Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Bukuroshja

Primus registratum
Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Une do deshiroja dikush te me shpegonte mua edhe te ma bente me te kuptueshme rolin e te gjithe atyre qe llomotisin shume per Shqiperine edhe per ndihmen e ture per Shqiperine.
Cila eshte kjo ndihme kaq e madhe qe i kane dhene vendit keto Organizata si
Diaspora Shqiptare e NY
Organizata Shqiptare e NY
etjera
Cili eshte qellimi i tyre? Cfare i motivon vertet keta njerez qe jane ne krye te ketyre organizatave? Ndoshta te bejne nje emer per vete?
Ju lutem JUVE politikaneve te forumit ma shpegoni.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Te paska prekur shume mitingu kunder Fatos Nanosne USA moj bukuroshe???

Ja se cfar bejne shqiptaret ne USA:

Bush shmang takimin 20 minutësh me Nanon
Zyra e shtypit e kryeministrit kishte njoftuar për një takim prej 20 minutash kokë më kokë me Bushin
Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, i është shmangur një takimi të drejtpërdrejtë me kryeministrin shqiptar Fatos Nano, gjatë zhvillimit të ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë me rastin e 55 vjetorit të NATO-s, dhe pranimit të 7 anëtarëve të rinj të saj.
Megjithëse zyra e shtypit e kryeministrit shqiptar kishte njoftuar se do të kishte një takim kokë më kokë Nano-Bush për 20 minuta, kjo nuk është realizuar deri në fund të ceremonisë. Bush ka pritur 7 kryeministrat e vendeve anëtare dhe tre kryeministrat që kanë nënshkruar kartën e Adriatikut, duke u përshëndetur me ta si mikpritës, por nuk i ka rezervuar zotit Nano asnjë takim.
Gjatë paradites zoti Nano ka takuar disa drejtues të qeverisë amerikane, përfaqësues të NATO-s dhe kongresmenë, të cilët ishin të ftuar në këtë ceremoni.

Arsye per kete shmangie te Bushit ishte ndoshta edhe protesta e shqiptareve te USA :
Duam NATO-n, s’duam Nanon
Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës protestoi për rreth katër orë përpara Shtëpisë së Bardhë, ndërkohë që kryeministri Nano pritej të merrte pjesë në ceremoninë e anëtarësimit të shtatë vendeve të ish-bllokut komunist në NATO. Grupe të ndryshme shqiptarësh udhëtuan qindra kilometra për të marrë pjesë në këtë protestë, të organizuar nga shoqata “Gjenerata e Re Shqiptare”. Ndërkohë që shqiptarët prisnin para Shtëpisë së Bardhë dhe autokolona me flamurin shqiptar ku udhëtonte Fatos Nano dhe përfaqësuesit e ambasadës shqiptare u drejtua për atje, shqiptarët filluan të hedhin parrullat “Nano shko në gjyq”, “Duam Naton, s’duam Nanon”, etj..


Parrullat e hedhura nga protestuesit
“NATO, a big yes, Nano a big mess” “NATO, një po e madhe, Nano një katrahurë e madhe”
“USA-albanians, best friends” “SHBA-shqiptarët, miq të mirë”
“Nano - Chaves-Zapatero=socialists friends” “Nano - Shavez-Zapatero=shokë socialistë”
“Nano, albanian’s worst thief” “Nano, hajduti më i ndyrë i shqiptarëve”
“He is labeled as the mos corrupted leader of Europe” “Ai është etiketuar si lideri më i korruptuar i Evropës”
“We need democracy in Albania” “Ne kemi nevojë për demokraci në Shqipëri”
“Nano, you are a cheater” “Nano je një mashtrues”
“Nano, you turned Albania into the poorest country” “Nano, ti e ke kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër”
“Stop stealing it” “Mjaft e vodhet”
“USA, nothing good comes from communists” “SHBA, asgjë e mirë nuk vjen prej komunistëve”
“USA don’t trust Nano” “SHBA mos i beso Nanos”
“USA thanks for taking Albania close to NATO”; “SHBA, faleminderit që po e merr Shqipërinë afër NATOS-s”
“USA-Albania, allies against the terrorism” “SHBA-Shqipëria, aleatë kundër terrorizmit”


:rockband: :rockband: :rockband:


E ku ka ndihme me te madhe per Shqiperine se sa ti heqesh nje shushunje te kuqe nga trupi.
 

