Chic&Luftë

Chic&Luftë

Më 17 nëntor Biblioteka Kombëtare prezanton një ide të veçantë me të cilën përkujton Çlirimin e Tiranës po edhe jubileun e 65-të të Çlirimit të vendit.
Ideja thotë se lufta mbetet gjithmonë luftë dhe jeta mbetet gjithmonë jetë. Njerëzit në kohë lufte mbrohen dhe jetojnë. “Chic & luftë” quhet ekspozita që hapet në Bibliotekën Kombëtare, ora 18.00. Botimet e vitit ‘44, libra, revista, reklama, dëshmojnë jetën paralele me luftën, jetën materiale, shpirtërore dhe kërkesat për t’u informuar për çka ndodh rreth e rrotull, dhe për t’ua gjetur jehonën ngjarjeve të përbotshme tek ndodhitë Shqipëri. Titujt që janë zgjedhur për ekspozim flasin për këtë: “Amerika”, “Leninizmi”, “Lufta në Pacifik”, “Historia e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik”, “Revolucion i Kongresit të I-rë të Gruas Antifashiste Shqiptare”, “Adolf Hitler, Prijësi i Evropës së Re”, “Parti Komuniste apo Parti Terroriste…?!” </p>


Po ka edhe kështu: “Zingone vesh gjithë Romën” slogani i magazinave ma të mëdhaja të kryeqytetit me robe për zonja, burra e fëmijë, deri edhe valixheri. Ka shtëpi të muzikës dhe e kinkalerisë që ofron instrumenta, pllaka gramafoni, radio, ka rrobaqepsi që ofrojnë modele nga Vogue Pattern etj. </p>


Kurse shtëpia botonjëse Kristo Luarasi në Tiranë njofton se “kanë dalë në shitje romancat ma të bukura” që publiku ka kënduar deri më sot.” Disa nga titujt janë “Bija e mallkuar”, “Zonja me kameliet”, “Dashurija në Hong-Kong”, “Romeo e Xhulieta”. Në një shënim tek “Fryma” nr. 4, viti 1944, vë në dukje “frenezinë e botimeve”: Libri shqip kishte vdekur prej shumë kohe më parë. Tash e nja dy muaj ka zënë e po ngjallet. Gjatë katër vjetësh librave shqip u kish shkuar moda. Të pakë ishin ata që I lëçitnin, më të pakë ata që i shkruanin…” </p>


Institucionet e kulturës flitet se do të kenë aktivitete për përvjetorin e Çlirimit, por deri tani asgjë nuk është bërë e ditur. Biblioteka Kombëtare me “Chic & Luftë” e ka sugjeruar tashmë një lexim të luftës që është më afër njerëzve, se leximet e mërzitshme me sherre për datën e çlirimit dhe gjermanin e fundit që iku nga Shkodra që politika dhe media i bën kësaj ngjarjeje.(shekulli)</p>
Mr_Q5PI_-jg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26746. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26746
 
Top