Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Hoffa Jr.

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

O shoku Pro dhe kundra Billi-billi Gates..

Le te te sqaroj dicka. Une njoh shume mire WIN dhe Linux(kenaqshem). Kam pershtypjen se te gjithe kemi filluar punen ne PC me windows platforms dhe me tej me OS te tjera, te cilat kushtezohen nga fusha qe merresh ose studion.
Nuk jam absolutisht dakort se Billi te detyron te e blesh PC sot me WIN ose ajo eshte mundesia e vetme. Bujrum, ne te mbajti, nuk e di nese ka ne Europe aq perhapje Macintosh ose OS te tjere. Madje ti dhe une duhet te falenderojme shume here Billin se ka bere OS me te thjeshte ne bote dhe te pranueshem nga shumica. Besoj se e di qe nje Mac ne North America kushton 2-3-shume fishi i PC me Windows te instaluar. Ndaj eshte e kote qe ne te tjerrim ne favor ose jo te Bill Gates apo Bill Linux.
Me kupto, ai ndonese ka bere sistem te thjeshte operimi, ai eshte biznesme i suksesshem fillimisht.
Alright. Tani, nese ndryshon mendje per PC, une te ftoj te e hedhesh PC me Windows ne plehra dhe shko e blej nje IBM ose MAC ose DEll ose shume mire mund te blesh LEVONE ne CHINA ose me mire mund te besh edhe nje klon-compjuter.
Hajt pra, na njofto per ndonje ndryshim.
Miqesisht
 

xhaxhi_eli

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Cuna po diskutoni kot. Po i bini gozhdes nje3ri nga koka tjetri nga ana tjeter.

Dikush te me pergjigjet:
Cfare i duhet nje "final useri" Mandrake, SuSe apo Debian, kur final user eshte ai nepunesi qe do me loz solitario, freecell apo do me marre kalamanin ne pune dhe do ti instalone UnrealTurnement apo Need For Speed Underground.

Nqs doni ti krahasoni, le ti krahasojme me kategori njerezish.
Persa i perket monopolit qe ka kriju Microsoft, e krijoi, dhe vazhdon ta kete, fale asaj qe dikush e quajti, sistemi me i thjeshte per tu perdorur.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Djema,

dua t'ju kujtoj faktin qe une dua te blej nje laptop te ri, dhe mesa po duket nuk ka vend apo dyqan ne Finlande (po ju kujtoj qe Finlanda eshte vendi ku Linux eshte shpikur) ku shiten laptope pa Windows XP, madje shume prej tyre ta ofrojne XP-ne vetem ne finlandisht! Kur une i them qe te ma shesin pa Windows fare (ne fjale te tjera bosh, pa OS), me thone qe nuk eshte e mundur!!!

Tani, une nuk di njeri apo rast te me kete thene qe dyqani po e detyron te bleje Linux, nderkohe qe une po jap rastin flagrant kur jo vetem qe po detyrohem te blej Windows, por as nuk po ma ofrojne ne gjuhen qe e dua!

Pavarsisht nga fakti qe une po ta zhduk XP-ne pasi e kam blere laptopin, demi eshte bere, nje perqindje e parave u ka shkuar Windows Co., dhe pa dashur une jam detyruar te paguaj per diçka qe nuk e doja. KY ESHTE MONOPOLI!

Nuk e di sesi e quani ju, por mua me duket se une po detyrohem me force te blej nje OS qe nuk e dua. A ka njeri ta ma shpjegoje apo t'i vere kesaj ndonje emer?!?
 

Redis

Forumium praecox
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Fillimisht postuar nga Glamdring:
[qb] Djema,

dua t'ju kujtoj faktin qe une dua te blej nje laptop te ri, dhe mesa po duket nuk ka vend apo dyqan ne Finlande (po ju kujtoj qe Finlanda eshte vendi ku Linux eshte shpikur) ku shiten laptope pa Windows XP, madje shume prej tyre ta ofrojne XP-ne vetem ne finlandisht! Kur une i them qe te ma shesin pa Windows fare (ne fjale te tjera bosh, pa OS), me thone qe nuk eshte e mundur!!!

