Ciftet qe nuk duhen

Al-Punk

Still here
Nje pyetje per ata qe kane eksperience e mund te japin pergjigje.

Po diskutoja per divorcin me nje kolege ketu dhe duket sikur ciftet pertej nje fare moshe (po them 40-45) bashkejetojne (martuar ose jo) edhe pa asnje ndienje dhe me koshience qe nuk e duan partnerin.

Megjithese perpiqem ta kuptoj faktin qe si njerez te dobet qe mund te jemi, biem pre e kompromisit, a mendoni se realisht eshte e mundur qe dy njerez qe nuk duhen te bashkejetojne bashke!?

(Ju lutem mbajuni temes ne pergjigje, cdo postim jashte temes apo chit-chat pa lidhje do fshihet)
 
Hope

dans ton coeur
Un njoh shume anglez ktu shumica kan vite dhe me shume se 20vjet qe bashkjetojne bashke edhe ju kam ba disa pytje per kete gje ajeni happy per kete 100% yess pergjigjen un ju tham fmi skeni Qa qefit asht ?
Dhe me thojne sdo te thote gje fmite ne jet perderisa jemi happy ne bashkjetes sdo ndikoj fmija ktu , un per veten teme asht shum gabim. Mendimi I jem asht te jesh bashkjetes esht si te jesh beqar hesapi :)
 
Mirabel

Locus omnem
Kompromisi ne ate moshe eshte derivat i nje kohe te meparshme. Qe do te thote :
Cifti ne moshe me te re ne baze ndjenjash e deshirash vendos te finalizoj lidhjen ,duke u martuar pse jo edhe duke sjelle ne jete pasardhesit.

1.Ne momentin kur ciftit i duhet te ndryshoj rrjedhen e jetes , sepse ka te tjera pergjegjesi morale e ekonomike , duke u 2.vene para faktit se bota nuk rrotullohet me vetem rreth tyre ,por rreth te tjere personave tashme ...ndikon !
3.Lenia pas dore ne shume raste e vetes per arsye qe dihen , kur me pare nuk ekzistonte nje e tille prape ndikon!
4. Partneri /partnerja nuk ju sheh si kult adhurimi , pasi kulti i saj /tij jane pasardhesit, e ben tjetrin te ndihet i pavlersuar dhe i panevojshem here here...ndikon!
5.Interesat ndryshojne, duke filluar nga gjerat e vogla e duke perfunduar tek te medhat..ndikon!
6. Nuk ka me nderveprim ne vendime, behemi me egoist dhe duam me cdo kusht te behet ajo qe duam...ndikon
7. Tempi i dikurshem ,kur ti doje te njihje cdo skute te saj/tij nuk eshte me ...ndikon!
Ka edhe te tjera mendoj, por nga ato raste qe njoh permblodha disa

Perse ne moshen 40 vjecare jane ende bashke edhe pse nuk duhen me...jane per te gjitha arsyet e mesiperme.
Sepse dihet qe asgje nuk eshte e perjetshme dhe si e tille as Dashuria.
E rendesishme eshte ajo cfare mbetet me pas...interesat e perbashketa dhe femijet jane nje nder to,
Nese nuk duhemi ,nuk do te thote se urrehemi.
Idealizmi nuk ben sens ne ate moshe ....nese ne moshen 20 vjecare ti jeton me parime e idealizma, ne moshen 40 jeton me kembe ne toke dhe sigurisht kompromisa.
Nganjehere do sakrifikosh veten per ata qe vlejne me shume se ti!...
 
Wow,
Fillimisht te faleminderit se ka kohe qe nuk lexoj nje postim te mire-arsyetuar ketu ne Forum.
Jam dakort me shume nga ato qe ke shkruar, dhe jemi ne nje linje kur flasim per kompromis.

Jam dakort qe ne jete behen dhe sakrifica deri ne nje pike (per hir te te tjereve si femijet), por nga ana tjeter kemi vetem nje jete. (Dhe Einmal is keinmal (thone gjermanet dhe Bethoven)).

Kompromise te tilla sic ke permendur, nese dashuria mungon kthehen ne makth pas nje fare kohe. Ku eshte kjo balanca e sakrifices dhe makthit te jetuarit me dike qe nuk e do (dhe ndoshta dhe e urren pas 20 vjetesh).
Me kupto @Mirabel nuk po kembengul ne ndarje e veprime drastike, por dua te kuptoj sa jemi ne gjendje te torturojme njeri tjetrin nen cinizmin se dashuria nuk ekziston, apo se nuk do gjendet kurre.
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Varet kjo gje..Hyjne shume faktor.!
Une personalisht jam pro bashkejeteses e mendoj qe eshte nje faze per nje martese te shendoshe..
Dy njerez qe rrine me njeri tjetrin e sidomos ne shqiperi rrine per shume faktor ,faktor ekonimise dmth varferia. faktori i 'turpit'. i mentalitetit...
Divorci eshte zgjidhje shume e duhur per dy njerez qe nuk rrine dote bashke qe nuk jetojne dot bashke..Por vlen te thuhet qe i vetmi i demtuar ose te vetmit qe lendohen e e vuajne jane femijet ..
 
