Cili politikan duhet larguar dhe pse?

PetritKola

Primus registratum
Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Filloj une me Sali Berishen.

Eshte nje vegel e Ramiz Alise dhe Sigurmit...

E ndersa pritej te pakten te tregonte karakter malesori i ka zgenjyer te gjithe edhe ne kete drejtim.

E coi vendin ne katastrof ne 1997-te... dhe po i jep te njejtin drejtim edhe sot.

Ka furnizuar makinen ushtarake serbe me nafte qe ajo te vazhdonte masakrat ne Ballkan.

Po zabton urdhrat qe ka marre nga greku per te hapur shkolla greke, beje gjuhen greke zyrtare, shpalli 500 mije minoritaregrek ne Shqiperi, shpalli Himaren greke...
 

receli

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

gazeta 55


Prijësit e rebelimit

(20.08.2007)

Janë shkruar me dhjetëra libra për vitin e vrarë 1997. Janë bërë me mijëra faqe analiza e komente nga analistë, politikanë, gazetarë, nga ish-spiunë e ish-shefa sigurimi. Libra, artikuj dhe komente kanë shkruar për këtë vit të vrarë edhe grafomanë që nuk kanë pasur as një të qindtën e informacionit të domosdoshëm për të marrë përsipër një nisëm të tillë, por janë nisur nga zelli i verbër politik për të shërbyer në një njërin krah të politikës, apo në tjetrin krah, me qëllimin e vetëm të përfitimit nga këto "analiza" dhe "komente" të mbiquajtura libër.


Kronikë pa koment, e periudhës Janar-Mars 1997

Parathënie

Janë shkruar me dhjetëra libra për vitin e vrarë 1997. Janë bërë me mijëra faqe analiza e komente nga analistë, politikanë, gazetarë, nga ish-spiunë e ish-shefa sigurimi. Libra, artikuj dhe komente kanë shkruar për këtë vit të vrarë edhe grafomanë që nuk kanë pasur as një të qindtën e informacionit të domosdoshëm për të marrë përsipër një nisëm të tillë, por janë nisur nga zelli i verbër politik për të shërbyer në një njërin krah të politikës, apo në tjetrin krah, me qëllimin e vetëm të përfitimit nga këto "analiza" dhe "komente" të mbiquajtura libër.
Duke respektuar punën e secilit prej tyre për bërjen e këtyre librave, them se në nismën time për të shpalosur para lexuesve Vitin e vrarë ‘97 nuk do t’i referohem asnjë fakti apo të dhëne të botuar në faqet e këtyre librave. Kjo jo për faktin se kam bindje të prerë se në to nuk gjendet asgjë e vërtetë, por për atë që unë i kam vënë vetes tjetër qëllim. Nisma ime është paraqitja e ngjarjeve, fakteve, personazheve, viktimave dhe fitimtarëve të këtij vitit të vrarë, pa asnjë lloj komenti.
Komentin dhe analizën e këtij viti të vrarë, le ta bëjnë prokurorët, gjyqtarët, politikanët, historianët, analistët apo kush të dojë. Ndërsa komentin e ngjarjeve të këtij viti të vrarë po ia lë në dorë lexuesit.
Autori