Tani, une nuk di njeri apo rast te me kete thene qe dyqani po e detyron te bleje Linux, nderkohe qe une po jap rastin flagrant kur jo vetem qe po detyrohem te blej Windows, por as nuk po ma ofrojne ne gjuhen qe e dua!

Pavarsisht nga fakti qe une po ta zhduk XP-ne pasi e kam blere laptopin, demi eshte bere, nje perqindje e parave u ka shkuar Windows Co., dhe pa dashur une jam detyruar te paguaj per diçka qe nuk e doja. KY ESHTE MONOPOLI!

Nuk e di sesi e quani ju, por mua me duket se une po detyrohem me force te blej nje OS qe nuk e dua. A ka njeri ta ma shpjegoje apo t'i vere kesaj ndonje emer?!? [/qb]
Te lumte dhe ke shume te drejte.. keshtu mendoj edhe une dhe faktikisht e kemi shprehur te njejtin mendim me lart (detyrim te blesh ne laptop me windows + % € ), por me sa shoh une ka njerez qe e quajn kete thjesht trekti, mbase...!!

(ps: hera e pare qe shoh njerez qe nuk jane kundra Microsoft-it pasi e kane kuptuar +/- se si ai vepron.) :confused:
winkeyboard.jpg

:wave:
 

ra_Faja

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Un perdor shumicen e rasteve OpenBSD, por RedHat ne laboratoret ne shkolle. Persa i perket kti argumenti ktu per sistemet operative, jam i habitur se si mund te disktutojn perdoruesit e WinBloze qe Windows dominon marketin per kompani financiare, a jeni ne metro ju? Cdo kompani financiare, flas per ne Ameriken te pakten, jan te gjitha ne Linux clusters, me disa perjashtime te legasis te Solaris. Persa i perket pyetjes cili eshte sistemi operativ me i mire, pergjigjja eshte relative nga kushtet qe e bejn sistemin operative te mire, e cila varet nga synimet qe cdo individ pret nga kompjuteri. Personalisht edhe pse jam BSD fanatik, nqs kam ndonje web-projekt per te bere, dhe nuk ka rendesi se do applikacioni do jetoi ne Windows server apo *nix (dhe siguaria nuk eshte problem), un preferoj perhere Windows, jo per sistemin operativ por per gjuhen e programimit ASP.NET, kam shume simpati per .NET framework ne pergjethsi, Microsoft ka qene kompania me e talentuar (IMHO) per te kuptuar programatoret e platformes se saj, dhe po ta krahasosh .NET me Java kto dy vitet e fundit qe ka dal dhe projekti MONO, per mua .NET eshte "llaftar".

Persa i perket ktyre robve qe thone qe Linux eshte command prompt driven, dua te them vetem nje gje, NQS doni te beni te njejtat gjera qe beni ne Windows dhe perdorni nje distribucion Linux te rrespektuar si RedHat, nuk keni nevoj fare te dini se ekziston nje terminal ne Linux OS.

<quote>
Shko ne cdo supermarket qe shet kompjutera dhe kerko te blesh nje me linux OS! Ekzistojne? Te pakten ne USA jo! Te gjithe kane Windows!
</quote>
Nje njeri qe shkon ne supermarket per te bler nje kompjuter ku dy rreshta me tutje shitet djathi nuk do shofi per ndonje sistem operativ *nix kshu qe...


