Charles do martohet me Camilla

Charles do martohet me Camilla

nb1002camilla.jpg

Princi i anglise Charles me Camilla Parker Bowles do martohen me 8 prill . Kete e ka bere te ditur zyra e Charles, Clarence House .Kjo martese do zhvillohet e thjeshe ne keshtjellen Windsor dhe pa ceremoni ne kishe kjo pasi te dy kane qene te martuar me pare dhe te dy jane te divorcuar.

N.q.s Charles do te behet mbret ,Camilla nuk do te behet mbetereshe.por do te jete vetem princeshe.Charles dhe Camilla e njohin njeri -tjetrin ne vitin 1970 dhe kane patur nje lidhje se bashku perpara se Charles ne vitin 1981 me Diana Spencer te martoheshe.Camilla ka qene perpara e martuar me Andrew Parker Bowles.Mbeteresha e anglise Elizabeth II thote qe ajo eshte e lumtur per kete martese dhe ajo ka dhene lejen e saj , kjo martese eshte e pranueshme nga ana e saj.

Jepni reagimet tuaja mbi kete martese.
 

peson

Primus registratum
Re: Charles do martohet me Camilla

Nje histori per Charles dhe Camilla ne foto
nb1002camilla11.jpg

nb1002camilla16.jpg
Ne teatrin New London
nb1002camilla8.jpg
Prins Charles dhw Diana Spencer 29 qeshor 1981 martohen ne Katedralen Saint Paul’s ne Londer
nb1002camilla5.jpg

nb1002camilla9.jpg
Camilla me princesh Diana bashke ne foto
nb1002camilla4.jpg
nb1002camilla3.jpg
7 gusht 2004
nb1002camilla15.jpg
28 qeshor 2003
 

peson

Primus registratum
Re: Charles do martohet me Camilla

nb1002camilla18.jpg
Keshtjella e Windsor .Ketu do te zhvillohet ceremonia martesore e Charles dhe Camilla .


nb1002camilla4.jpg
nb1002camilla14.jpg

nb1002camilla13.jpg
nb1002camilla7.jpg
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Charles do martohet me Camilla

Mire e bejne qe martohen.
Shume kane pritur madje.

Hajt me i goc ksaj rradhe!
:rockband:
 

peson

Primus registratum
Re: Charles do martohet me Camilla

Më në fund oborri mbretëror pranon kurorëzimin e lidhjes së gjatë të Çarls me të dashurën e tij

Princi Çarls vendos të martohet me Kamilën


Shekulli

Pas një dashurie 30-vjeçare, mbreti i ardhshëm i Anglisë do të martohet, edhe pse Kamila nuk mund të bëhet mbretëreshë
Më në fund princi Çarls do të martohet me të dashurën e tij prej shumë kohësh Kamila Parker Bouls, pikërisht me gruan që është fajësuar edhe si ajo që shkatërroi martesën përrallore të princeshës Diana. Gati tetë vjet pas vdekjes së princeshës Diana në një aksident automobilistik, edhe Mbretëresha Elisabeth ka pranuar që Kamila të bëhet gruaja e dytë e mbretit të ardhshëm të Anglisë. Madje edhe dy djemtë e Princit Çarls me princeshën Diana, William dhe Harry, i kanë uruar çiftit të ri shumë fat në të ardhmen. Po kështu edhe kryeministri Toni Bler e konsideroi lajmin për martesën e Çarls dhe Kamila si një lajm shumë të gëzuar.
Çifti ka vendosur të martohet më 8 prill në kështjellën “Windsor” në perëndim të Londrës. Ata do të martohen në një ceremoni të qetë krejt në kontrast me martesën madhështore të princit me Dianën, e cila u kurorëzua në Katedralen e Shën Paulit në Londër. Kamila 57 -vjeçare, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, nuk mund të bëhet mbretëreshë në kohën kur princi Çarls, 56 vjeç, do të bëhet mbret. Kjo për shkak të disa pengesave kushtetucionale që kanë të bëjnë me martesa të tilla. Pas martesës ajo do të marrë titullin Dukesha më e lartë mbretërore e Cornwall-it. Sapo Çarls të bëhet mbret, gruaja e tij do të quhet Princesha bashkëshorte, në mënyrë që të shmanget çdo keqinterpretim kushtetucional. “Ajo mund të marrë statusin e mbretëreshës vetëm nëse miratohet një ligj për këtë çështje. Duhet që të kalohet një akt special në Parlament”, -thotë eksperti kushtetucional David Starkey për “Rojterin”. Këshilltarët mbretërorë kanë thënë se nuk ka nevojë për ndonjë ligj të ri pasi është e drejtë që ajo ta marrë titullin e mbretëreshës në krahë të mbretit të ardhshëm Çarls. Por ndoshta këtë pengesë çifti mund ta kalojë pas disa kohësh. Gjithë hapat që kanë hedhur dy të dashuruarit janë shumë të kujdesshme. Kamila prej shumë kohësh ka qenë më e urryera në publikun anglez, pasi është akuzuar si personi që prishi martesën e princeshës Diana që në fillimet e saj. Kamila u martua gati dhjetë vjet para Çarls dhe u divorcua një vit para tij (1995). Ndërsa Çarls u divorcua nga princesha Diana më 1996, edhe pse ai e kishte pranuar lidhjen e tij jashtëmartesore kohë më parë. Çifti duket se zgjodhi kohën e duhur për t’u martuar, gati 8 vjet pas vdekjes së Dianës. Gjatë vitit 2004, Çarls është parë shpesh në publik në krahë të Kamila -s. Tashmë nuk mbetej gjë tjetër veçse të kurorëzonin këtë dashuri të madhe që u ka kushtuar shumë thashetheme e intriga oborrit mbretëror. Edhe publiku dalëngadalë po krijon respekt për Kamila -n, dhe duket se po e pranon martesën e tyre, pas gati 30 vite dashurie.