Në vend të një prologu/Gjatë vitit 1996 Shqipëria arriti suksese të padiskutueshme në të gjitha fushat. Integrimi i shpejtë i saj në strukturat euro-atlantike, ngritja e shpejtë ekonomike dhe sukseset e policisë në luftën me krimin ua kishin hequr përfundimisht të drejtën morale të majtëve për të synuar marrjen e pushtetit me mjete demokratike. Ndaj edhe grupet paramilitare që i kishin përgatitur për veprim që në zgjedhjet e majit ’96, i instruktuan mjaft mirë për të vepruar më me forcë, për të kryer akte të pastra terrori, vrasje, grabitje etj. Megjithëkëtë, forca e policisë dhe konsekuenca e krerëve të shtetit të asaj kohe për konsolidimin e institucioneve, funksionimin e shtetit ligjor dhe luftën e pakompromis kundër krimit bënë që këto banda paramilitarësh të majtë shumica të përfundojnë në qeli e disa prej tyre të largohen përkohësisht nga vendi, për t’u rikthyer më vonë me mjete dhe para të dhuruara nga disa segmente antishqiptare të njohura. Ndërsa krerët e opozitës së majtë flirtonin pa mëdyshjen më të vogël në dëm të çështjes kombëtare shqiptare me organizata e klane mafioze vetëm e vetëm për hir të rikthimit në pushtet me çdo çmim.
Me paratë dhe eksponentët më kriminalë të këtyre klaneve antishqiptare u përgatit terreni i pararevolucionit të armatosur të pranverës 97 me mjaft kujdes. Propagandimi i fajdeve si suksesi më i madh i ekonomisë shqiptare, infiltrimi në strukturat më të rëndësishme të këtyre firmave piramidale i ish-oficerëve të sigurimit dhe ish-spiunëve dhe pasurimi i shpejtë i një shtrese njerëzish ekstra të majtë përmes grabitjeve të shumave të mëdha nga këto firma piramidale qe hapi i parë. Kjo për të vazhduar më pas me sponsorizime në dorë e nën dorë të shtypit e të mediave ku propagandoheshin shifrat marramendëse të fitimit nga këto piramida me qëllim mashtrimin e një mase sa më të madhe njerëzish. E gjithë kjo bëhej që të sigurohej prapavija, pra mbushja e shesheve me njerëz të pakënaqur nga grabitja e parave nga këto firma, ku këto të fundit kishin besuar mrekullinë pasurimit të menjëhershëm.
Në fshehtësi të plotë ishte përgatitur edhe infrastruktura e dhunës dhe furnizimi me armë i grupeve të majta paramilitare. Ky furnizim u bë përmes dy portave. Nga Jugu me det dhe tokë armët dhe kontingjentet e krimit vinin prej Greqisë fqinjë, siç qe lirimi nga burgu i disa kriminelëve në zë që ishin dënuar atje me burgim të përjetshëm. Dhe nga veriu kryesisht përmes Hanit të Hotit ku kryesisht hyjnë shumë armë automatike që shkuan në Vlorë, pa përjashtuar këtu edhe disa eksponentë kriminalë që ishin rekrutuar nga shërbimet e fshehta serbe.
Po si u realizua skenari i këtij revolucioni të armatosur? Cilët qenë aktorët kryesorë në skenë dhe në prapaskenë? Këto pyetje marrin përgjigje në mënyrë modeste nga shënimet e mia jo të plota të mbajtura gjatë atyre ditëve kur antikrimi dhe krimi ishin në dyluftim të rreptë. Kur shteti dhe antishteti luftonin për jetë a vdekje, kur njeriu dhe antinjeriu kacafyteshin deri në agoni. Kur shqiptari dhe antishqiptari luftonin në kufi,në qeveri e deri dhe në parlament. Dhe për fatin e keq të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të demokracisë së këtij vendi triumfuan në këtë dyluftim fituan krimi, antishteti, antinjeriu dhe antishqiptari. Ky libër përmban shënimet e mia nga fillimi i janarit e deri në fund të Marsit 1997. Shënime këto të paraqitura në formë ditari në mënyrë të përmbledhur dhe pa asnjë lloj komenti.
6 Janar 1997 - Ministri i Brendshëm, Halit Shamata, lëshon një urdhër ku kërkon vënien në gatishmëri të policisë dhe masa të rrepta sigurie të kontrollit të bregdetit. Kjo pasi trafiku i klandestinëve dhe drogës nga njerëzit e Sabit Brokajt, Skënder Gjinushit dhe Arben Malajt, është bërë një shqetësim serioz për qeverinë dhe policinë italiane. Shefi i komisariatit të Vlorës, Sokol Mulosmani, bllokon disa skafe ndalon mbi dhjetë vlonjatë që strehonin klandestinët që prisnin të niseshin drejt brigjeve italiane. Në mbështetje të këtij urdhri komisari Mulosmani nis bashkëpunimin konkret me karabinierinë italiane duke shkëmbyer me to numrat e telefonave dhe fakseve. Kjo bëhet për shkëmbim informacioni sa më direkt dhe të shpejtë,me qëllim goditjen dhe parandalimin e aktivitetit të paligjshëm që kryhet në të dy anët e kufirit. Po këtë ditë hyri në zbatim paketa antikrim që u miratua nga parlamenti vetëm disa ditë para vitit të ri. Kjo paketë parashikonte që dënimet për krime të rënda të jenë pa marzhe duke iu hequr mundësinë prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar për të liruar kriminelë nga burgjet përmes përfitimit të ryshfeteve.
8 Janar 1997 - Një fajdexhi nga Kuçova i quajtur Bujar Fata, shpall falimentimin e firmës së tij të quajtur "Malvasia" dhe zhduket me afro një milionë dollarë në çantë duke lënë pa shpresë rreth 40 mijë klientët e tij. Flitet se paratë i kishte depozituar me interesa të larta në një bankë të Turqisë. Gjykata e Faktit Tiranë lë në burg pa afat disa doganierë që janë akuzuar për kontrabandë në pikën doganore të Kakavijës. Nga burgjet greke vijnë informacione që policia e këtij vendi po keqtrajton të burgosurit shqiptarë.
