Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)

Mekatari

Primus registratum
Re: Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)

Te kerkoj ndjese nese te kam ngjallur kete rreagim sinqerisht


Nje nga marreveshjet me te fundit te firmosur nga ministri i jashtem shqiptar ne itali pak dite me pare ishte pranimi pa kushte i cdo propozimi qe do vije nga ky vend lidhur me industrine rende dhe teknologjine perkatese, ne kembim te mbeshtetjes se votes per projektin e nje centrali berthamor ne shqiperi qe do shfrytezohej dhe administrohej po nga italia. Luli eshte nje nga fajtoret e atij vendi...shume i ri por mjaft i rrezikshem ne ambicje

gaztetat dhe tv u cane duke folur per centralin berthamor, per tecet me qymyr ne breg te vlores e te tjera mrekullira.
sinqerisht me vjen keq qe te ngjalla kete rreagim e akoma me shume keq qe nuk di se c behet ne vendin tend...
ndersa ju me merreni me thashetheme se me ke e beri luli sa e ka luli .. pasurine e te tjera si keto...
harrojeni t ja gjeje njeri prejardhjen parave te pushtetareve mes tyre dhe lulit edhe sikur qe tani e tutje qellimi i atij kombi te jete vete mbajta dhe funksionimi i komisioneve permbi komisione..
kush pa hajer nga ato ???vetem Porn-Tokallia per materiale rezerve kur i mbarojne puntatat gonit
 

MLK

Primus registratum
Re: Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)

E pranoj ndjesen tende lol, po perseri insistoj ne ate qe them me siper, nuk ke lexuar perpara se te shkruash, ndryshe do kishe sjelle deshmine tende ne forme tjeter.
Them te njeten gje me siper, qe me ke e ben Luli eshte th&th e mbi te gjitha as denohet me ligj, dhe as ka mare angazhim perpara popullit shqiptar duke i kerkuar voten per kete gje.
Ndersa nenshkrimi i kontrates se rruges Durres Morine pa nje studim paraprak, eshte nje fakt i pamohueshem e nje shkelje e rende e cila cenon dhe hipotekon te ardhmen e popullit shqiptar.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)

Luli eshte ministri me i suksesshem i qeverise Berisa, sipas Koha Jone. Hallall minister, hallall popull, hallall gjendje...
 

MLK

Primus registratum
Re: Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)

Perveç Albania Daily News qe ben thjesht nje pasqyrim dhe jep vetem info , ne tregun shqiptar nuk k asnje media qe nuk eshte e shpallur hapur apo ne menyre indirekte ne favor te nje krahu politik apo klanor.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)

Nuk te kuptova. Besoj se ke keqkuptuar postimin tim, pasi nuk ka te beje fare me median.

http://gazeta-shqip.com/artikull.php?id=32737
Durrës-Kukës, Rama shmang Bashën

Ministri i Jashtëm, 150 minuta para hetuesve: Dëshmia e plotë për Durrës-Kukës. Iu përgjigja të gjitha pyetjeve. S‘jam i pandehur

Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, ka dëshmuar dje për 150 minuta në Prokurorinë e Përgjithshme, në lidhje me tenderin e rrugës Durrës-Kukës. Në orën 10:00, makina me targa TR0111Z është paraqitur në godinën e akuzës qendrore. Më tej, shefi aktual i diplomacisë shqiptare është ngjitur në katin e tretë të godinës, ku ka takuar prokurorët Arben Kraja dhe Xhevat Hana. Më pas u është përgjigjur vullnetarisht të gjitha pyetjeve të hartuara nga grupi hetimor, teksa ka hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë për fajësinë e tij. Zyrtarë të akuzës thanë se ish-ministri i Transporteve ka dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi faktet, por kurrsesi nuk u thirr si i pandehur, siç pretendonin disa forca politike. Gjatë qëndrimit në godinën e prokurorisë, Basha nuk është takuar me Kryeprokuroren Ina Rama, e cila, gjatë kohës që Basha po jepte deklarime para grupit hetimor, ka pritur një delegacion të huaj. Në dy orë e gjysmë para grupit hetimor deputeti u është përgjigjur pyetjeve vullnetarisht, teksa ka ripërsëritur se nuk është përgjegjësi kryesor i abuzimeve në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, siç pretendonte prokuroria gjatë kërkesës për heqjen e imunitetit, të dorëzuar në parlament disa javë më parë, në kohën që drejtues i saj ishte ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Nga ana e grupit hetimor u bë një rezyme e të gjithë dosjes, nga ku u theksua se pas disa muajsh hetime, krahas marrjes të pandehur të disa zyrtarëve për abuzimet gjatë tenderit të rrugës Rrëshen-Kalimash, është arritur në konkluzionin se përgjegjës për shkeljet e konstatuara është edhe ish-ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe njëkohësisht deputet, Lulzim Basha. Ky i fundit i ka deklaruar grupit hetimor se nuk ka mashtruar opinionin publik për përzgjedhjen e konsulentit "Ecorys Group", teksa ka shtuar se një gjë e tillë është realizuar në përmbushje të legjislacionit për tenderimit. Ndryshe nga deklarata e prokurorisë se kontrata për ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash është miratuar pa pasur një projekt përfundimtar të detajuar për zbatim dhe në kushtet e mungesës së oponencës teknike për projektin që do zbatohet, ministri deklaroi pranë prokurorisë se gjithçka ishte kryer sipas ligjeve të shtetit shqiptar. "Mungesa e projektit dhe mundësia për ndryshimin e vazhdueshëm të tij, mungesa e supervizorit, mundësia e ndryshimit të çmimeve për njësi dhe si rrjedhim dhe ndryshimi i vlerës së përgjithshme të kontratës dhe shkeljet e tjera të përcaktuara më sipër i japin mundësi shoqërisë ‘Bechtel Inc.-Enka‘ që të kërkojë dhe marrë shuma parash të pakontrolluara nga shteti shqiptar", deklaronte prokuroria, ndërsa Basha, me një qetësi admiruese, deklaronte para trupës së prokurorëve se gjithçka ishte një farsë, ndërsa saktësonte se për ndërtimin e rrugës është kryer një projekt. Më tej Basha ka kundërshtuar pretendimin e prokurorisë se është marrë personalisht me realizimin e këtij projekti, që nga organizimi i përzgjedhjes së konsulentit dhe deri në nënshkrimin e kontratës dhe modalitetet e fillimit të zbatimit të saj. Ai tha se për realizimin e kësaj vepre kanë marrë pjesë shumë perona, ndërsa ndërtimi i rrugës është miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave.


Procedura

Burimet e prokurorisë pohojnë se ish-ministri i Transporteve ka deklaruar edhe procedurat teknike për ndërtimin e rrugës, ndërsa të dhënat dhe dokumentet e tij do të krahasohen me hetimet e kryera deri në këto momente nga prokuroria. Në fund, gjatë 150 minutave dëshmi, makina e shefit të diplomacisë ka lënë prokurorinë


"Dëshmia? Pas kërkesës së Kryeprokurores"


