Cfare prisni nga politika ne Shqiperi?

Prodigychild01

Primus registratum
Cfare prisni nga politika ne Shqiperi?

Po ju drejtohem juve te gjitheve qe djeni kaq te apasionuarve pas politikes. Te gjithe juve qe shani majtas e djathtas. Te gjithe juve qe "ju djeg zemra" per Shqiperine?

Te jeni te gjithe kaq te verber, qe prisni dicka te mire nga klasa politike, apo nga cilado qeveri?

Ju duhet ta kuptoni nje here mire qe kurre e mira nuk ka per te ardhur nga qeveria. Qofte kjo ne vende pune, rritje standarti jetese, etj, etj...

Njerezit duhet ta kuptojne qe ne kete kohe kapitalizmi ne plot kuptimin e fjales, shpresa duhet varur tek politika personale...

Pra duhet vetem ti varni shpresat tek vetja. Doni nje pune, luftoni vete per vehten tuaj. Doni shkollim me te mire, kete duhet ta beni vete. Doni te rritni mireqenien provoni vete.

Shteti e qeveria nuk kane per tju dhene vecse nje cope balte* te madhe siper kokes. Te vetmit qe do te perfitojne jane ata qe jane ne poste drejtuese. Te gjithe te tjeret qe flasin per politike jane zagaret qe lehin e kenaqen me kocka.

* <span style="font-style: italic">edituar</span>
 

rosen

Primus registratum
Re: Cfare prisni nga politika ne Shqiperi?

nje republikan,besoj simpatizant i Bushit mes nesh.Faleminderit per keshillen,nuk e veme ne dyshim qe secili duhet te punoje.Por ne ndryshim me mentalitetin republikan amerikan jemi per solidarizim kombetar dhe jo per individualizem te shfrenuar!!!
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Cfare prisni nga politika ne Shqiperi?

Ja ku doli i pari qe i dogji &quot;zbulimi&quot; im.

Nuk jam aspak simpatizant i Bushit. Ne te kundert mendoj qe eshte presidenti me idiot qe ka pasur ndonjeher amerika.

Une jam simpatizant i presidenteve te vdekur te amerikes. Vecanerisht kur fotot e tyre jane stamposur ne copa letrash ngjyre te gjelber.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare prisni nga politika ne Shqiperi?

megjithese nuk e fus veten tek ata qe SHAJNE majtas djathtas por tek ata qe KRITIKOJNE majtas djathtas, po perpiqem te te jap nje pergjigje.

Lajm i fundit nga bota e ketejme: mesjeta ka mbaruar.

Mbase akoma nuk e ke kuptuar se cili eshte roli i shtetit ne nje shoqeri e rrjedhimisht nuk ke kuptuar akoma rolin e politikes
shrug.gif



Une punoj, Ti punon dhe krijojme nje subjekt (shtetin) qe te na mbroje e te na ndihmoje te zgjidhim mosmarreveshjet tona pa qe ne te detyruar te marrim pushken, te beje studime e te koordinoje punen tone qe, se bashku, te konkurojme me shtetet e tjera dhe ...

Nuk egziston nje princ te cilit e paguajme haracin ...
Egzistojne institucione te krijuar e zgjedhur nga ne per te bere ato qe thame me lart (e plot te tjera)

Dikush (nga ata qe zgjedhim)tenton te kthehet ne rolin e nje princi dhe ne per kete diskutojme (qe te identifikojme keto raste e te mesojme ti pengojme sadopak, dikush tjeter kerkon pune nga ne (t'a zgjedhim) dhe ne perpiqemi t'a gjykojme
...

Perpiqemi edhe te gjejme ndonje menyre se si edukohen ata si puna jote te bejne pjese ne nje shoqeri njerezore civile (se fatkeqesisht nuk jetojme secili ne nje maje mali te veten e te mos kemi probleme
cry.gif
)

sa me shume punet nuk fuksionojne sic duhet, aq me shume ne perpiqemi t'i gjejme nje zgjidhje

e di cfare?
pune te mbare
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Cfare prisni nga politika ne Shqiperi?

gene,

Ke shume te drejte ne shumicen e atyre qe thua. Teorikisht rolin e politikes e shpjegon shume bukur.

Por ti ke ngelur ne klase ne raportin midis politikes se librit dhe situates ne Shqiperi.

Ne Shqiperi mbizoteron mentaliteti i turmes. Njerezit shkojne neper mitingje apo message boards duke perseritur sllogane politike si papagaj pa tru.

Ne rradhe te pare njerezit, ne Shqiperi, duhet ti kushtohen politikes personale. Pra duhet te mundohen te permirsojne vehten e tyre dhe botekuptimin e tyre e te mos presin pune, e standarte jetese nga klasa ne fuqi.

Me duket se koha 50 e Partise se Punes i ka rrenjet shume te thella, duke i lidhur popullin Shqiptar ne menyre sentimentale me nje fare pritje qe qeveria te zgjidhi ceshtje pune, e standarti jetese, e edukimi. E kuptoj qe keto mbeturina mendimi nuk zhduken kollaj prandj ju ftoj te filloni nga ky post...
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Cfare prisni nga politika ne Shqiperi?

une jam 100 % dakort me ato qe thua dhe, si thashe me lart (po ti nuk e ke lexuar dhe me ngele ne klase), sa me e madhe te jete diferenca midis asaj politikes ne libra e politikes reale ne shiperi, aq me shume ne do diskutojme ketu (e kudo tjeter) qe te gjejme nje menyre te ulur kete diference.
te diskutosh per politike (jete sociale) nuk implikon largimin nga punet personale (perkundrazi, tenton ne nje integrim sa me te mire te tyre - psh kuptuar tendencen e politikes arrij te bej biznesin qe do te kete me pak rreziqe dhe, nese biznesin tashme e kam, do te perpiqem te ndikoj sadopak ne uljen e rreziqeve qe vijne nga politika te gabuara)

Ajo qe ndryshon vertet midis nesh eshte fakti se Ti tashme ke ulur koken perballe situates aktuale ne politike (qe ndikon ne jeten tende shume) ndersa une (dhe te tjeret ketu) mendojme se ka mundesi gjithmone per permiresime (te cojme realen sa me prane ideales)

Shpeshhere, dhe shume nga ne, diskutojme ne menyre te gabuar por, nqs nuk gjen guzimin te vesh ne diskutim mendimet tua, nuk do te arrish te mesosh prej te tjereve e prej gabimeve qe ben.

Kam pershtypjen se mendimet mbi politiken e i ke te drejta por, vlera e tyre amplifikohet ne shoqeri vetem kur je i gatshem t'i diskutosh me te tjere e te vesh veten ne diskutim.

Mendimi &quot;shih vetem punen tende&quot; calon tek fjala VETEM
 
Top