9 Janar 1997 - Ushtarakë të lartë të NATO-s takohen me ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali. Ndërkohë ministri i Brendshëm del para gazetarëve në një konferencë shtypi ku bën bilancin e punës së vitit 1996 dhe shpall strategjinë e punës së dikasterit që drejton për luftën kundër krimit. Efektivi i policisë së Kakavijës ndryshon 100 për qind. Qeveria mirëkupton studentët në kërkesat e tyre ekonomike dhe merren masa për zgjidhjen e këtyre kërkesave. Në Vlorë policia vret aksidentalisht një grua. Kjo pasi makina me të cilën ajo po udhëtonte nuk i bindet urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar dhe policët i pandehën për trafikantë dhe qëlluan mbi to.
10 Janar 1997 - Në pikën e kalimit të kufirit Kakavijë policia greke kthen mbi 200 emigrantë shqiptarë. Policët e shtetit fqinjë pretendojnë se nuk kanë dokumente të rregullta,duke u kërkuar edhe letërnjoftimet e vogla. Emigrantët e kthyer forcërisht deklarojnë se kishin viza të rregullta leje qëndrimi madje edhe certifikata të rregullta me foto, dhe të noterizuara e të përkthyera.
11 Janar 1997 - Fluksi i kthimit me dhunë të emigrantëve shqiptare nga Greqia shtohet në mënyrë të ndjeshme. Nga të gjitha pikat e kalimit të kufirit me këtë shtet fqinjë vijnë lajme për mijëra të kthyer. Sipas një burimi nga Kakavija numri i të kthyerve e ka kaluar shifrën e 3000 personave, pjesa dërmuese e të cilëve me dokumentacion të rregullt dhe me viza të lëshuara nga vetë Ambasada greke. Refugjatët e kthyer me dhunë tregojnë për keqtrajtime dhe grabitje parash nga ana e policëve grekë.
12 Janar 1997 - Një tërmet 4.3 ballë i shkalës Rihter godet Shqipërinë e Jugut. Dëmtohen rëndë mbi 70 shtëpi banimi. Qeveria greke deklaron se ka gati procedurat e ekstradimit në Shqipëri të shqiptarëve që vuajnë dënimin në këtë vend.
14 Janar 1997 - Një skaf me 130 milionë dollarë është larguar me shpejtësi nga brigjet e Vlorës. Këtë lajm e emetuan disa media njëherësh, duke çuditur tërë opinionin shqiptar, pasi shifra ishte me të vërtetë marramendëse. Mirëpo Ministria e brendshme doli me një komunikatë për shtyp ku thuhej: "Lidhur me lajmin e largimit të një mjeti lundrues në drejtim të panjohur me rreth 130 milionë dollarë dhënë nga disa media, Ministria e Brendshme bën të ditur se policia nuk disponon të dhëna të mjaftueshme për të provuar vërtetësinë e informacionit mbi të cilin mbështetet ky lajm. Megjithëse lajmi u emetua nga mediat me 14 Janar, burime jo të konfirmuara flisnin sikur skafi me 130 milionë dollarët ishte larguar nga brigjet e Vlorës më 9 janar. Këtë lajm e bën të besueshëm edhe fakti që ai u emëtua edhe përmes valëve të radios "Zëri i Amerikës". Ky lajm solli si të thuash goditjen e parë në tërmetin e fajdeve. Në njoftimin e saj Ministria e Brendshme garanton qytetarët se ka qenë dhe mbetet e vendosur për të goditur të gjitha llojet e trafikut të paligjshëm dhe autorët e tyre, që bien ndesh me sigurimin e jetës,pasurisë dhe veprimtarisë së qytetarëve.
15 Janar 1997 - Firma huamarrëse "Sude" që i përket një gruaje 30-vjecare me ngjyrë, të quajtur Maksude Kadëmi, shpall falimentimin. Në orën 16.20 të kësaj ditë ajo del në ballkonin pallatit ku banonte dhe para disa qindra kreditorëve që qëndronin aty duke thirrur "duam paratë tona", deklaron: "Loja ime ka mbaruar. Paratë e mia nuk kanë të bëjnë me qeverinë. Kjo është një skemë piramidale që falimentoi. Ju nuk keni asnjë arsye që paratë që humbët këtu t’ia kërkoni shtetit". Kreditorët dhe disa të tjerë që nuk ishin të tillë qëlluan me gurë mbi forcat e policisë që qëndronin pranë pallatit të fajdexheshës.
16 Janar 1997 - Qeveria Meksi në një mbledhje urgjente të saj merr vendim për të ngrirë në Bankat shqiptare të të gjitha niveleve të gjithë shumat në lekë dhe valutë të firmave më të mëdha huamarrëse. Me këtë vendim u ngrinë 25.5 miliardë lekë të fondacioneve "Populli", "Xhaferri" dhe firmës rentiere "Gjallica". Me vendim të posaçëm qeveria bllokoi edhe të gjitha transaksionet hipotekare. Qindra kreditorë të "Gjallicës" u grumbulluan në Vlorë duke demonstruar në kërkim të parave të tyre. Disa persona jo kreditorë të futur në mes të turmës pasi hodhën parulla politike kundër qeverisë goditën me mjete të forta mbi forcat e policisë dhe për pasojë mbetën të plagosur dy policë.
Greqia ktheu qindra refugjatë shqiptarë.
17 Janar 1997 - Ministri i Financave, Ritvan Bode garanton kreditorët se paratë e firmave dhe fondacioneve të ngrira në bankat shqiptare, janë të sigurta dhe do tu kthehen kreditorëve. Gjykata lë në burg pa afat katër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sudes. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë garanton se përveç parave që janë ngrirë kreditorët do të marrin më pas edhe pjesë nga pasuritë e këtyre firmave që do të shiten si objekte, automjete etj. Në sportelet e fondacioneve "Populli" dhe Xhaferri" mblidhen kreditorë dhe ish-sigurimsa që nxisin për akte dhune.
18 Janar 1997 - Presidenti Sali Berisha në fjalën e mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së garanton familjet goditura nga skemat piramidale se do të ndihmohen nga shteti në shumë fusha dhe deklaron se ato që kanë humbur shtëpitë në këto skema do të trajtohen me përparësi me kredi. Policia përcakton sheshet për mitingjet që kërkohen nga kreditorët dhe PS-ja,dhe bën thirrje për zbatim të ligjeve dhe ruajtje të qetësisë, pasi ka shumë informacione se segmente të inkriminuara të së majtës shqiptare po kërkojnë të manipulojnë zemërimin e qytetarëve që kanë humbur paratë në skemat piramidale dhe po bëjnë thirrje për akte dhunë dhe prishje të rendit kushtetues.