Ish-ministri i Transporteve: Sollaku nuk më thirri në prokurori




Nën një shi të rrëmbyeshëm, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, nuk ka ngurruar të japë një minikonferencë për shtyp në portën e akuzës qendrore, menjëherë sapo kishte dhënë dëshminë para grupit të prokurorëve. Me një qetësi, Basha deklaroi se ishte paraqitur në këto momente në prokurori pas kërkesës publike të Kryeprokurores Ina Rama. "Sot kam dëshmuar për të gjitha faktet që është interesuar Prokuroria e Përgjithshme. Kam depozituar edhe deklaratën time para komisionit të mandateve dhe të rregullores dhe jam përgjigjur më tej për çdo pyetje të parashtruar nga prokurorët", tha ish-ministri i Transporteve, i akuzuar nga akuza për shpërdorim detyre gjatë tenderit të rrugës Kalimash-Morinë. I pyetur për deklaratën e plotë në prokurori, ai është përgjigjur: "Jam pyetur për të gjitha çështjet që kanë pasur interesin e Prokurorisë së Përgjithshme, sigurisht për rrugën Rrëshen-Kalimash". Ndërsa saktësonte se dëshmia e tij është dhënë në cilësinë e ish-ministrit të Transporteve, i cili ka dijeni për rrethanat e çështjes në fjalë. Në vazhdim të minikonferencës, shefi i diplomacisë shqiptare ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike, që thirrja e tij të bëhet në statusin e të pandehurit. Ai u shpreh: "Mirë është që në një republikë të ketë vetëm një prokurori dhe jo dy. Unë kam ardhur në Prokurorinë e Përgjithshme. Prokuroria politike që ka funksionuar në këtë çështje do të marrë përgjigje politike". I pyetur përse nuk shkoi më parë në prokurori, Basha deklaroi: "Për t‘u dhënë fund spekulimeve të atyre që duan ta mbushin këtë çështje me gënjeshtra. Kam sqaruar se në dy momente që jam thirrur nga Prokuroria e Tiranës, ka qenë e pamundur për shkak të axhendës. I kam thënë gjithmonë Prokurorisë së Tiranës se kam qenë i gatshëm të vij në një moment tjetër. Është e rëndësishme të theksohet se thirrja është bërë pas kallëzimit për shpifje, ku unë si ministër i Transporteve kam bërë në Prokurorinë e Përgjithshme. Dhe në thirrjen e prokurorisë, referohet që të jepen shpjegime për çështjen dhe kallëzimin për shpifje". Kallëzimi mësohet se është realizuar nga ish-drejtori në Ministrinë e Transporteve, Arben Braçe, i cili në një intervistë akuzonte Bashën për abuzime gjatë ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Ish-ministri i Transporteve do të deklaronte më tej se "në momentet e dy vizitave të rëndësishme si ministër i Jashtëm, konsiderova, duke pasur parasysh se ishin thirrur dëshmitarë të tjerë, për kallëzimin për shpifje se mund të priste për një moment tjetër. Në momentin që prokuroria ka bërë të qartë se kërkonte deklarimin tim në lidhje me investimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, dhe jo për kallëzimin për shpifje, ju duhet të kujtoni që unë të paktën dy herë në javë i kam kërkuar prokurorit të Përgjithshëm të paraqitem. Dhe siç e dini ju që kjo kërkesë nuk ka marr përgjigje. Në arkiva do të gjeni prononcimet e mia që janë bërë publike, të paktën dy herë në javë. Arsyet përse Prokuroria e Përgjithshme nuk iu përgjigj thirrjes sime duhet t‘i gjeni te Prokuroria e Përgjithshme". Më tej, Basha shpjegonte se me bërjen të ditur të vullnetit të Prokurorisë së Përgjithshme nga Ina Rama, gjatë një interviste për të marrë deponimin e tij, ai është përgjigjur drejtpërdrejt. Në lidhje me akuzat e rrugës, ish-ministri i Transporteve do të pohonte se "shumë baltë është hedhur për këtë çështje. Por dalëngadalë, me vendosmëri, do t‘i zbardhim një nga një". Në lidhje me imunitetin, Basha saktësoi se deputeti nuk e dorëzon imunitetin, por ai kërkon që t‘i mbahet ose t‘i hiqet. "Unë kam bërë të qartë që në momentin e parë që e konsideroj veten pa imunitet në këtë çështje dhe kam qenë i gatshëm të veproj sikur nuk kam imunitet. Çështja e imunitetit i takon Parlamentit dhe Kryeministri dhe kreu i mazhorancës ka bërë të qartë pozicionin e mazhorancës, të cilës unë i bashkëngjitem plotësisht", përfundoi prononcimin shefi i diplomacisë shqiptare.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Basha dhe lekura e buzeqeshjes