<quote>
Tema Windows Vs. Linux ka me qindra dhe te dy OS kane te mirat dhe te keqiat e veta. Se kush po e fiton betejen eshte mese e qarte po te shikosh sesa pjese te tregut te Windows Linux po merr...
</quote>
Perkundrazi. Sse me bet te mbroj Linux qe e shaj perhere me shoket se mbroj BSD, por megjithate kur e krahason me Windows eshte per tu perkrahur ne kte aspekt. Te them te drejten, lufta qe behet ne kto momente behet per marketin e servers, sepse persa i perket sistemit operativ per klienta (klienta ne nje pikpamje topologjie) ai market eshte pak a shume i stabilizuar, instucionet e edukimit dhe hobistet jan *nix, te apasjonuarit nga filmat e hollywood jan Mac OS X (qe btw, mbajn rrespektin tim per menyren se si integruan Mac OS me Darwin qe eshte thjesht nje BSD layer) dhe gjith te tjeret jan WinBloze /pf/images/graemlins/smile.gif . Persa i perket servers, dua te te le me nje quote qe shpjegon gjithcka:
"First they ignore you, then they laugh at you, then they fight you, and then you win".
Microsoft kundrejt Linux sa hyri fazen e trete.
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Ne shtepi (personale) windows. ne "pune" linux.
S.O. windows eshte me i kapshem nga useri i thjeshte por e ardhmja eshte linux pa asnje dyshim :book: kostoja me e ulet, transparenca dhe liria e veprimeve ne linux jane disa nga arsyet e suksesit qe do kete ky S.O. ne te ardhmen.
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Fillimisht postuar nga Glamdring:
[qb] Djema,

dua t'ju kujtoj faktin qe une dua te blej nje laptop te ri, dhe mesa po duket nuk ka vend apo dyqan ne Finlande (po ju kujtoj qe Finlanda eshte vendi ku Linux eshte shpikur) ku shiten laptope pa Windows XP, madje shume prej tyre ta ofrojne XP-ne vetem ne finlandisht! Kur une i them qe te ma shesin pa Windows fare (ne fjale te tjera bosh, pa OS), me thone qe nuk eshte e mundur!!!

Tani, une nuk di njeri apo rast te me kete thene qe dyqani po e detyron te bleje Linux, nderkohe qe une po jap rastin flagrant kur jo vetem qe po detyrohem te blej Windows, por as nuk po ma ofrojne ne gjuhen qe e dua!

Pavarsisht nga fakti qe une po ta zhduk XP-ne pasi e kam blere laptopin, demi eshte bere, nje perqindje e parave u ka shkuar Windows Co., dhe pa dashur une jam detyruar te paguaj per diçka qe nuk e doja. KY ESHTE MONOPOLI!

Nuk e di sesi e quani ju, por mua me duket se une po detyrohem me force te blej nje OS qe nuk e dua. A ka njeri ta ma shpjegoje apo t'i vere kesaj ndonje emer?!? [/qb]
po mor lal, ta shpjegoj une.

shitesiit rrespektojne kontratat, ashtu si dhe ti kur instalon çfaredolloj logjiciel, linux qofte, shtyp njehere mbi butonin "jam dakort", e pastaj fillon punen.

pastaj vetem per "teket" e kokrave qe numerohen me gishta si ty (shembull ky), fabrikantet e kompjuterave nuk mund ti shesin ato pa sistem, kjo do t'ia u nderlikonte punen.

nga kjo kompjuteri sot do te ishte me pak i perhap, bile njerezit edhe pa ndonje vlere te perveçme si puna jote (shembull ky) do te konsideroheshin mesi, pra do ti merrnim per te tjere.

mnjf gjerat jane te lidhura.

ps; si dhe ne fund, mbi çfare sistemi punoi ai finlandezi per te shpik linuxin ? s'ma ha menia qe e prodhoi ne tigan siper furnelles me vajgur.
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Fillimisht postuar nga Truth_Matters:
[qb] ReDis,

Nqs nuk arrin njeri t'i krijoi konkurence pasi produktet e tyre jane me te mira, mos ja hidh fajin Microsoft. Ata jane biznes lal, do bejne para, madje do mundohen te bejne sa me shume, ky eshte kapitalizmi, por s'po ja vjedhin njeriu.

