Chris Brown: Rihanna është e kaluar!

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Rnb Superylli amerikan, Chris Brown, ka folur për herë të parë pas daljes së tij nga burgu. Ai thotë se është bërë njeri më i mirë, teksa pranon ta ketë harruar Rihannan.
Ylli Chris Brown ka përjetuar vite të vështira, ku shumicën e kohës ka qëndruar në burg.

Por, ai përkundër vështirësive arriti të lansojë kohë pas kohe këngë dhe madje edhe zgjeroi bazën e tij të fansave. Në intervistën e tij të parë pas daljes nga burgu për Billbord, Chris u shpreh mjaft emocional.


“Ne kemi harruar njëri-tjetrin. Përderisa po bën një gjë të mirë, jerëzit gjithmonë do të kërkojnë një gjë negative dhe nuk duan t'ju shohin duk përparuar. Por, përderisa vazhdon rrugën tënde drejt, nuk ka lidhje çfarë thonë njerëzit”, u shpreh Chris.


Ai shtoi se në burg vetëm ka vizatuar dhe nuk ka shkruar këngë, teksa thotë të jetë bërë një njeri më i mirë. Ai falënderon Zotin dhe thotë se familja është para muzikës, teksa muzikën nuk e sheh si përfitim, por vetëm për të kënaqur veten dhe ata që e adhurojnë.

Albumi i ri i Chris Brown publikohet më 16 shtator dhe titullohet “X”
 
Top