Andrea Stefani

Që në fillim të javës që sapo lamë pas, ministri Basha habiti mbarë opinionin kur befas bëri diçka, që nuk kish guxuar ta bënte madje, i kish bishtnuar për muaj me radhë: krenar dhe i buzëqeshur, ai u shfaq në dyert e prokurorisë për të deponuar mbi atë që tashmë në publik njihet si skandali i rrugës Rrëshen-Kalimash. Vetëm pak kohë më parë dukej sikur po për shkak të këtij skandali, Basha e kish humbur buzëqeshjen e tij guimplenike. Si arriti ministri ta rigjejë buzëqeshjen ose me fjalë të tjera, çfarë fshihet pas lëkurës së kësaj buzëqeshjeje që duket sikur kërkon të shpërfillë me një përbuzje të ëmbël, një ngjarje që po komentohet si skandali korruptiv më i madh i periudhës së tranzicionit? Nuk do shumë mend të kuptohet se rikthimi i buzëqeshjes në fytyrën simpatike të ish-ministrit të Transporteve, lidhet me largimin e kryeprokurorit Sollaku nga detyra dhe kuptueshëm, edhe me ngjitjen në atë post të kryeprokurores Ina Rama.

Ministri Basha trimërohet se në krye të organit të akuzës nuk është më "armiku i popullit dhe i demokracisë", Sollaku. Basha le të nënkuptohet se tashmë në krye të akuzës është një prokurore mike e popullit dhe e demokracisë dhe meqenëse edhe vetë Basha është një mik i popullit dhe demokracisë, edhe kryeprokurorja nuk ka si të mos jetë mike e Bashës. E vërteta mund të jetë krejt ndryshe, por ky është mesazhi që buzëqeshja e sforcuar e ministrit transmeton në publik. Dyshimet shtohen po të mbahet parasysh nxitimi sharlatanesk i shumicës berishiste dhe Presidentit Topi, për shkarkimin e Sollakut, si dhe nxitimi po aq sharlatanesk i ministrit Basha, për të vrapuar drejt prokurorisë sapo Sollaku kish dorëzuar çelësat e saj. Basha shfaqet i qeshur, sepse ka mbështetjen e shumicës në Kuvend, ka mbështetjen e Kryeministrit që komandon shumicën, të Presidentit që vrapoi të shkarkojë Sollakun më shpejt sesa avioni që mund ta sillte kreun e opozitës nga Boni dhe mesa duket, edhe të kryeprokurores Rama. Por a e ka ministri Basha mbështetjen e ligjit, të drejtësisë që rri e vështron si një yll i heshtur që vonon, por që nuk harron?


***

Ministri Basha mund të gjejë mbështetjen e gjithkujt, por ama jo të ligjit të cilin në funksionin e ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve duket se e ka dhunuar "in extremis". Dhe sepse ka dhunuar ligjet e këtij vendi nuk mund të ketë as mbështetjen e një drejtësie që udhëhiqet nga fryma e ligjit dhe jo nga fryma e zotit politik të saj. Faktet e servirura në media denoncojnë se nën maskën e atdhetarisë, duke spekuluar me nevojën reale që ekziston për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, Basha dhe qeveria kanë shkelur me arrogancë ligjin e prokurimeve. Dhe shkelja e një ligji apo injorimi i tij sado të maskohet me nevoja patriotike edhe në këtë rast, si në të gjitha rastet, nuk mund të mos bëhet me një qëllim të vetëm, t‘u hapet rrugë praktikave korruptive. Të shkelësh ligjin do të thotë të bësh një krim dhe as e mira e përbashkët as ajo akoma më e përbashkët pra, e mira patriotike, nuk mund të shërbejnë si justifikim për një krim. Faktet janë jo vetëm kokëforta, por edhe të shumta. Le të përmendim vetëm disa prej tyre:

Ministri Basha doli në publik dhe tha se në rastin e segmentit Rrëshen-Kalimash, shmangia e ligjit shqiptar diktohej nga fakti që për këtë segment nuk kishte projekt. Nuk kaloi shumë dhe u zbulua se jo vetëm për segmentin në fjalë ka pasur jo vetëm një projekt, por edhe një vendim të qeverisë së mëparshme socialiste për t‘ia dhënë me koncesion ndërtimin e tërë rrugës Durrës-Kukës një kompanie gjermane. Një koncesion me kosto disa herë më të vogël për publikun e varfër shqiptar. Askush deri më sot nuk ka dhënë shpjegime se përse u hoq dorë nga një projekt që kushtonte rreth 300 milionë euro, për t‘u investuar në një tjetër megaprojekt që minimalisht llogaritet te 700 milionë euro, por që në fakt, duket se do të kushtojë edhe më shumë. Vetëm nga fakti që firma ‘Bechtel-Enka‘ nuk do të tatohet për vlerën e shtuar, do t‘i kushtojë publikut dhjetëra milionë euro. Sepse ajo që nuk vilet si tatim, ndërsa për sipërmarrësin shndërrohet në më shumë fitim, për buxhetin shndërrohet në humbje.