20 Janar 1997 - Militantët e PS-së, disa spiunë të ish-sigurimit komunist, dhe disa qindra kreditorë bëjnë një miting proteste. Ata arritën të dalin edhe në Sheshin "Skënderbej" ku më pas harruan thirrjet tradicionale për paratë e humbura në fajde dhe nisën të brohorasin në kor për Fatos Nanon. Dy militantë të PS-së rreth të 50-ve u lyen me bojë të kuqe për të pozuar dhe dhënë deklarata para kamerave të TV-ve të huaja. Më pas kjo lojë e kurdisur në zyrat e PS-së u kuptua shpejt dhe TVSH dha pamje filmike ku ata po lanin fytyrat me bojë të kuqe. Një ditë më parë kishin deklaruar në shtyp edhe Gjinushi edhe Meidani se në mitingun e kësaj dite do të derdhet gjak. Dhe si për të mos dështuar në derdhjen e gjakut ato zgjodhën rrugën e derdhjes së bojës së kuqe mbi fytyrat e disa militantëve, vetëm e vetëm se si e si të akuzojnë policinë për përdorim dhune. Edhe në Fier u organizua një miting proteste ku këtu ndryshe nga çfarë u kurdis në Tiranë qenë protestuesit që përdorën dhunë kundër forcave të policisë.
21 Janar 1997 - Gjykata e Tiranës jep masa dënimi me disa ditë burg për disa nga protestuesit e së dielës që përdorën dhunë dhe për disa të tjerë jep si masë dënimi gjobë. Policia zbulon dhe kap 150 kg drogë, të tipit marihuanë. Gjermanët dorëzojnë masterplanin për ndërtimin e terminalit të Aeroportit të Rinasit që kap vlerën e investimit fillestar prej 50 milionë DM. Qeveria ngre një Komision të Posaçëm për fajdet.
22 Janar 1997 - Policia mbështetur në vendimin e prokurorisë arreston presidentët e dy fondacioneve më të mëdha "Xhaferri" dhe "Populli", Rrapush Xhaferrin dhe Bashkim Drizën. Nën hetime vihen edhe rreth 50 arkëtarë të këtyre fondacioneve. Këto firma piramidale kyçën sportelet në Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Kreditorët e Sudes ndjekin rrugën ligjore duke bërë paditë kundër saj në Gjykatën e kryeqytetit.
23 Janar 1997 - Parlamenti mbyll me ligj të veçantë aktivitetin e firmave piramidale mashtruese. Ligji parashikon dënime të rrepta për drejtuesit dhe bashkëpunëtorët e këtyre firmave si dhe konfiskim të pasurisë të këtyre firmave piramidale. Policia në të gjithë rrethet kryen arrestimin e 118 personave bashkëpunëtorë në këto firma piramidale që kishin përfituar përmes abuzimit. Vendoset masa e arrestit me burg për Bashkim Drizën dhe Rrapush Xhaferrin.
24 Janar 1997 - Rreth 3000 protestues mes të cilëve edhe shumë paramilitarë të majtë që nuk kishin asnjë lidhje me fajdet nisin një protestë në qendër të qytetit të Lushnjës. Më pas këto eksponentë irritojnë dhe manipulojnë turmën dhe nisin veprimet e dhunshme mbi policinë dhe objektet publike. Digjet godina e bashkisë dhe ajo e këshillit të rrethit si dhe një makinë e policisë. Në këtë miting të dhunshëm plagosen rëndë tre policë të forcave speciale dhe 12 policë të tjerë marrin plagë të lehta. Në Fier policia arreston një shef të policisë së rendit dhe disa policë të tjerë të cilët kishin grabitur paratë nga arkat e fondacionit "Xhaferri". Shefi i Komisariatit të policisë së këtij rrethi shkarkohet nga detyra. Gjykata le në burg Bashkim Drizën dhe Rrapush Xhaferrin. Presidenti Sali Berisha takon drejtuesit e Kuvendit Popullor dhe ato të Qeverisë, për të gjetur rrugët sa më efikase për përshpejtimin e shpërndarjes së parave që ishin ngrirë në bankë nga këto fondacione mashtruese. Në darkë Berisha në një prononcim për TVSH u shpjegon shqiptarëve lidhur me këto masa urgjente që janë marrë në dobi të tyre.
25 Janar 1997 - Zëvendëskryeministri Tritan Shehu shkon në Lushnjë. Një grup protestuesish të dhunshëm nuk e lejojnë atë të takohet me njerëzit duke e mbajtur peng për disa orë në dhomat e stadiumit të qytetit ku kishte zbritur me helikopter. Në darkë vonë ai kthehet në Tiranë. Presidenti Sali Berisha zhvillon një takim pune me përfaqësues të partive politike shqiptare ku diskuton rreth modaliteteve dhe rrugëzgjidhjeve të mundshme për problemin e firmave piramidale. Pas këtij takimi pjesëmarrësit lëshuan nga një apel për këtë problem. Sabri Godo, kryetar i PR-së nënvizoi se paratë nuk gjenden duke djegur bashki, Hysen Selfo nënkryetar i partisë Balli Kombëtar kërkoi që njerzit të mos mashtrohen nga spiunët dhe operatyivët e ish-sigurimit komunist.Ndërsa Vasil Melo kryetar i PBDNJ u shpreh se shteti ka predispozitë për zgjidhjen drejt të problemit.Sekretari i Përgjithshëm i PS-së rexhep Mejdani refuzon pjesëmarrjen në këtë takim.
Presidenti Berisha iu drejtua opinjonit publik me një apel ku u kërkonte kreditorëve që të mos bien pre të propogandës së segmneteve kriminale të politkës që bëjnë thirrje për gjak dhe akte dhune.
Në Gramsh protestuesit e dhunshëm të prirë nga krerët e PS-së djegin disa zyra të bashkisë dhe këshillit të rrethit si dhe shkatërrojnë një fabrikë të firmës "VEFA".Edhe në Berat krerët socilaistë së bashku me disa banditë të njohur arrijntë të djegin zyrat e bashkisë dhe Këshillit të rrethit disa makina shtetërore .Turmat e dhunshme të drejtuara nga këto segmnete kriminale të politkës dogjën edhe në Belsh godinën e bashkisë.Në të gjitha këto akte u panë në krye të turmave drjetuesit lokalë të PS.-së si dhe banditë të njohur të cilët për tiu shmangur goditjes së policisë kanë vënë përpara gra dhe fëmijë.