Çarls & Kamila- historia e dashurisë
Kamila Shand, kështu është emri i fëmijërisë i gruas së ardhshme të princit Çarls. Çifti u takua për herë të parë në një ndeshje polo në vitin 1970. Një vit më vonë, Kamila i thotë: Stërgjyshja ime ka qenë e dashura e stër-stërgjyshit tënd, atëherë si thua?” Por Çarlsi atëherë vendosi që të përqëndrohej te karriera detare, kështu që Kamila u martua me admiruesin e saj të përhershëm majorin Endrju Parker Boulls në vitin 1973. Por ajo mbeti në kontakt me princin Çarls dhe ata u bënë miq sërish në fund të viteve ‘70. Kamila u bë edhe shoqëruesja zyrtare e Princit gjatë festimeve të pavarësisë në Zimbabve në 1980. Në vitin 1981 Çarlsi u martua me Diana Spenser, një bashkim që u nxit edhe nga Kamila, pasi thuhet se Çarlsi i propozoi Dianës në kopshtin e shtëpisë së familjes Boulls. Por martesa nuk e shuajti pasionin e tyre dhe dy vite pas lindjes së princit Herri në 1984, marrëdhënia e tyre u rindez. Diana xheloze, në një intervistë të famshme të atyre viteve u shpreh se “ne jemi tre në martesën tonë, kështu që është pak si shumë e populluar”. Në vitin 1992 doli në dritë një incizim i “Kamila gate”, një bisedë telefonike mes dy të dashuruarve. Në incizim, princi Çarls i thotë asaj “të dua” të tjera gjëra personale. Ndërsa zonja Parker heshti, por në vitin 1994 princi e pranoi në një dokumentar televiziv se ai kishte kryer një tradhti bashkëshortore. Kamila u bë kështu figura më e urryer e kombit- gratë e godisnin me ç’të mundin nëpër supermarkete. Në 1995 ajo dhe i shoqi, Andrew Parker Bowles u divorcuan dhe ajo u bë e ftuar e zakonshme në shtëpinë e Princit. Në gusht 1997 Diana vdiq në një aksident me makinë në Paris dhe Kamila u detyrua të rrinte disi në hije. Kjo pasi publiku nuk mund ta duronte dot një zëvendësim të Dianës. Sidoqoftë në 1999 ajo u takua me dy djemtë e Çarls-it, me princin William dhe Harry. Pastaj ajo u ftua në 50 -vjetorin e ditëlindjes së princit Çarls dhe në 2000 u takua me mbretëreshën. Në qershor 2004, ajo u shfaq për herë të parë në vizita zyrtare të Princit- një shenjë se roli i saj si e dashura e mbretit të ardhshëm më në fund u pranua, jo vetëm nga mbretëresha, por edhe nga publiku anglez.