[/qb]
e para, kapitalizmin e dallon konkurenca e lire, kjo eshte dhe nje nga sukset e tij ne krahasim me format e tjera te qeverisjes, komunizmin psh.

e dyta, siç mund te jete bisnesi vjedhje po ashtu edhe vjedhja mund te jete bisnes. diferencat jane po aq te diskutushme sa ato midis krimit te shkaktuar nga nje ushatar (ai vret) me ate te nje krimineli (ai vret). pra te dy vrasin per motive te ndryshme kuptohet, por te dy vrasin.

po ashtu deshira e nje bisnesmeni si edhe nje hajduti, eshte te bejne para sa ma shume e sa me lehtesisht.
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

si dhe nuk eshte interesante e as e rendesishme se çfare sistemi perdorim, por per çfare na hyn ne pune kompjuteri (perveç çatit kuptohet).

te degjosh disa ketu kur flasin per njohurite e tyre mbi sistemet, thua se çoç bejne me kompjuter, pavaresisht se dihet qe ishte shkolla ajo qe i njohu me te, ndryshe do ishin tu gdhend luge druni si gjyshat e tyre tu rujt delet ne stan.

pra hajt trima pa na tregoni per çfare u hyn ne pune kompjuteri ? ose sistemet meqe jemi tek ato.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

WinXP Pro (Per klientet e rrjeteve ne pergjithesi)
Win 2003 Pro (Per servera)
Linux Mandrake dhe Mikrotik (Per Routera). Rralle i perdor edhe per servera, zakonisht file server ose ndonjehere per qef ndonje konfigurim server lojrash te ndryshme..
 

glamdring

Forumium praecox
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]pra hajt trima pa na tregoni per çfare u hyn ne pune kompjuteri ? ose sistemet meqe jemi tek ato. [/qb]
Une, i nderuar Zog, e kam mjet pune dhe shkolle. 70% e punes, dhe rreth 60% e shkolles zhillohet ne kompjuter, keshtu qe dhenie e mundesive eshte per mua e rendesishme. Kjo eshte per t'ju pergjigjur pyetjes tende.

Ne lidhjen me blerjen e laptop, pas SHUME ankesave te mia ne lidhjen me te drejtat e konsumatorit, prodhuesi i laptop dhe une rame dakort qe sistemi operativ nuk ka per te ndryshuar (dmth WinXP Home Ed. ne FIN), por do me dyfishoje RAM nga 512MB ne 1024MB. Kjo e fundit ishte nje oferte qe une nuk mund ta refuzoja...

Gjeja e pare qe bera kur mora laptop-in ishte ndryshimi i sistemit operativ!!!

Une e kuptoj disi idene tende, sepse e di qe nje person i cili e perdor kompjuterin vetem per chat, deshiron qe kompjuteri te jete ne pune nga momenti qe shtyp butonin hapes. Kjo eshte ana e konsumatorit!

Ana e zhvilluesit, qe ne fund te fundit i jep mundesine konsumatorit (dhe ketu nuk po e fus veten tek zhvilluesi), eshte qe t'i jepen disa mundesi minimale si psh.

1* Zgjedhja e sistemit operativ, nese blerja eshte e domosdoshme, ose perfshihet ne çmim.
2* Mundesia per ta bere instalimin vete
3* Mundesia per ta pasur kompjuterin bosh

Kaq!

PS. Sistemi mbi te cilin Linus Torvalds punoi dhe beri tezen e tij (ne fjale te tjera krijimi i Linux) ishte Unix! Dhe nuk mund te besh krahasim, sepse perdorimi i kompjuterave qe atehere deri tani ka ndryshuar dramatikisht. Nuk e di ne cilin vit e krijoi, por dyshoj shume qe kishte Windows verdalle ne ate kohe!
 

wtf

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Po e bëj unë një Errata Corrige meqë qëllova.