Nga Ndrekë Gjini
 

MLK

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Kur fillon e shkruan qe te gjithe genjejne e une them te verteten....per mendimin tim zorr se e mar mundimin qe te filloj e lexoj nje artikull.
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Une kisha deshire qe sa here permendet emri i Sali Berishes te shtohej vegla e Ramiz Alise, mjeshtri i firmave piramidale.

E verteta dhe konkluzioni i drejte del nga nje debat i sinqert.
 

antip

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Ai artikulli me siper... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ... ishalla i beson vete autori ato qe ka shkruar!

Nese behet fjale per largim... votoj dhe une per Sali Berishen /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

E jap dhe une voten per Saliun, e vetmja vote qe meriton eshte kjo.
Pse, do ishte budadhadhek me e thone, se e dine te gjithe.
 

receli

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

ec Sali perpara e nderto vendin.
le te kacafyten mafia me njeri tjetrin.
 

ismaili

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

ne shqiperi ska dal ndonje politikan qe shkon me prostituta si governatori i njujrkut. Tgjith politikanet me rregull duken.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: PetritKola</div><div class="ubbcode-body">Filloj une me Sali Berishen.

Eshte nje vegel e Ramiz Alise dhe Sigurmit...

E ndersa pritej te pakten te tregonte karakter malesori i ka zgenjyer te gjithe edhe ne kete drejtim.

E coi vendin ne katastrof ne 1997-te... dhe po i jep te njejtin drejtim edhe sot.

Ka furnizuar makinen ushtarake serbe me nafte qe ajo te vazhdonte masakrat ne Ballkan.

Po zabton urdhrat qe ka marre nga greku per te hapur shkolla greke, beje gjuhen greke zyrtare, shpalli 500 mije minoritaregrek ne Shqiperi, shpalli Himaren greke... </div></div>


Askush nuk e di te verteten rreth atyre ngjarjeve e skenareve te vitit 1997.Vertete eshte thyer embargoja duke shitur nafte,por kane dashur amerikanet qe Berisha te thyente embargon.Te pakten ai nuk i ka shitur ndonje Shen Naum serbeve apo jo P Kola.Nuk ka vrare Avni Rustemer.Gjera te tilla kane bere komunistet dhe zogistet.Besoj se kam dhene shembuj te vertete e jo imagjinare.
 