Mosvjelja e TVSH është e ardhur më pak, por është edhe një shpenzim, një zë shtesë në atë që publiku e paguan si çmim të rrugës në fjalë. Po përse hidhen kaq shumë para në ketë projekt patriotik dhe braktisen ndërkaq detyrime po aq patriotike si ndërtimi apo rikonstruksioni i spitaleve të kalbura, shkollave pa ngrohje dhe të mbipopulluara, rrugëve të nisura, por të pabitisura? Përse hidhen kaq shumë para në një drejtim dhe thuajse braktisen investimet në infrastrukturën energjetike, në linjat e transmetimit, në burimet alternative mungesa e të cilave po u kushtojnë shqiptarëve shumë stres dhe bizneseve qindra milionë humbje? Askush nuk përgjigjet dhe për më tepër ministri Basha jo që jo. Por ky i fundit deklaroi publikisht se ishte Banka Botërore ajo që kish rekomanduar firmën holandeze "Ecorys" si konsulente për hartimin e procedurave të prokurimit pa projekt. Përfaqësuesja e Bankës Botërore e përgënjeshtroi Bashën. Pastaj Basha e përgënjeshtroi përsëri përfaqësuesen e Bankës Botërore. Kjo e fundit nuk e ka përgënjeshtruar ende përgënjeshtrimin e përgënjeshtrimit. Si është e vërteta? Ka shumë të dhëna që e shpjegojnë atë dhe që janë bërë publike, por tashmë pritet sesi do t‘i shpjegojë prokuroria. Ose më saktë t‘i rishpjegojë, sepse një shpjegim është bërë në akuzën e saj kundër Bashës të hartuar në kohën e Sollakut. Që të shpallë Bashën të pafajshëm, Ina Rama duhet të hedhë poshtë akuzat e Sollakut kundër Bashës. Pra, që të pafajësojë Bashën, kryeprokurorja duhet të fajësojë prokurorinë.


***

Edhe sot e kësaj dite nuk dihet saktë se kur është marrë një vendim i qeverisë me numër 481 që autorizoi Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve të organizojë tenderin e hapur ndërkombëtar për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Në vetë vendimin e firmosur nga Kryeministri Berisha shkruhet 14 qershor 2006. Por në vendim përmendet edhe firma këshilluese "Ecorys", e cila ka hyrë në lojë më vonë, në korrik me një vendim tjetër të qeverisë me numër 460. Si është puna? Mos vallë qeveria e ka paracaktuar korruptivisht firmën holandeze "Ecorys"? Basha thotë që gjithçka është një lapsus dhe vendimi misterioz 481 është marrë jo në 14 qershor, por në 10 korrik pra, një muaj më vonë. Por, ndërkaq, ka shumë gjëra të tjera që të bëjnë të dyshosh për vërtetësinë e këtij pohimi. Për shembull, vendimi i përfolur 481 nuk gjendet fare në faqen e internetit të Kryeministrisë që presupozohet se duhet të regjistrojë kronologjikisht të gjitha vendimet. Nëse do të gjendej atje, i rrethuar me vendime të marra para dhe pas tij, kjo do të qe provë e një lapsusi dhe do t‘i jepte të drejtë Bashës. Për shembull nëse do të kishim, të themi, të renditur në faqen e internetit të qeverisë një vendim 480 të marrë në korrik dhe pas tij vendimin 481 që ndonëse mban si datë qershorin, do të shihej qartë se është hedhur në faqen e internetit pas vendimit 480. Dhe në fakt, ministri Basha, në një prej emisioneve televizive ku doli për të bërë avokatinë e vetvetes, rekomandoi si provë të një lapsusi pikërisht faqen e internetit të qeverisë ku po sipas Bashës, vendimet e qeverisë renditen njëri pas tjetrit në përputhje me kohën kur janë marrë. Por verifikimi tregoi se pikërisht vendimi 481 mungon në radhën e vendimeve të qeverisë! Ç‘ka ndodhur? E kanë hequr për të zhdukur gjurmët e një korruptimi? Nëse është kështu, në falsifikim do të ndodhej e përfshirë gjithë qeveria e duarve të pastra.


