Ciljeta: Ndihem me e vleresuar se kurre

Ciljeta: Ndihem me e vleresuar se kurre

imagebutton.gif


ciljeta.jpg
Karriera e saj nisi fort dhe shpejt në muzikë. Ka krijuar një elitë të caktuar fansash dhe një publik që e pëlqen kur e sheh.Këtë herë është rradhitur tek këngëtarët më të mirë për të kënduar në fushatën e Partisë Demokratike. Ja se çna rrëfen ajo.
Çili, si ndihesh mes një grupi këngëtarësh profesionistë?
Shumë mirë. Një vlerësim maksimal që po përjetoj. Ndodhem mes këngëtarëve më të mirë. Kaloj shumë mirë me ta dhe tashmë më është bërë pjesë e të përditshmes.
Na veço disa momente të bukura…
Kemi udhëtuar shumë, vërtet shumë. Kemi qenë në shumë qytete. Lëvizim me një furgon që na është vënë në dispozicion dhe ai është momenti ynë i relaksit. Kur na zë edhe nata në rrugë, nga lodhja flejmë ashtu siç jemi në sedilje, kemi marrë edhe disa jastiqe me vete. Dimë gjithçka të njëri-tjetrit. Qeshim shumë, flasim shumë, batuta pa fund. Politika tek ne nuk ka vend. Ne po shijojmë këngët tona, kënaqësinë që i japim publikut dhe vetë kontributin në art.
Do këndoje për Partinë Socialiste?
Nëse nuk do kishte rregulla kontrata që kam firmosur, pse jo. Këngëtarët nuk kanë të tilla barriera edhe pse bindjet vetjake politike mund ti përkasin asaj partie për të cilën ti këndon. Pse jo.
Këngët që ke përzgjedhur për çdo koncert?
Ne këndojmë nga tre këngë për çdo koncert. Përzgjedh më të fundit dhe më të pëlqyerat e repertorit tim. Pastaj shohim gjatë ditës dhe kohës që është në dispozicion.
Marrëdhënia me këngëtaret e tjera?
Kam shkuar në shumë vende dhe jam pritur në mënyrë të jashtzakonshme. Me të gjithë këngëtarët shkoj shumë mirë. Flasim bashkë, rrimë bashkë. Ja për shembull. Këtë herë në Tepelenë do të shkoj me makinën time. Dhe rrugën do e përshkoj me Elvanën. I vlerësoj të gjitha këngëtaret dhe këngëtarët. Më pëlqen që jam bashkë me ta.
Dyshe-Dyshe
Edhe pse sipas tyre shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, vajzat në disa momente veçohen. Kështu për shebull, Sonit dhe Ledinës u shijon më shumë muhabeti bashkë, ndërsa Çiljetës dhe Elvanës të dyjave. Kjo ka të bëjë edhe me moshën e përafërt që vajzat kanë. Por përsëri e përgjithshmja i gjen bashkë, madje bashkë me djemtë duke shijuar ditët që kalojnë dhe duke iu ardhur keq se për pak do i vijë fundi gjithë aventurës.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4571. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4571
 
Top