99999

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Po ta fillojme te shajme Berishen, c`fare na ngelet tjeter. Berisha e ka futur Shqiperine ne rrugen e duhur drejt Evropes, jo drejt Rusise. Ai po perpiqet te beje reformat qe duhen ne Shqiperi por pa sukses. Shkaku eshte i lehte. Administrata ne Shqiperi eshte e vjeter, injorante dhe nuk ka asnje lloj imagjinate per ndryshimin e vendit. Qe tu zesh vendin zyrtareve ne Shqiperi duhet vetem lufte civile. Sepse ata po mbajne peng Shqiperine vetem per nje rroge te qelbur prej 400 mije lekesh. Dmth politikanet nuk kane c`fare te bejne kur populli nuk di te revoltohet. Nuk duhet filluar nga Berisha por duhet filluar nga zyrtaret e vegjel te paafte.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Urgjentisht MAFIOZI Tom Doshi!
Ky mafioz i cili dihet se si eshte pasuruar, ja nje CV-Fallco pasi sic dihet e ka falsifikuar sepse ka kryer vetem gjysmen e shkollimit te mesem, sot ky njeri eshte deputet ne parlamentin tone, pse cuditemi qe shqiperia eshte ne kete gjendje?

My name is Tom, Tom Doshi 007 and i fuck all the others in Albania, my nick is gangsta

Emer Mbiemer: TOM DOSHI


Deputet në zonën:
007


Si përfaqësues i:
PDK




Edukimi:

Universiteti Shtetëror i Tetovës, dega Juridik – 2005.ahahahahahahahahahahaha


Veprimtaria profesionale:

Profesioni: Biznesmen.
1993-2005: Administrator i Përgjithshëm i firmës së Ndërtimit "Aldosch" sh.p.k. si edhe trafikant; 2000-2005: Drejtor i Përgjithshëm i industrisë Farmaceutike "Profarma" sh.a. dhe industrisë së qumështit "Ajka".


Veprimtaria politike:

Deputet i PSSH-së dhe zhvates i pasurise publike, specialiteti jane tenderat, ne kohen e lire merret me organizimin e trafikut, kuptohet jo ate te rruges.lol, si nje pushtetare-biznesmen tipik ne shqiperine e tranzicionit.

--------------------------------------------------------

Ky person me kete CV te pasur ka rrahur nje gazetare, shikoni poshte:

SHBA: Dhuna e deputetit ndaj gazetarit, e dënueshme

Reagojnë edhe MJAFT, Berisha e Topalli. Përgjigjet Doshi: Si ndodhi incidenti


Kanë reaguar dje në kor jo vetëm shoqëria civile, por edhe qeveria shqiptare dhe ambasada e SHBA-së, ndaj dhunës që deputeti Tom Doshi ndërmori ndaj gazetarit, Besar Likmeta. Të rinjtë e lëvizjes "Mjaft!", së bashku me disa përfaqësues të medias, kanë protestuar dje në mesditë përpara dyerve të Kuvendit kundër aktit të dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Besar Likmeta, i agjencisë së lajmeve BIRN, nga deputeti demokristian Tom Doshi. Sipas përfaqësuesve të "Mjaft!" ky akt dhune është ushtruar si pasojë e një investigimi që gazetari Likmeta kishte bërë në lidhje me diplomën e deputetit të PDK-së, e cila i kishte rezultuar false. Por ndërsa aktivistët e lëvizjes MJAFT! protestonin jashtë Kuvendit kundër dhunës, deputetët brenda në sallë ku po zhvillohej një seance parlamentare po fyenin njëri-tjetrin, madje me kërcënime të tipit "ta pres zverkun, maskara".
Në këtë protestë, përfaqësuesit e "Mjaft!" kërkuan nga Kuvendi jo vetëm që të dënojë këtë dhunë, por t‘i heqë mandatin deputetit Tom Doshi, pasi sipas tyre ai nuk mund të përfaqësojë më vullnetin e votuesve shqiptarë. Nga ana tjetër, Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare jashtë vendit, ka kërkuar fillimin e hetimeve për këtë ngjarje. "Kryeministri ka mësuar me shqetësim lajmin e përdorimit të dhunës ndaj gazetarit Besar Likmeta nga deputeti Tom Doshi, në prani të deputetit Arben Isaraj. Duke dënuar këtë akt dhune dhe çdo akt tjetër ndaj gazetarëve, Kryeministri i kërkon autoriteteve përgjegjëse të ndërmarrin një hetim të thelluar dhe të plotë ndaj këtij akti të papranueshëm". Paralel me Kryeministrinë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Ambasadori i SHBA-së, në Shqipëri, Xhon Uidhers ka dënuar aktin dhe ka bërë të ditur se dhuna ndaj gazetarëve është e patolerueshme. Ambasada bëri të ditur se është në pritje të përfundimeve të hetimeve në lidhje me këtë çështje. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Uidhers, ka dalë në një deklaratë të posaçme për shtyp në lidhje me këtë ngjarje, duke e cilësuar shumë të rëndë, aq më shumë kur në vend kanë qenë edhe dy anëtarë të Parlamentit Shqiptarë. Uidhers theksoi se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit e ka dënuar me forcë dhunën ndaj fjalës së lirë, e në veçanti ndaj gazetarëve. Në lidhje me këtë ngjarje, reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Me anë të një deklarate, Topalli bëri të ditur se është i papranueshëm çdo akt dhune, kudo dhe kurdo, aq më tepër akti i dhunës ndaj gazetarit. Po aq e dënueshme dhe e papranueshme sa goditja ndaj gazetarit është edhe soditja në këtë akt të shëmtuar. Kryetarja e Kuvendit, në varësi të konkluzioneve të zbardhjes së ngjarjes do të veprojë konform ligjit dhe Rregullores. Lëvizja "MJAFT!" njoftoi përmes një komunikimi zyrtar të gjitha përfaqësitë diplomatike në Shqipëri, se gazetari Besar Likmeta i agjencisë ndërkombëtare BIRN është rrahur brutalisht nga deputi i PDK-së Tom Doshi. Me anën e një letre të dërguar sot në adresë të të gjithë Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, MJAFT! informon se deputeti Doshi ka qënë i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste Arben Isaraj, në momentin kur ka dhunuar gazetarin Likmeta. Isaraj, njofton "MJAFT!" Trupin Diplomatik, jo vetëm që nuk ka ndërhyrë, por ka marrë pjesë paraprakisht në debatin mes Doshit dhe Likmetës.

