BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Pas një dite të lodhshme pune, është nata ajo që të gjithë e presin me padurim. Por, shpeshherë nata di të kthehet në ankth për shumë njerëz, pasi që dëshira për të fjetur humb dhe atëherë fillojnë problemet dhe shqetësimet se si të fillojmë ditën në vijim pa bërë pushimin e duhur.
Në vijim ua sjellim disa hapa që ju duhet t’i ndërmerreni nëse keni problem me gjumin:
- Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
- Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
- Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeine (kafe, kakao dhe coca-cola), sidomos natën vonë.
- Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj.

Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.

Lexoni një libër derisa të ndiheni te përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri. Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do t’u bëjë naze.