Personalisht mua Ismail Kadare me duket nje tip shume i qet, por ato tipa sta japin kurre pershtypjen qe mund te jene te tille, pikerisht keto jane... Per mua Helena Kadare ka dashur ta ''poshtroj'' burrin e saj ose me sakte thjeshte ka dashur te kryej nje fare "Hakmarrje" per ato momente qe ajo eshte ndjere e "shtypur" nga gjithe keto femra, dhe kushedi e sa gjera te tjera ajo di por si ka thene...
Per te lexuar artikullin e plote klikoni tek link poshte:
http://www.shqiperia.com/lajme/lajm...i-permend-ne-librin-e-saj-perse-i-rrefen-tani
Libri me kujtime i gruas së Ismail Kadaresë, Helenës, ka tërhequr vëmendjen më tepër për faktin se ajo ka folur, për herë të pare, për tradhëtitë bashkëshortore të burrit të saj, për dashuritë e tij të shumta me femra të tjera. Por Helena Kadare, ndonëse jep përshkrime të hollësishme të këtyre historive, nuk rrëfen emrat e femrave. Helena madje ndonjëherë shtiret se është fare naive dhe nuk ka arritur që të kuptojë se cilat femra reale qëndrojnë pas personazheve të librave të burrit të saj. Ismail Kadare e kishte zakon që t’ u thoshte femrave që njihte se ai do t’ i përdorte ato si model për personazhet e librave të tij, çka ishte shumë joshëse për to. Madje Kadare u thoshte se do t’ i paraqiste me emrin e tyre të vërtetë.
Helena në libër tregon se dikur, në vitet tetëdhjetë, ajo bisedonte me një mikeshën e saj, për atë se cila femër mund të ishte pas personazhit të Ana Krasniqit, në romanin “Dimri i Madh” të Ismail Kadaresë. Kjo është me të vërtetë qesharake, se romani “Dimri i Madh” nuk është gjë tjetër veçse romani “Dimri i Vetmisë së Madhe”, i ripunuar. Në versionin e parë të romanit, të botuar në 1973, personazhi i Ana Krasniqit del me emrin Ana Kondakçi. Ky ishte praktikisht emri, paksa i shkurtuar, i një këngëtareje të re, shumë të bukur dhe shumë të njohur në Shqipërinë e kohës. Në roman, Ana Kondakçi është një vajzë e bukur me sjellje të lirshme, e cila është e dashura e shkrimtarit Skënder Bermema, i cili shkruan romanin për prishjen sovjeto-shqiptare.
Në personazhin e Bermemës, Kadare qartësisht ka paraqitur vetveten, dhe në personazhin e Ana Kondakçiut, kishte paraqitur personin real që kishte emrin “Ana” në tre gërmat e fundit të emrit, dhe që e kishte mbiemrin “Kondakçiu”.Kur u botua romani “Dimri i Vetmisë së Madhe” në 1973, ai u shit shumë shpejt dhe bëri bujë të madhe jo për ngjarjet ideologjike që paraqiste, se shqiptarët qenë ngopur me historitë e viteve 1960-1961 nga propaganda e regjimit komunist. Romani bëri bujë se Kadare në të kishte bërë atë quhet në frëngjisht mise en abyme, ose në anglisht a story within a story,domethënë se brenda subjektit të romanit kishte paraqitur historinë e tij të dashurisë, në mënyrë të pagabueshme, duke shkruar qartë emrin e së dashurës së tij.
Ky ishte problemi më serioz që Ismail Kadare pati me këtë libër. Natyrisht se regjimi komunist nuk fliste hapur për një çështje të tillë. Kadarenë thjesht e detyruar që në ribotimin e librit ta ndryshonte emrin e personazhit dhe ai e bëri Ana Krasniqi. Kështu që Helena e dinte mirë se cila femër qëndronte pas personazhit të Ana Krasniqit (Kondakçiut).Por Ismail Kadare nuk hoqi aspak dorë nga obsesioni i tij për t’ u vënë personazheve të librave të tij emrat e femrave reale që njihte. Helena Kadare në librin e saj me kujtime flet për dashurinë e Ismail Kadaresë me një balerinë të Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës, gjë të cilën ajo e mësoi në 1969. Pak vite më vonë u botua romani i Ismail Kadaresë, “Nëntori i një kryeqyteti”, i cili bëri bujë për shkak se në të kishte një tjetër mise en abyme. Në roman, ngjarjet e të cilit zhvillohen në 1944, tregohet historia e dashurisë mes shkrimtarit Adrian Guma dhe spikeres kryesore të Radio Tiranës, e cila në roman quhet Miriam Morina.