"Liria e shprehjes është një ndër të drejtat themelore të njeriut. Ne kërkojmë që të mbështesni këtë të drejtë duke shprehur shqetësimin Tuaj, pranë autoriteteve shtetërore", thuhet në letrën zyrtare që MJAFT! i dërgoi dje Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri.Ndërkaq, në një deklaratë të tij, Unioni i Gazetarëve thekson se Ky akt dhune dëshmon edhe një herë të vërtetat e konstatuara dhe të denoncuara kohë pas kohe prej Unionit të Gazetarëve për mungesën e lirisë së rregullit dhe të barazisë para ligjit, të qytetarëve të thjeshtë, të profesionistëve dhe të përfaqësuesve me imunitet".
 

Ergler

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Ky deputet maskara e ka vendin mbas hekurave.Vjen nje dite qe qeni e bene shurren ne xhami dhe si rezultat pret ngordhjen.Ky depulesh i nje partie te mbushur me hajdut e injorant eshte nje hic.Persa i perket deputetit nga qyteti im,edhe ky eshte nje maskara e i perkedhelur i regjimit qe theu qafen.Eshte i biri i Violeta Isarajt ish kryetare gjykates se Vlores ne vitet e errta te komunizmit.E cfare mund te presesh nga pjella te tilla bastarde, njerez?Besoj e keni pare ne parlament apo ne komisionete parlamentit qendrimin e tij prej hipokriti e zemerligu.Une vazhdoj te besoj se ata jane pjella te ingranazheve famekeqe te diktatures.Ata kurre nuk kane per te menduar ndonjehere per interesat e popullit dhe te kombit,por vetem e vetem per interesat e tyre te ngushta personale.Ai popull qe vazhdon te besoj e te votoje keta bastarde eshte qorr dhe ka per te vuajtur shume.Mire t'ju behet.Kapelja te vihet simbas kokes qe ke.
 

D e n a

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

BW intervistoi Tomen dhe ky i fundit tha qe nuk e di perse e keni fjalen kur me pyesni per Besart Likmeten.

dfsfwfwgt8.jpg


Deputeti Doshi thote qe te hene me 10 mars kur po hante (buke) me Nard & Jak Ndoka, Pashk Ujka, Ymer Tola dhe Paulin Sterkaj ngriti nje telefon ku i thuhej dicka per problemin e diplomes. Pas ndonje ore mori nje mesazh ne te cilin i kerkohej takim me ngulm nga i njejti person. Do takoheshin te Sheratoni rreth ores 10:30 ate mbremje. Ketu gazetari i kishte kerkuar €10,000 qe te mos botonte me rreth asaj qe kishte botuar tanime gjithcka mund te botonte -- diplomes se tij te rreme. E godet me canten ku fuste dokumentet, ne prezencen e deshmitarit okular (deputetit socialist) Arben Isaraj, duke e katandisur gazetarin sic duket me siper.

Likmeta u sulmua brutalisht nga Doshi kur po e intervistonte ne mbremjen e 10 Marsit ne sy te deputetit socialist, Arben Isaraj. Gjate hetimit rreth diplomave false ne Shqiperi Balkan Insight

untitci6.jpg


kishte shtene ne dore dokumente qe tregojne qe Doshi kishte nje diplome te leshuar nga Universiteti i Tetoves pavaresisht se ai asnjehere nuk i perfundoi studimet e jurisprudences. Kur Doshi fshiu nga curriculum vitae te tij ne Internet diplomen e Tetoves, gazetari Likmeta kerkoi nje interviste me Doshin t'i jepte mundesine te jepte ndonje sqarim per ceshtjen. Universiteti i Tetoves kishte lajmeruar Ministrine e Arsimit te Shqiperise shume kohe me pare se gazetari Likmeta te intervistonte Doshin qe "diploma" e tij ishte false, por autoritetet shqiptare s'bene asgje per te ndjekur penalisht Doshin per mashtrimin e bere (paraqitja e dokumenteve false te ketij lloji eshte krim qe denohet ne Shqiperi me heqje lirie deri ne 3 vjet).