***

Shkeljet e ligjit dhe të procedurave në skandalin Rrëshen-Kalimash nuk kanë fund. Për këtë shkak thuhet me të drejtë se prestigji i kryeprokurores së re do të varet shumë nga hetimi i këtij skandali. Një e tillë shkelje është pagesa nga buxheti i shtetit Bechtel-Enkës rreth 90 milionë euro qysh në janar 2007 në një kohë kur inaugurimi i punimeve është bërë në shkurt 2007 dhe makineritë e Bechtel kanë ardhur në Shqipëri në maj 2007? Çfarë pune është paguar me këtë shumë marramendëse në një kohë kur sipas kontratës parapagimi nënkuptonte vetëm shumën e 40 milionë eurove? Përse është larguar anëtari shqiptar i komisionit vlerësues të tenderit dhe nëse nuk dinte gjuhën angleze përse nuk u zëvendësua me një tjetër? Përse, përse, përse? Por le të ndalemi edhe te një tjetër shkelje sa spektakolare aq edhe arrogante: Shmangia e procedurave të prokurimit në caktimin e "Ecorys". Mbi ç‘bazë ligjore është bërë një gjë e tillë? Ministri Basha e ka kuptuar me kohë këtë dobësi dhe është përpjekur që për sa i takon "Ecorys", të fshihet pas nenit 3 të ligjit shqiptar të prokurimeve. Por neni në fjalë justifikon shmangien e procedurave të prokurimit publik vetëm "për arsye të interesit të sigurimit ose mbrojtjes kombëtare", gjë që nuk është fare rasti i firmës "Ecorys".

Në fakt, Basha nuk ka përdorur vetëm emrin e Bankës Botërore dhe të një farë "zoti Hamfri" për të justifikuar shmangien e ligjit, por edhe nenin 3, duke e deformuar dhe duke lënë dinakërisht të nënkuptohet se ka një presje pas fjalës "interesit". Nëse do të qe vërtet kështu, atëherë neni 3, do të lejonte shmangien nga ligji për arsye të "interesit kombëtar" dhe jo vetëm "për arsye interesit të sigurimit ose mbrojtjes kombëtare". Se kush mund të mohojë që rruga Durrës-Kukës i shërben interesit kombëtar? Por shihet qartë se ajo nuk ka të bëjë me sigurimin dhe mbrojtjen kombëtare në kuptimin që u jep ligji këtyre termave. Shihet qartë sesi ministri Basha dhe qeveria e tij, po përpiqen të fshehin shkeljen e ligjit pas "interesit kombëtar". Edhe neni 17 i ligjit për prokurimet nuk justifikon aspak shmangien po të këtij ligji shqiptar duke organizuar një tender pa projekt dhe aq më tepër, kur po rezulton se ka pasur një projekt. E gjitha duket si një akrobaci për të maskuar shkeljen e ligjit shqiptar me gjoja zbatimin e ligjit anglez. Dhe sa "patriotike" është të shkelësh ligjet e vendit tënd duke bërë sikur po zbaton ato të një vendi tjetër! Por kush shkel ligjin, edhe pse përpiqet ta fshehë këtë me ligje britanike apo buzëqeshje, nuk pushon së qenuri mashtrues. Dhe a nuk është "interesi kombëtar" streha e fundit e të gjithë mashtruesve?
 

PetritKola

Primus registratum
Re: Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)

E ku eshte habia ketu?

Ka spiuna te tjere serb qe kane pasuri me te madhe.

Me sa di une ka 60 te tille qe ishin dhe ne Kosove gjoja me UMNIK.
 

MLK

Primus registratum
Re: Cili është BASHA ? (për ata që e kanë harruar)

Mua me kan then 59 /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/devil.gif
 
Top