Por, Miriam Morina ishte emri i një balerine shumë të njohur në Tiranë, në kohën që u botua libri.Në romanin “E penguara”, të botuar në 2009, Ismail Kadare pohon një tjetër histori dashurie të tij. Në roman rrëfehet një histori e vërtetë, ajo e vajzës së Liri Belishovës (Çomo), Drita Çomo. Vajza e cila gjendej e internuar me nënën në Cërrik, kishte një shoqe të ngushtë në shkollën e mesme, të këtij qyteti, atë që më pas do të bëhej aktorja e njohur Raimonda Bulku. Kjo e fundit e pohoi këtë gjë publikisht edhe me rastin e promovimit të romanit. Drita adhuronte Ismail Kadarenë dhe donte që ta njihte, por nuk mund të shkonte në Tiranë, se nuk mund të lëvizte lirisht. Në ndërkohë, Raimonda Bulku, e cila falë bukurisë së saj kishte filluar që të luante në filma, u njoh dhe u miqësua në Tiranë me Ismail Kadarenë, dhe i foli për shoqen e saj. Në roman, shkrimtari Rudian St. i cili ka shkruar romanin “Dimri i suferinës së madhe”, aluzion i qartë për romanin e Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe”, njihet me një vajzë të re, me emrin Migena, e cila posa ka mbaruar shkollën e mesme dhe që kërkon të hyjë në shkollën e arteve në Tiranë.
Në këtë kohë Migena bëhet e dashura e shkrimtarit, të cilit i flet për shoqen e saj në provincë, me emrin Linda B. e cila është e internuar. Kur Migena shkon në provincë, shoqja e saj, i kërkon që t’ i tregojë për shkrimtarin dhe dashurinë me të. Qartësisht, pas Migenës qëndron Raimonda Bulku, me të cilën Ismail Kadare u njoh, siç thotë vetë, kur erdhi në Tiranë dhe filloi të luante në filma artistikë. Bulku do të ishte aktorja që do të kishte rolet kryesore femërore praktiktikisht në të gjitha filmat që u bënë sipas librave të Ismail Kadaresë. Në filmin me seri “Emblema e dikurshme”, sipas novelës me të njëjtin titull të Kadaresë.
Bulku kishte rolin kryesor femëror, atë të Anës (Ana e përhershme) së dashurës së personazhit kryesor. Ajo pati rolin e Zanës, të një prej personazheve kryesore në filmin “Ballë për ballë”, me skenar sipas romanit të Kadaresë “Dimri i Madh”, pati një rol në filmin “Radiostacioni”, me skenar sipas romanit të Kadaresë “Nëntori i një kryeqyteti”, pati një rol në filmin “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, një version i ri i “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur”, si dhe pati rolin e Dianës, gruas së shkrimtarit, në filmin “Të paftuarit”, një film sipas romanit të Kadaresë “Prilli i thyer”. Helena Kadare në librin e saj me kujtime shkruan se në vitet shtatëdhjetë ajo zbuloi në ditarin e Ismailit se ai, në vitet 1966-1971 kishte pasur të dashur vajzën e një zyrtari të lartë të regjimit. Helena Kadare nuk e zbulon emrin e vajzës, por jep dy të dhëna të rëndësishme për të, thotë se ishte studente dhe se Ismaili i tha se kjo vajzë i pati dhënë atij librin e vajzës së Stalinit, Svetllana Allillujeva “Njëzet letra një miku”. E dhëna e fundit na shërben për ta ngushtuar shumë rrethin e femrave.