Doshi i tha Likmetes disa here gjate intervistes ne Sheraton qe ai po tregohej shume trim qe po hetonte lidhur me kete ceshtje. Isaraj e pyeti Likmeten nese jetonte ne Shqiperi dhe a e kishte idene se si zgjidhen punet ne kete vend. Papritur Doshi filloi t'a godiste Likmeten me nje mbajtese plastike dosjesh me buze te mprehta qe kishte me vete. Ja theu syzet dhe ja nxiu syrin perpara se Likmeta te mund te largohej. Deshmitaret okulare ne barin e Sheratonit: dy te huaj qe po punonin ne laptop, deputeti Isaraj dhe banakieri. Askush nuk ofroi ndihme. Likmeta i kerkoi atyre te beheshin deshmitare per te por banakieri i tha te largohej ose perndryshe do te lajmeronte personelin t'a nxirrnin me force nga bari.

KUSH ESHTE TOM DOSHI?

tomdoshixl8.jpg


Tom Doshi ka fituar zgjedhjet e përgjithshme te korrikut 2005 ne zonën 7 si përfaqësues i Partisë Socialiste. Ne shtator 2006 Doshi braktis grupin parlamentar socialist për t'iu bashkuar atij te Partisë Demokristiane. Ishte kryetari i PD-së, Sali Berisha, ai që nuk pranoi të kandidonte për ngjyrat e PD-së. Në këtë kohe i vjen oferta nga PS që të kandidonte per te. Sipas deklarimit te pasurisë (për vitet 2003, 2004, 2005), publikuar ne raportin UnëVotoj, Tom Doshi është deputeti me i pasur i Kuvendit te Shqipërisë me një total pasurie prej 11 miliard lekesh te vjetra. Ndërkohë qe gjate periudhës 2006-2007 pasuria e tij është rritur edhe me 870 milion leke te vjetra, duke u renditur kështu deputeti i dyte ne ndryshimin me te madh te pasurisë. Nuk është hera e pare qe Doshi përfshihet ne incidente te tilla. Jo me larg se shtatori i vitit te kaluar Doshi ka goditur, brenda ambienteve te Kuvendit te Shqipërisë (ekzaktësisht te kafja e Kuvendit) deputetin e PBDNJ-s Leonard Solis për shkaqe te paditura.
 

MLK

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Po mire nje gje nuk kuptoj, po kollarja çi duhet qe e vesh ketij? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
 

99999

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Tom Dashi eshte thjesht nje marionete. Ai punon per dike tjeter. Cdo fe ka mafien e vet ne Shqiperi. Ai grup shoqeror apo fetar qe ka me shume leke do dominoj Shqiperine ne te ardhmen.
 

bring me the axe

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Ka zera qe Doshi eshte anetar i grupit qe bente trafikun e armeve ne Gerdec -- nuk po them qe ishte ai qe futi ndonje njeri te provokonte shperthimin ne Gerdec ne menyre qe te terhiqej vemendja nga turpi qe ai beri -- po a nuk te duket qe ja hodhi goxha mire?
 

Nardi nga Hollanda

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Nese ka nje politikan qe duhet larguar njehere e me pare ai eshte pikerisht ai qe drejton sot qeverine shqiptare....Bariu Sali Berisha.....
 

epidamnus

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Cili politikan duhet larguar menjehere?
Per mendimin tim asnjeri. Duhen lene te gjithe te vazhdojne mandatin e tyre sepse i kemi zgjedhur vete ne. Kur kapen ne flagrance apo jane provat e pamohueshme per cfaredolloj krimi sado te vogel duhet te gjykohen dhe te denohen jo per korrupsion apo per cfare me sakte kane bere por per: TRADHETI TE LARTE NDAJ ATDHEUT perderisa jane aty sepse populli i ka vene dhe kane shkelur dinjitetin dhe vullnetin e popullit dhe ofenduar rende popullin te cilin perfaqesojne.
Denimi? Sekuestrim i tere pasurise dhe burg te perjetshem.
Te merret me korrupsion kryeministri eshte njelloj si te merren me korrupsion 3 milione persona. Nese do ti denonim te gjithe sikur me nga nje dite burg kryeministri duhet te beje 3milione dite burg. Llogaritni vete sa vite jane.
Kur ben nje faj cdokush paguan. Pse nje politikan duhet te mos denohet e te fshihet pas imunitetit?
...DHE RESPEKT PER TE GJITHE...
 

dion

Primus registratum
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Ca pyetje boni or burra!.????
Jo cili po te gjuthe duhet te largohen. Ia kane zene frymen kesaj te shkrete Shqiperi e po ia pine gjakun si shushunjat.

Ndonjehere them qe si nuk e coi zoti ate shperthim ne parlament!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Cili politikan duhet larguar dhe pse?

Hej ça ke me na bo lomsh tashti ti neve ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_think.gif
 
Top