DFV

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Fillimisht postuar nga Bukuroshja:
[qb] Po tjeter! [/qb]
Po c'kerkon me teper, e gjitha ishte shkruar per bukuri dmth. e ZEZA mbi te BARDHE.
Te fala Nano Hajdutit.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Po mire!
Kush jane keta njerezit e Disapores edhe e bejne per shqiperine apo e bejne per emrin e tyre?
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Sa shume e duan Shqiperine keta te Disapores por nuk e di se sa shume i duan njeri tjetrin si shqiptare.
A mendoni se ekziston dashuria e shqiptareve per shqiptaret edhe mbi te gjitha dashurija e shqiptareve nepermjet kusherinjve.
Do te doja te dija se keta njerezit e organizatave, shoqatave, etj.. ne amrike edhe neper bote sa shume kane bere ne radhe te pare per Shqiptarin si njeri pastaj te ngrene zerin per Shqiperine si Shqiperi.
Por Komunistet e duan edhe e ndihmojne njeri tjetrin edhe greket njeri tjetrin por shqiptaret njeriun e tyre e luftojne kush te veje emer me pare. Sa turp edhe ironike.
une dua te di cfare kane bere ata jo karshi shqiperise por karshi shqiptareve
une mendoj se shumica e tyre jane vec plehra
faleminderit
 

paolo777

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Bukuroshe .te gjitha ato qe thua jane me mend se asnje nga ne qe jetojme larg shqiperise nuk bejme ndonje gje te madhe per vendin tone .duke perjashtuar ndonje cd me kenge shqip. perderisa jemi larguar nga adheu dihemi se cfare jemi. po ta duam kthehemi dhe e dertojme ate te shkrete shqiperi.po as nuk na bie ndermend. pastaj kush te tha ty se ka politikane shqipetare ne amerike? ato ose jane emigrante puntore ose emigranta bisnesmena. ska politikana shqipetare jo ate harroje. se po te kishim sdo te perfundonim kombi me i varfer ne bote. Me rrespekt paolo777
 

Veleshta

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

E di se nuk eshte ajo qe do ta deshironim ne kushte normale, por duke qene ne kete derexhe, lirisht mund te themi se diaspora, sidomos ajo ne Amerike, ka bere me shume per vendin (dhe ne qe jemi jashte kufijve administrative te Shqiperise) shume me shume se sa vete politikanet qe pretendojne se jane e mira e vetme e Shqiperise. Ata tani jane aq te konsumuar sa qe preferohet qe te nderrohet e gjithe struktura e tyre, e jo vetem dy personalitetet qe u prijne.
 

iriqi

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Bukuroshja ka te drejte. Asgje nuk mund te presesh nga e ashtuquajtura diaspore, pjestaret e se ciles kane nevoje vetem per nam dhe lavdi per vete, meqenese aty ku jane jetojne anonimatin me te thelle dhe vetvrases. Prandaj ata as qe duhen marre seriozisht. Shqiperine do te bejne ne fund te fundit ata qe jetojne atje, kur te fillojne te mendojne edhe per vendin dhe popullin, dhe jo si Nano - Berisha dhe kompani qe mendojne vetem per qefet dhe epshet e tyre pushtarake.
 

crazy

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

ne per fjale jemi te paret por me vepra cfare po bejme?hic se ende po lejojme mjekercjapin(tosin) me kelyshat e tij te vjedhin shtetin e te ulin gjithmone poshte emrin e shqiptarit dhe vlerat e tij.ne vertete jetojme jashte por,une flas per veten time,nuk mendoj te shkoj tere jeten ketej por te kthehem ne shqiperi ne ate moment qe mendoj se mund te bej dicka te kem kulturen dhe idete e qarta per ate qe dua te bej,jo tani qe bej vec nje vrime ne uje.
 

daje ceni

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

po kthehu more paolo ndertoje Shqiperine se do ta shohesh qe do te te veje mundi ne hale!
pa nje qeverisje te mire s'ka se si te kthehet emigranti i ndershwm qe iku per nje jete me te mire. pastaj se mos eshte vetem qeverisja. shqiptari eshte bere si ujk, ndac per gjene e tjrtrit, ndac per gjene e tij. se ne Shqiperi s'ka vetem korrupsion dhe varferi, por edhe shakterrim dhe marrezi!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Aha, kur ka arrit edhe dajë Ceni me i hum shpresat do me thonë që s'ka mo gjo që i boka dermon Shqipnis.
Unë për vete ktu n'moj t'Kanadas jom përsmari fare me përjashtim të dimnit kur ia fut nai - 50°C apo kur qeveria akuzohet për korrupsion e vjedhje (m'kujton Shqipninë). Megjithate është përsmari, yll fare, gjithanej qetësi, bukur, vene ku me shku sa t'hajn qent, ligji ësht ligj e Maliqi, Maliq.
Po keni pa juve që s'u shtyka e s'u shtyka kjo mut jete m'ven tjetër? Kom pas tallë bythën përpara me Rilindasit tanë "të ndritur" por e paskan pasë drejtë. Njof i tufë me Shqiptarë knej që dun me mor letrat e me u kthy, ndër ta jam edhe vetë (letrat i kom por duhet t'maroj shkollën). Besoj se e njëjta ndjenjë egziston edhe ndër shqiptarë të tjerë anë e mbanë botës.
Kshtu që Daje mo u mërzit se kena me e saju nai gjo ene për Shqipninë. Fillimi do jet pak si i vështir sa t'hiqen qafe Tosat e soji i tij po mo mrapa ka për t'hec marë (nuk jam optimist i pandreqshëm por mendoj që të rregullosh një vend me 3 million banorë et me 28 mijë km² nuk don një pafundësi për t'ia arritur).

