BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Këngëtarja Soni Malaj ka publikuar një fotografi me nënën e saj teksa të dyja shohin njëra-tjetrën me dashuri dhe me të vërtetë duken bukur.
Jo të gjitha këngëtaret zgjedhin të postojnë foto me njerëzit e dashur dhe Soni duhet përgëzuar në këtë drejtim.

Megjithatë, përkundër komplimenteve të shumta që ka marrë nga ndjekësit e saj në Instagram, ka edhe të tillë që e kanë bërë komente negative për pamjen e nënës së saj.
Një fanse e këngëtares ka shkruar: “Këtu po, po ta shikoje live ishte mos ma keq, sa mère (nëna jote) Soni Malaj”.

Soni nuk e ka lënë pa reaguar. Ajo është përgjigjur: “Më duket e turpshme që ju hyni në profilin tim dhe flisni kështu për mamanë time. Sikur të jetë më e shëmtuara në botë, ajo për mua është nëna më e bukur. Unë nuk kam nxjerrë këtë foto për të treguar sa e bukur është dhe n.q.s doni ta dini realisht, elle est tres belle (ajo është shumë e bukur)”.
