Re: Cili ishte kuptimi i pjesemarrjes se ulet ne 28 dhjetor?
SIgurisht njerezit jane te merzitur nga mungesa e zgjidhjes dhe e shpreses ndaj kujtdo qe do votojne. PS ndoshta i ka merzitur ata por PD nuk prezanton asnje zgjidhje per hallet e tyre. Ne fund te fundit vota pro-PD do te thote vote per nje 92-97 tjeter, dmth nje falimentim tjeter. Me tej zvarritja e ketij procesi i merziti ata edhe me shume.
Por u duk qarte qe PD i humbi keto zgjedhje. Diferenca midis Rames dhe Ngjeles ishte jo 2, 3 apo 5 por 20%. Kurse diferenca PS-PD ne mos gaboj ishte mbi 10%. Dhe eshte teper idiotike te pretendohet se votuesit e PD abstenuan.
Keta deri dje ishin te irrituar per "padrejtesite" qe u bene ne zgjedhje, dhe sipas PD gati te ngriheshin ne protesta masive!! Dhe papritur ata nuk moren mundimin as te votonin?? Kaq i fuqishem qenka irritimi i tyre ndaj qeverisjes se PS dhe Rames??
Eshte e qarte qe PS i fitoi keto zgjedhje, dhe me e qarte akoma se keto zgjedhje ishin vertet nga me te mirat qe mund te realizohen ne Shqiperi. Mos te harrojme qendrimin teper korrekt te policise, qe ne 96 beri kerdine, si dhe faktin se listat ne shqiperi ku qendrat urbane jane akoma ne kaos e anarki ne kuadrin e levizjes se lire, gjithmone do kene probleme.
Por a e imagjinoni ju dot psh nje riperseritje te zgjedhjeve nen pushtetin e Sales? A e imagjinoni ju dot nje pushtet kaq liberal dhe nje gjykate kaq te pavarur nga pushteti politik sa te vendose perseritjen e zgjedhjeve kunder deshires se partise ne pushtet?? A nuk eshte kjo nje arritje e demokracise ne Shqiperi?? Zef Brozi ish kryetari i Gjykates se Larte ne kohen e PD, fluturoi menjehere nga detyra per kontradikta shume here me te vogla se keto me ish-presidentin Dr Rrumpallen.
Me tej PS kete here fitoi vetem 1% me shume te votave se PD, ndryshe nga 1996 kur PD fitoi me 99% bile edhe ne Permet apo Berat. Kjo tregon fare hapur angazhimin teper minimal apo inekzistent te PS ne vjedhjen e votave.
Nuk ka parti ne pushtet ne kete bote qe nuk do favorizoje veten ne nje apo tjeter menyre per te mbajtur pushtetin. Por sigurisht ky favorizim ka limitin e tij, dhe PS kete e ka njohur mjaft mire. Te gjithe e dine se PD me keta njerez qe ka sot, dhe me Salen ne krye nuk ka per te fituar kurre. Te gjithe e shikojne se si PD mezi mbledh 500 vete ne protesta dhe se si gjuha agresive dhe plot urrejtje e saj ndjell neveri tek njerezit. Te gjithe e dine se PD nuk ka asnje reference qe ne mund te mbeshtetemi per ti dhene voten se e shkuara e saj ne pushtet eshte plot falimentime dhe mosarritje.
Ne shqiperi fiton zgjedhjet ai qe fiton Tiranen, dhe PD qe prej 1992 nuk e ka fituar kurre ate me merite. Bile ne 1997 ajo i humbi te gjitha zonat ne Tirane, te mendosh ketu qe Tirana votoi kaq fort pro PD ne 1992.