Ju uroj ditë e mirë dhe shumë durim!
wave.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Une mendoj(duke marre parasysh edhe demet qe ju bene diaspores nga njrez si Abdi Baleta etj etej)qe Diaspora shqiptare(sidomos ne USA)po mundohet te baje ate qa ka ne dore:te sensibilizoje opinionin boteror per shum probleme tonat.Duhet te mbeshtesim Diasporen tone sepse ajo asht krenaria jone kombetare.
thumbsup.gif
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

e ke gabim ata nuk jane krenarija jone kombetare por ne te kundert ata jane poshterimi qe ne i bejme vetvetes duke u mare me perrallat e tyre ata e bejne per te bere pak ze pak emer per veten e tyre
veprimtarija e tyre eshte si ajo balona qe fryhet dhe e mer era
pse jane poshterimi qe ne i bejme vetes kur besojme dhe degjojme cfare thone apo bejne ata
pikerisht ky shte dhe ofendimi ulja dhe poshterimi qe ne i bejme vetes

besomni mua

asnje e mire nuk do vije kurre nga ata
si puna e atij kalimtarit qe tani vjen shkon e iken
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

SERE
me avash sere se ne nuk po na i ul Fatosi emrin tone si shqiptare
ay vetem ka bere festen sipas kokes se shqiptarit
 

DFV

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Une nje gje nuk kuptoj!
Cfare kerkohet nga diaspora? Te japi dollare qe ti vjedh Nano dhe Berisha?
Te vi ne Shqiperi e te ndertoj ate qe ne me marrezit tona e shkaterrojme c'do dite?
Per mendimin tim, shume mire e tha Isak Njutoni ne postimin e tij, diaspora ne Newjork arriti te shmange nje takim 20 minutesh te presidentit Bush me kryeministrin hajdut Nano ne saj te perpjekjeve te organizuara nga ajo dhe kjo nuk eshte pak po te supososh se pas kesaj vet shqiptaret e Shqiperise duhet te coheshin dhe ta hidhnin ne plehera kete kryeminister- kryehajdut.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Bukuroshja,pa na trego nje here ti se:cfare nuk ka bere Diaspora shqiptare e Amerikes!!!Pastaj do te tregoj une se :cfare i ka bere shteti shqiptar diaspores qe nga viti '45 e deri me sot!!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Vetem te kerkojme dime, dhe asgje te japim! Cfare ben Diaspora eshte shume me teper se te pish kafe me albforumsat dhe te ankohesh se cfare nuk ben Diaspora.

Bukuroshe, cfare ke bere ti per Shqiperine?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Cfare po ben Disapora Shqiptare? Cfare po bejne Organizatat Shqiptare ne USA?

Veprimtarite me te shumta te Diaspores Shqiptare kane qene ne vitin '45 e deri rreth'56,por sic e dime te gjithe,nga konjukturat politike qe ekzistonin ne ato vite,Diaspora jone mbeti me gisht ne goje(jo per fajin e saj pra),ndersa mbas'91 kunder diaspores shqiptare u ndoc nje politike djalezore dhe shume armiqesore(te leme menjane periudhen komuniste),Zotit Ekrem Bardha(nje veprimtar i shquar ky)iu be nje aksident rrugor dhe gati iku tek te shumtit,Leka Zogut iu vodh makina,e sa e sa kurthe te tjera.Megjithate Diaspora shqiptare(gjithmone e tradhetuar nga shteti ame)eshte munduar te jape maximumin ne ndikimin e ekonomise dhe politikes shqiptare(nqs kjo ka qene e mirseardhur nga shteti shqiptare)por gjithmone iu eshte vere shkopinj nen rrota.Duke pare Lobet e tjera te cilat kane shume fuqi ne ndikimet politike/ekonomike te vendeve te tyre(duke pasur gjithmone ndihme edhe nga shteti i tyre)mbesim me shprese qe ne vitet e ardheshme Diaspora te luaje nje rol te rendesishem ne fatet e atdheut!!!
 
Top