E shkruajta me siper :
Nese nuk duhemi ,nuk do te thote se urrehemi.
Po flasim per njerez adult , qe dine tashme kush eshte e mira dhe kush e keqja. Qe kane kaluar sfida te shumta , qe interesat e familjes vijne para atyre individuale. Per dy njerez qe pavaresisht se nuk i bashkon dashuria si ndjenje , kane ende cfare te ndajne me njeri tjetrin. Jane kujtimet, interesat, perditshmerine, problemet, jane gjthnje shpatulla ku mund te mbeshtetesh...sepse nje jete bashke tashme ia njohim njeri tjetrit edhe dobesite.

Nese me pas kemi te bejme me cifte qe urrehen, ah ath zgjidhjen ata e kane - divorci dhe jo me kthim pas :)
 
Para disa ditesh me disa mikesha patem nje bisede te tille per dike qe ishte ndare dhe sigurisht tema ishin femijet.
si fillim nuk kam ndonje opinion shume te qarte per bashkjetesen (te pakten ne shqiperi), per mua eshte nje martese e pacelebruar e kaq.
Nderkohe qe tema thote te flasim mbi kompromisat , por meqe edhe pas divorci do kompromisa po e diskutojme,
Vertet qe femijet jane qeniet me te pafajshme , por nese cifti , i kane prioritet femijet ,duhet me patjeter qe edhe kete ndarje ta bejne sa me te asimilueshme nga femijet.
Femijet kane receptor ndijimi shume me te zhvilluar se ne mendojme, dhe ata kuptojne qartazi kur gjerat nuk funksionojne sic duhet midis prindersh.
Eshte detyra e prinderive tia shpjegojne se jeta eshte 1 dhe jetohet vetem njehere...dhe ata nuk jane te gatshem te jetojne nje jete me kompromisa.
Nese femijve i shtron ne formen e duhur pa e lene ate te mendoj se perpara tij ka dy qenie egoiste , ata dine ta pranojne dhe te bashkejtojne me kete zgjedhje te prinderve.
Flasim ne kushte ideale, sepse jo gjithnje prinderit ndahen ne kete forme. :)
 
Ndoshta e shihja me syrin qe nje cift qe ka kaluar 20 vjet bashke + nuk duhen..=>urrehen.

Por ndoshta e kam gabim! Sdq une besoj tek dashuria qe nuk eshte patjeter lule, muzike e pasion. Dashuria eshte teresia e detajeve qe ndoshta dhe nuk vihen re apo quhen te mireqena si respekti, kujdesi, komunikimi, vemendja etj (e deri tek pasioni, varesia intelektuale dhe seksuale etj) .
Ne mungese te dashurise, ne nje bashkejetese, te gjate me duket e pashmangshme bezdia e nje te huaji pa kuptim ne jete.
 
Last edited:

Al-Punk

Still here
Para disa ditesh me disa mikesha patem nje bisede te tille per dike qe ishte ndare dhe sigurisht tema ishin femijet.
si fillim nuk kam ndonje opinion shume te qarte per bashkjetesen (te pakten ne shqiperi), per mua eshte nje martese e pacelebruar e kaq.
Nderkohe qe tema thote te flasim mbi kompromisat , por meqe edhe pas divorci do kompromisa po e diskutojme,
Vertet qe femijet jane qeniet me te pafajshme , por nese cifti , i kane prioritet femijet ,duhet me patjeter qe edhe kete ndarje ta bejne sa me te asimilueshme nga femijet.
Femijet kane receptor ndijimi shume me te zhvilluar se ne mendojme, dhe ata kuptojne qartazi kur gjerat nuk funksionojne sic duhet midis prindersh.
Eshte detyra e prinderive tia shpjegojne se jeta eshte 1 dhe jetohet vetem njehere...dhe ata nuk jane te gatshem te jetojne nje jete me kompromisa.
Nese femijve i shtron ne formen e duhur pa e lene ate te mendoj se perpara tij ka dy qenie egoiste , ata dine ta pranojne dhe te bashkejtojne me kete zgjedhje te prinderve.
Flasim ne kushte ideale, sepse jo gjithnje prinderit ndahen ne kete forme. :)

Po tamam ky eshte nje aspekt tjeter. Ndoshta nje cift i detyruar te qendroje bashke (si martesat e monizmit apo dhe sot per hir te opinionit) mund (?) te sjellin me shume probleme me familje se nje cift i divorcuar ku femijet sqarohen se jo gjithcka funksionon.
Di nje rast te nje mikeshe qe e ka te pamundur te kete nje lidhje normale pasi gjate gjithe jetes se saj i jati bridhte me dashnore dhe e jema ishte depresive ne shtepi. Femijet ishin gjithe kohen nen ndikimin e sherreve te vazhdueshme. Ai kompromis per hir te femijeve ishte kthyer ne makth.

Megjithate tema u hap dhe per ato cifte qe nuk kane femije dhe pa dashuri jetojne njeri me tjetrin nen nje plogeshti totale.
 
