a dicka tjeter .......
 

Vals

Primus registratum
Re: Cirque du Soleil

Jane te mrekullueshem. Kishin nje duet levizjesh gjimanstike si te perziera me Tai Chi nje femer e nje mashkull me nje drite qe jua ngadalesonte levizjet - ishte mrekulli. Ne nje shfaqje tjeter ishte nje femer aziatike qe bente akrobaci me disa si perde/shalle te gjate te kuq qe vareshin nga tavani - e hatashme.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Cirque du Soleil

Cirku nuk me pelqen, pro keta i kane dhene kuptim tjeter ketij arti. Te mrekullueshem!
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Cirque du Soleil

Tralalalalala lalalaaaaaaaaaaaaaa une e pashe dje... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/Eliterate.gif

DELIRIUM...ishte delir i vertete...s'kam foto sepse ishte e ndaluar...dhe meqe spektakli ishte ne Gjermani...njerezit jane shume te disiplinuar dhe asnje blic nuk kishte gjate gjithe shfaqes...por Youtube...egziston... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
nese doni te shikoni...

http://www.youtube.com/watch?v=CeNzGUSWLRg&mode=related&search=cirque%20soleil%20delirium


eshte hapja e spektaklit...cilesia e kesaj video nuk eshte shume e mire...por mund te shikohet...
 
Top