cili eshte opinioni i kosovareve per shqiptaret e shqiperise?

illyricus

Primus registratum
Re: cili eshte opinioni i kosovareve per shqiptaret e shqiperise?

Fillimisht postuar nga ReBeL:
[qb] He po e shikoni se ça u sjell nacionalizmi?
Vetem sharje dhe fyrje.
Kosovaret thone se jan me te bukurit, me inteligjent me nje fjale me te mirit.

Keshtu njerezit me shume po distancohen nga njeri tjetri pa mare para sysh se ç'far nacionaliteti ata kan.
Keshtu edhe me serbet dhe greket ne kemi nje kontakt shume te distanicuar, nevend se ti ndihmojme njeri tjetrit.
Po ashtu ka ca njerez qe e shajne italine dhe italianet, nje gje shume negative.

Ju vete e vertetoni se ça ndodh kur je shume nacionalist dhe kur flet per fjale boshe si "Bashkim Kombetar". Sepse nje gje e tille kurre nuk do te arrihej, per shkak se njerezit jane shume te ndryshme. Vete ne Shqiperi njerezit nga lokaliteti nuk jane njesoj. [/qb]
T'i ndihmojmë grekëve e serbëve?!? Pse? A po!! Falma se i harrova krejt ato kohëra që ata na kanë ndihmu veç dy shekujt e kaluar.
thumbsup.gif


<span style="font-weight: bold">Ma mirë ultranacionalist se çfarëdo me serb a grek.</span>
 

Dri hajrizi

Primus registratum
Re: cili eshte opinioni i kosovareve per shqiptaret e shqiperise?

Pershendetje!

Mbresat, konkludimet, mendimet, raportet krijohen gjate kontaktit fizik, kulturor a mediatik. Varsisht prej individi shqiptaret e Kosovës kanë krijuar tash me bindjet e tyre kundruall shqiptareve nga Shqipëria. Eshte per te ardhur keq se shumica e shqiptareve te Kosoves mendojne se shqiptaret e Shqiperise jane plaqkites (kete disa e kane provu me kurrizin e vet e te tjeret nepermes mediave e diskutimeve shoqerore), vrasës (ndonje shqiptar i Kosoves ka pësuar por dominon informacioni mediatik ne Shqiperi, Kosove dhe diaspore), hajdut, drogshperndares, shtetrrenues, kosmopolites, komuniste e cka jo tjeter qe edhe ne raste te caktuera jane te verteta. Prej ketu edhe disponimi i vogel i shqiptareve te Kosoves per bashkim me vendin ame.
Ne fakt dicka me shqiptaret ne te gjitha trojet etnik dhe diaspore nuk eshte ne rregull. Edhe pas 100 vitesh Shqiperia nuk po mund te konsolidohet si shtet i vertete e serioz. Kosova ende pa e fitu identitetin e vet nepermes pavaresise a bashkimit me Shqiperine ka filluar me vrasje, prostitucion e korrupcion, paramendoni se cka do te kishte ndodhur po mos te ishin te huajt. Ne diaspore shqiptaret jane bere pike e pese si zogjte e qyqes dhe edhe ne kete menyre i tregojme botes se ende jemi larg civilizimit europian.
Dikush edhe mund te thirret ne vjetersine tone, traditen, kulturen, gjuhen e cka jo tjeter por verteta eshte ndryshe; ne spo mund te merremi vesh mes veti, fqinjet na neperkembin, te huajt na nencmojne.
I vetmi mik dhe dashamire i shqiptareve eshte Amerika dhe kete miqesi duhet ruajt e trash se perndryshe na rroj dreqi.

Rrofte Shqiperia etnike!
 

olsen7

Primus registratum
Re: cili eshte opinioni i kosovareve per shqiptaret e shqiperise?

ka shume shqiptar nga shqiperia qe si behet vone per shqiptaret e kosoves ,ndersa me kosoven eshte e kunderta.mos ndoshta se kemi qene te ndare per nje kohe shume te gjate,apo fakti qe kosova eshte shume me e vogel se shqiperia apo se kosovaret ne pergjithesi kane mentalitet shume te ndryshem nga ai i shqiperise?pse njerezit ne vendin tone i trajtojne kosovaret jo si vellezer por sikur te huaj?
 

Elsi

Forumium praecox
Re: cili eshte opinioni i kosovareve per shqiptaret e shqiperise?

Pershendetje. Une jam nga Tirana, por me origjine kosovare. Mendoj se para luftes ishim ftohur shume me shqiptaret e Kosoves, aq sa nga shumica e shqiptareve ketu nuk duroheshin dhe etiketoheshin si mashtrues.

Bile edhe une qe jam tre breza nga Tirana, ndihesha i paragjykuar nga shoket, komshinjte etj. Kjo vjen per shume arsye, por arsyeja kryesore mendoj se ka qene dizinformimi dhe ndikimi i keq qe kane pasur agjenturat e huaja, sidomos UDB dhe greket. Kjo ka qene gjithmone politike e tyre. Po ju jap nje shembull qe mund t'i kete ndodhur shume prej juve: gjate kohes se luftes, kur kishte shume kosovare ketu, hapeshin fjale sikur kosovaret po bejne naze, duan vaske, kushte optimale etj. Kjo i habiste e bente nervoze shume shqiptare ketej. Mendoj se mund te kete ndodhur, por keto jane raste shume te rralla dhe jane amplifikuar shume nga qarqe antishqiptare.

Mendoj se lufta beri ate qe nuk do te kishte ndodhur sikur te bashkoheshim perpara 99, beri te kunderten e asaj cfare kishin shpresuar serbet e greket; lufta nga bashkoi ne dhimbjen dhe vuajtjen e perbashket, dhe kjo gje tashme nuk ka per te ndryshuar me, megjithese qarqet dizinformuese veprojne akoma.

Nuk eshte e larget dita kur do te bashkohemi...
 

olsen7

Primus registratum
Re: cili eshte opinioni i kosovareve per shqiptaret e shqiperise?

jam pjeserisht me ato qe the e sigurisht ato fjalet e fundit.por per mendimin tim,nuk jane greket dhe serbet shkaku ketu per mendimin qe shqiptaret e shqiperise kane me ato te kosoves.shkaku per mendimin tim ka te bej me komunizmin e enver hoxhes dhe mentalitetin qe ai i dha nje kombi te tere.serbi ketu mund te ndikoje vetem nga edukata ose intelekti i shqiptareve te kosoves qe ai e ka demtuar rende duke mos pranuar vendosjen e shkollave ne gjuhen shqipe.nje pjese e madhe e kosoves jane analfabete per shkak te rracizmit dhe diskriminimit te poshter serb.nderkohe shqiperia ne kohen e enverit ka qene kosideruar si vendi me perqindjen me te larte intelektuale ne evrope.ajo vazhdon akoma tani ku shumica e shqiperise flasin 2 ose 3 gjuhe te huaja pa veshtiresi.dmth kjo mosperputhje mentaliteti ndikon shume per mendimin tim.jam mese i sigurt qe ky mentalitet do ndryshoje shume shpejt me kalimin e kohes.pra kosova duhet medoemos qe te bashkohet me shqiperine dhe te futet ne mentalitetin e saj qe i perket.
 
Top