Mirabel

Locus omnem
Ndoshta e shihja me syrin qe nje cift qe ka kaluar 20 vjet bashke + nuk duhen..=>urrehen.

Por ndoshta e kam gabim! Sdq une besoj tek dashuria qe nuk eshte patjeter lule, muzike e pasion. Dashuria eshte teresia e detajeve qe ndoshta dhe nuk vihen re apo quhen te mireqena si respekti, kujdesi, komunikimi, vemendja etj (e deri tek pasioni, varesia intelektuale dhe seksuale etj) .
Ne mungese te dashurise, ne nje bashkejetese te gjate me duket e pashmangshme bezdia e nje te huaji pa kuptim ne jete.

Varet si ti pergatit veten kur ndodhesh para faktit. Nuk mund te kesh nje ide te qarte cfare ndodh kur kupton se nuk ke me ndjenja per ate person qe ke krijuar nje mbreteri tenden.
Ndoshta ka momente reflektimi qe prape lidhen me interesin (egoist) , tek e fundit ti dikur e deshe ate njeri, dhe pse sot jo me ....por historia do riperseritet....nje tjeter do zere vendin, serisht dashuria do shuhet dhe ti do shohesh veten 80 vjec dhe sdo kesh me kohen per te rregulluar ate cfare shkoi.
por keto jane kaq individuale si ndjesi sa eshte e pamundur ti besh nje opinion te vetem
 
joetisti_

Locus omnem
Nje pyetje per ata qe kane eksperience e mund te japin pergjigje.

Po diskutoja per divorcin me nje kolege ketu dhe duket sikur ciftet pertej nje fare moshe (po them 40-45) bashkejetojne (martuar ose jo) edhe pa asnje ndienje dhe me koshience qe nuk e duan partnerin.

Megjithese perpiqem ta kuptoj faktin qe si njerez te dobet qe mund te jemi, biem pre e kompromisit, a mendoni se realisht eshte e mundur qe dy njerez qe nuk duhen te bashkejetojne bashke!?

(Ju lutem mbajuni temes ne pergjigje, cdo postim jashte temes apo chit-chat pa lidhje do fshihet)
Po s'duhen ne formen e fillimit, kur kishin shume pasion seksual per njeri-tjetrin dhe kishin rene shume ne dashuri. Vazhdon t'i mbaje bashke nje force tjeter. S'di ta shpjegoj se cila, por eshte nje lloj interesi i kendshem qe e ben te mundur.

Por ka raste qe ai pasion i fillimit rilulezon gjate jetes.
 
Aki

Paint It Black
Ka dhe nje faktoe tjeter, mendoj une....frika nga vetmia, shume njerez bejne kete kompromis te jetojne bashke 'qe te kene dike prane ne pleqeri'- eshte nje arsye qe e kam degjuar shpesh
 
gurax

Pan ignoramus
Po tamam ky eshte nje aspekt tjeter. Ndoshta nje cift i detyruar te qendroje bashke (si martesat e monizmit apo dhe sot per hir te opinionit) mund (?) te sjellin me shume probleme me familje se nje cift i divorcuar ku femijet sqarohen se jo gjithcka funksionon.
Di nje rast te nje mikeshe qe e ka te pamundur te kete nje lidhje normale pasi gjate gjithe jetes se saj i jati bridhte me dashnore dhe e jema ishte depresive ne shtepi. Femijet ishin gjithe kohen nen ndikimin e sherreve te vazhdueshme. Ai kompromis per hir te femijeve ishte kthyer ne makth.

Megjithate tema u hap dhe per ato cifte qe nuk kane femije dhe pa dashuri jetojne njeri me tjetrin nen nje plogeshti totale.

Ne teresi, pyetjes fillestare te hapjes se kesaj teme, pergjigja qe mendoj eshte ne linjat e cfare kane shkruar @Mirabel dhe @esmere .
Arsyet e martesave me njerez qe nuk duhen, jane shume te ndryshme ne vendet e zhvilluara - ku shqiptaret emigrojne dhe aspirojne te jene si ata - dhe ne Shqiperi - e cila i ngjan ne shume aspekte atyre vendeve ne bote me formim social te vjeteruar, ekzistojne nganjehere disa kode etike absurde qe individit i lidhin kembet dhe synojne ta vendosin perpara nje presioni te mufatur shoqeror. Arsyet i kane permendur dhe permbledhur shume mire Mirabel dhe esmere me lart.
 
joetisti_

Locus omnem
Po ne te shumten e rasteve e kane aq logjike sa te mendojne se kjo qe po u ndodh do t'i ndodhte me cilindo qe do te kishim marre apo marrin nese vendosin te ndahen. Atehere perse te ndahen? Dashuria e fillimt justifikon edhe mosdashurine e vazhdimit deri ne fund.
Eshte edhe frika e justifikuar se mos bie nga shiu ne bresher. Merr nje tjeter dhe te shkon akoma me keq.
Po e ke dashur ne fillim, ende e do, ndonese s'e ve aq shume re sa ne fillim.
 
Top