Linus Torvalds bleu kompjuterin e tij të ri, një386, 33MHz, 4 MB Ram me një version të cunguar të DOS-it për shifrën e athershme prej 18.000 Markash Finlandeze (rreth 3500$). Ishte fillim Janari 1991. Më tej, bleu Minix, një variant i Unix, dhe një libër mbi të (169$), shkruar nga Andrew Tanenbaum, profesor informatike në Amsterdam. Pasi krijoi programin personal që zëvendësonte "terminal emulator" të Minix, i hyri Linux-it i cili bazohej mbi Minix, por nuk përdorte kod të tijin. Ishte thjesht për hobby, jo për tezën e Universitetit, të cilin duhet thënë që e mbaroi me vonesë. :)

From: torvalds@klaava.Helsinki.FI (Linus Benedict Torvalds)
Newsgroups: comp.os.minix
Subject: What would you like to see most in minix?
Summary: small poll for my new operating system
Message-ID: <1991Aug25.205708.9541@klaava.Helsinki.FI>
Date: 25 Aug 91 20:57:08 GMT
Organization: University of Helsinki

Hello everybody out there using minix -
I'm doing a (free) operating system (just a hobby, won't be big and
professional like gnu) for 386(486) AT clones. This has been brewing
since april, and is starting to get ready. I'd like any feedback on
things people like/dislike in minix, as my OS resembles it somewhat
(same physical layout of the file-system (due to practical reasons)
among other things).
I've currently ported bash(1.08) and gcc(1.40), and things seem to work.
This implies that I'll get something practical within a few months, and
I'd like to know what features most people would want. Any suggestions
are welcome, but I won't promise I'll implement them :)
Linus (torvalds@kruuna.helsinki.fi)
PS. Yes - it's free of any minix code, and it has a multi-threaded fs.
It is NOT protable (uses 386 task switching etc), and it probably never
will support anything other than AT-harddisks, as that's all I have :-(.
 

exp-s

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

ku ka si unix ! me i miri
ca winXP?
nqs do me lujt futja windowze
po tani ka ca linuxe qe jane tulle edhe ne lojra!
sa per pune per ceshtje pune keni
HP-UX unix i Hewlett Pacard apo Sun SOlaris
unix i sun microsistems
keni edhe OS400 te IBM per platforme , ndertuar mbi makina AS400, me i5 powereporcessors me gjatesi fjale et procesorit 128 bit,
heee???
te gjithe keto kane terminale ne te cilat ti logihesh dhe jane true multiuser systems
jo si puna e windows stand alone!
nejse
windowze eshte per rob qe kane nevoje te bejne ndonje doc ne word apo ndonje chart ne excel!
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Zog po thoshte per çfare i perdorni ju...jo per çfare mund te perdoren... Jepni shembuj vetjake pls... Pra çfare kompjuterash keni, per çfare i perdorni dhe me çfare sistemi...

P.S. Me ne fund ketu ne AF gjeta dhe çfare ka pas bo gjyshi im (domethene qe gdhendte luge druri) :confused: :confused:
 

Admirali

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

Sa here qe hapen tema mbi OS qe perdorni, do dale se sben dikush qe do te te thote qe Win suck, me mire bleni Linux. Per ju qe jetoni me Linux, perse nuk hapni nje teme tjeter ku te disktutoni avantazhet dhe disavantazhet e secilit OS, te pakten aty do ja vlente te benit komentet qe u bene boze duke i pare neper tema te tjera.

Persa i perket subjektit te kesaj teme, ja pergjigja ime:

Win OS XP Pro Corporate Edittion SP2
 

exp-s

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

atehere
ja pergjigjja ime
SuSe linux 9.2 Professional (per 64 bit proc arch)
slackware
per pune pune:
HP-UX
Sun Solaris
AS400 os/400

Windows SUCKS!
harrova
win xp eshte standard neper te gjithe zyrat
keshtu qe fatkeqesisht po shkruaj nga nje i tille
 

Cassandra

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

i kam te dy (WinXP dhe Linux) po sigurisht qe preferoj Linux :rockband:

I couldn't agree more with the ones that said WINDOWS SUCKS!!
 

zog

Primus registratum
Re: Cfare OS keni ? Windows apo Linux ?

e pse preferon linux, te duket vetja me i qut ?
 
Top