cilin version??????!!!!!!!

cilin version??????!!!!!!!

nuk eshte hera e pare qe nje ngjarje pershkruhet ne menyra krejt te ndryshme


shihni nje krahasim midis "shekulli" dhe "gazeta shqiptare"

---------------------------------

Sali Lusha, incident në Bllok me pronarin e lokalit


E.Janina

TIRANË- Fërkimi i makinave ka shkaktuar një incident mes Sali Lushës dhe pronarit të një lokali në Tiranë, Ilir Agës, në zonën e ish-Bllokut. Ngjarja në fjalë ka ndodhur paraditen e djeshme, në qendër të ish- Bllokut, por është mbyllur pa asnjë pasojë. Të dy protagonistët e ngjarjes kanë filluar të shkëmbejnë fjalë me njëri-tjetrin, por në momentin që kanë shkuar uniformat blu, ata janë qetësuar menjëherë. Madje, kur janë afruar policët Lusha dhe Aga i kanë dhënë dorën njëri- tjetrit dhe askush nuk ka pranuar që të bëjë denoncim. Të pyetur nga efektivat e policisë, si Lusha ashtu edhe Aga, kanë thënë se ishte një incident i vogël, të cilin do ta zgjidhin mes njëri- tjetrit. Lajmi është pohuar dje nga burime të policisë së kryeqytetit, të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pronari i lokalit në Bllok, Ago zotëron një makinë të shtrenjtë të tipit “Jaguar”. Kjo makinë ishte parkuar paraditen e djeshme vetëm pak metra larg lokalit të tij, tashmë i mbyllur për shkak të punimeve që po kryhen në rrugë. Teksa ai ndodhej fare pranë makinës, aty ka kaluar një tjetër makinë e shtrenjtë një “Hummer”. Kjo e fundit drejtohej nga Sali Lusha dhe dy makinat duket se janë fërkuar me njëra- tjetrën. Kaq ka mjaftuar dhe të dy pronarët e makinave kanë gjetur veten në mes të rrugës duke debatuar shumë ashpër. Vetëm pak sekonda më pas debati është kthyer në një situatë sharjesh të rënda. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë kalimtarëve të rastit por edhe të disa punonjësve të policisë, të cilët ishin duke patrulluar zonën. Mesa duket, shfaqja e policisë ka qetësuar situatën. Sapo kanë parë uniformat blu ata kanë ndaluar dhe kanë filluar që të flasin normalisht me njëri- tjetrin. Madje në sy të policëve ata kanë shtrënguar duart për të treguar se nuk kishin asnjë konflikt serioz. Punonjësit e policisë i kanë marrë një nga një të dy protagonistët e ngjarjes dhe i kanë pyetur nëse kishin ndonjë gjë më shumë për të shtuar në lidhje me atë që ndodhi. Gjatë pyetjes nga policët askush nga protagonistët nuk ka pranuar që të bëjë kallëzim ose të akuzojë tjetrin për ndonjë gjë. Në këtë situatë policia ka vendosur që të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në lidhje me këtë çështje, pasi nuk ka elementë të veprës ose kundravajtjes penale.



24/06/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana



--------------------------------------

Faqja 2 - FAQE E PARE Qershor 24, 2006


Policia vihet në ndjekje të Lushës, por të dy kundështarët pajtohen

Sali Lusha grindje me pronarin e PUB “Manhatan”

