Church of Scientology

random

Primus registratum
Church of Scientology

Besoj se keni degju per kete kishen (apo kultin?) ...sidomos per njerzit e famshem qe jane antare si Tom Kruz, Xhon Travolta ..etc. BBC beri nje dokumentar te quajtur "Scientology and Me" ku shanin kete kishe. Ne te njejten kohe, kisha e Scientology beri nje dokumentar ku shante BBC. ( ... mund ti shikoni te dyja ketu. )

Ca mendoni per kete kishen? ..eshte kishe apo eshte kult?
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Church of Scientology

dhe ku esht ndryshimi mes kultit dhe kishes?

S'kam asnji lloj ndriçimi.
Esht fakt koshence,e mira e njeriut qe i ndjek-e mira ime qe njoh nje njeri t'mire.

Zoti,na rujt! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Sirena

Primus registratum
Re: Church of Scientology

Gjithmone me eshte dukur shume kot. Nuk di as ca perkufizimi ti japesh...mund ta quash sekt...mund ta quash sajim (ne fund te fundit kush e themeloi ishte shkrimtar librash fantastiko-shkencore).

Kush ben pjese ne kete kishe merr nje lloj trajtimi shpirteror, permireson shendetin mendor dhe largon traumat psikologjike te kaluara te cilat kushtezojne negativisht jeten e personit...e per keto kjo kishe ka hasur gjithmone ne kritikat e psikiaterve.

Eshte dicka e sajuar qe ka marre nje gje ketu e nje gje atje nga fete e tjera. Eshte thjesht dicka ndryshe...dhe vip-sat e mbeshtesin thjesht sepse eshte nje arsye me teper per te rene ne sy.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Church of Scientology

Ne muajin Maj, ne Paris filloi nje gjyq kunder Shentologjise (Scientology) e cila mund edhe ta mbylle fare kete kult ne France. Eshte akuzuar per gjurmimin e njerezve te caktuar per perfitime komerciale. Ne France shentologjia nuk e ka statusin e nje feje si ne Amerike dhe eshte luftuar fuqishem nga anti-kultiste te ndryshem. Akuza eshte formuar qe ne 1998 nga dy gra. Tre gra te tjera qe ishin pjesemarrese ne akuze, me vone u terhoqen pasi "arriten nje marreveshje financiare me zyrtaret e kishes".

Dje, nga gjyqi ne Paris, kjo kishe eshte penalizuar per Mashtrim me 900 000 USD. Nuk eshte mbyllur totalisht vetem sepse ligji nuk parashikon kete mase si denim per Mashtrim.
Nje nga avokatet e ceshtjes u shpreh qe eshte hera e pare qe ne France Shentologjia akuzohet ne teresine e saj duke u konsideruar nje bande e organizuar.
Kisha e Shentologjise e ka qendren ne Los Angeles. Belgjika, Gjermania dhe vende te tjera Europiane e kane konsideruar nje kult, ose sekt, dhe kane nxjerre ligje per t'i kufizuar veprimet. Catherine Picard tha se Shentologjia nuk mund te fshihet me pas perdes "liri per vetedijen".
 

AKABA

Primus registratum
Re: Church of Scientology

ka ide interesante, kam lexu dy libra te tyre e me pelqejne, asnje ide nuk eshte tabu, mjafton te dish ta absorbosh ne mendje e besimin tand.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Church of Scientology

Une nuk kam lexuar libra te tyre, por kam lexuar pjese te shkeputura aty-ketu, ide te pergjithshme. S'gjeta ndonje gje te re te pahasur me pare. Me jane dukur si nje "kompromis" midis ideve te feve klasike dhe botekuptimit moderrn te koheve te sotme, nje tentative per te koreluar mbinjerezoren me realitetin sic e njohim sot ne menyre qe edhe mbinjerezorja te mos preket por edhe te mos perplaset me dijet e fituara te botes, te evitohen antagonizmat e rastit.

Dhe nderkohe, sot ne Australi nje nga senatoret e Parlamentit Australian e quajti "Organizate Kriminale" dhe ka bere thirrje per hetime te metejshme lidhur me shume shkelje te Shentologjise ne Australi.

PS: Koment nga nje australian: <span style="font-style: italic">For those in America - Australia doesn't have a &quot;Bill of Rights&quot;. We work on the principle you have a right to everything, unless prohibited by law. There's no explicit listing of rights that you guys have ... (Your Freedoms May Vary)</span>
 
Top