Aferat mes dy familjeve
Kur familjet e princit të Uellsit dhe të fejuarës së tij aktuale Kamila Parker Bowles u takuan së bashku nuk kishin shumë nevojë për prezantime. Ata të dy e njihnin mjaft mirë njëri -tjetrin, edhe para se të martoheshin secili me persona të tjerë. Në fakt stërgjyshja e Kamilës ishte e dashura e stër-stërgjyshit të Çarlsit. Por edhe pjesëtarët e tjerë të familjeve të zgjeruara të secilit prej tyre kanë patur ca tërheqje dhe afera të fshehta. Mbreti i Anglisë në fillim të shekullit të 20-të, Eduardi VII ishte i dashuruar me Alice Keppel, që ishte stërgjyshja e Kamilës që ishte e martuar. Këtë lloj fakti, diku e dikur ia ka përmendur edhe Kamila Çarlsit: “Stërgjyshja ime ishte dashnorja e stër stërgjyshit tënd, atëherë çfarë?”. Ndërkohë treçerek shekulli më vonë, Çarlsi zë miqësi me një kalorës dhe një lojtar polo që quhej Endrju Parker Boulls. I ati i Endrju, Derek Parker Boulls, ka qenë një mik shumë i ngushtë i nënës mbretëreshë- gjyshes së Çarlsit. Ajo u bë kumbara e Endrjut. Endrju Parker Boulls dikur shoqërohej me motrën e Çarlsit, princeshën Anne, ndërkohë që Çarlsi dhe Kamlia ishin lidhur. Një brez më vonë djali i Kamilës dhe Endrjut, Tomi pati si kumbar princin Charls, që tashmë do të bëhet dhe bashkëshorti i nënës së tij. Kamila ka edhe një vajzë përveç Tomit, që quhet Laura.


11/02/2005
 

ledioni

Primus registratum
Re: Charles do martohet me Camilla

Te trashegohen! Ndoshta ceremonine e marteses e bejne mbi varrin e Dianes!
 

Alanis

Primus registratum
Re: Charles do martohet me Camilla

Une s'jam dakort qe te martohen, a thu ndikon kjo e ndoshta e anullojne dasmen? /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

peson

Primus registratum
Re: Charles do martohet me Camilla

Çarlsi dhe Kamila, të turpshëm për Shën Valentinin


Princi Çarls dhe gruaja e tij e ardhshme Kamila Parker Bouls kanë droje të përgjigjen për planet e tyre për ditën e Shën Valentinit. Të pyetur gjatë një shërbese kishtare që ata ndoqën dje së bashku, në lidhje me ndonjë plan romantik për ditën e Shën Valentinit, Kamila 57 -vjeçare u përgjigj: “Ende asnjë plan”, ndërsa princi shtoi: “Dita e Valentinit- kjo është një tjetër çështje”. Kamila kishte veshur një pallto jeshile dhe çizme të gjata, ndërsa Çarlsi 53 -vjeçar kishte veshur një pallto sportive. Pas shpalljes së fejesës që tronditi mbarë opinionin botëror, dhe datës së martesës për më 8 prill, çifti nisi të dalë shpesh në publik. Dje ata ndodheshin së bashku në Kishën e Shën Laurencit në Didmarton.


14/02/2005
 

ndricim

Primus registratum
Re: Charles do martohet me Camilla

pse i urrej kaq shume keto dy fytyra :rolleyes:

as anglezed nuk i simpatizojne kaq shume sa keto forumsat
 

peson

Primus registratum
Re: Charles do martohet me Camilla

Kamila do te vishet nga Robinson Valentine


Olsi Kolami

Fustani i nuserise se gruas se ardhshme te princit te Anglise, i eshte besuar stilistit te njohur Robinson Valentine, nderkohe qe veshja do te shoqerohet me nje kapele e dizenjuar posaçrish per kete rast nga Philip Treacy. Lajmi eshte zyrtarizuar sot nga Clarence House, rezidenca e Mbreterise se Bashkuar, e cila ka publikuar keto detaje per te shmangur sterzgjatjet mediatike, qe lidhen me ceremonine, te ftuarit dhe veshjet qe do te zgjedhe çifti per diten e madhe. Mesohet se marka Robinson Valentine, nuk mund te jete nje zgjedhje e rastit e Kamiles, pasi bashkeshorti i saj, konsiderohet si nje nga bleresit historike te ketij stilisti. Pothuajse gjate gjithe jetes se tij, veshjet per ceremoni te ndryshme deri tek ato qe jane pjese e garderobes se perditshme te princit Karl, mbajne te njejten firme, qe eshte tregues i nje besnikerie, e cila do te trashegohet me sa duket edhe Kamila, e cila nuk ka pasur asnje kundershtim per zgjedhjen, paksa te shtrenguar qe i ka sugjeruar mekembesi i fronit mbreteror. Veshjet e prodhuara nga Robinson Valentine, bazohen ne traditen e veshjeve britanike per ceremonite e rastit, duke ruajtur kulturen vendase, e cila perfaqesohet pothuajse nga i gjithe oborri mbreteror.


18/02/2005
 
Top