Policia: Ish-badigardi doli garant për shtesën e lokalit



--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE
Ish-badigardi i Presidentit Sali Berisha, i rikthehet peripecive me policinë. Paraditen e djeshme Sali Lusha është përfshirë në një grindje me pronarin e PUB-it “Manhatan”, Ilir Aga. Ngjarja ka ndodhur përpara këtij lokali në zonën e ish Bllokut në kryeqytet. Lusha i është shmanguar forcave të policisë që ishin afruar për të zgjidhur situatën duke u larguar me fuoristradën e tij ngjyrë gri. Për shkak të këtij veprimi, targa dhe të dhënat e mjetit janë komunikuar në radio për t’u ndaluar në postbllokun më të afërt. Lusha ka qenë në kërkim nga policia për një orë pasi ai ka arritur kompromisin me ish-oficerin e krimeve, Aga. Pronari i PUB-it “Manhatan”, është tërhequr nga padia penale për grindjen. I kontaktuar nga Gazeta, Sali Lusha, ka pranuar se ka qenë një grindje në gjanxehtësi. Incidenti ishte vetëm një gjaknxehtësi e rastit, por që është zgjidhur mes tij dhe Agas.
Grindja
Kalimtarë të rastit janë shprehur se kanë parë Lushën dhe Agën të grindeshin në mënyrë verbale me njëri-tjetrin. Ata janë ofenduar me fjalë të rënda dhe në këto kushte kanë ndërhyrë patrullat e policisë që mbikqyrin zonën e ish Bllokut. Lusha është larguar qysh në momentin e mbërritjes së policisë, ndërsa policia ka marrë në pyetje Agan. Ndërkohë mësohet se shkaku i grindjes ka qënë “garancia” e Lushës për ndërtimet shtesë që pronari Aga po i kryen PUB-it “Manhatan”. Burime konfidenciale pranë grupit hetimor të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, janë shprehur se Lusha i kishte ofruar ndihmë Agës, për të mbyllur konfliktin mes tij dhe Policisë Ndërtimore për lejen e shtesës. Burimet nuk saktësojnë nëse Lusha të ketë marrë ndonjë shumë në këmbim të ndihmës së tij, por mësohet se ai e kishte garantuar pronarin për ndërmjetësim në Policinë Ndërtimore. Por vetëm dy më parë, Kryeministri Berisha shkarkoi Ibrahim Morinën, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ndërtimore si dhe Ismail Hoxhën, drejtorin e Degës për Tiranën. Policia nuk siguron prova për implikimin e ndonjë prej ish drejtuesve në këtë ngjarje, por mesa duket shkarkimi i tyre, ka bërë që Aga të mos besojë se Lusha mund të ndihmonte në lejen e objektit. Gati dy muaj më parë policia ndërtimore e Tiranës ndërhyri për të ndaluar shtesën e lokalit në drejtim të rrugës. Mes pronarit dhe krerëve të policisë ndërtimore pati mosmarrëveshje për një leje të Bashkisë së kryeqytetit, që sipas ndërtimorëve nuk kishte kompetenca në këtë lloj ndërtimi. Pronari u pengua të vazhdonte punimet ndërsa u kërkua kthimi i sheshit në gjëndjen e mëparshme.
Hetimi
Hetuesit e Komisaritit numër 2 të Policisë së Tiranës, i kanë shkuar deri në fund veprimeve proceduriale për ngjarjen. Të dyja palët janë thërritur të japin versionet e tyre për ngjarjen, ndonëse ishin deklaruar të pajtuar. Aga dhe Lusha kanë pretenduar se gjithçka e kishte zanafillën te fërkimi mes mjeteve, por si te “Jaguar” i Agës dhe fuoristrada e Lushës nuk janë dalluar shenja gërvishtjesh. Zyrtarisht mësohet se ngjarja është klasifikuar grindje e rëndomtë mes Lushës dhe Agas, ndërsa policisë i mbeten për t’u verifikuar dyshimet për problemin e ndërtimit të PUB-it “Manhatan”. Policia ka mbajtur procesvebalet përkatëse për ngjarjen, të cilat sot priten t’i dërgohen prokurorisë për të vendosur nëse ka elementë për të vazhduar një procedim penal për grindjen. Ndërkaq dy protagonstët Lusha dhe Aga, janë kthyer në banesat e tyre duke e konsideruar të mbyllur incidentin mes tyre. re.kro


/pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif
 
Top