E Hene, 20 Shtator 2004, Koha Jone
SHKODER, TE PAPUNET REFUZOJNE PROJEKTET E PUNESIMIT
Shkodra duket se eshte qyteti i paradokseve. Nderkohe qe numri i te papuneve ne kete qytet eshte me i madhi ne vend "zyrtarisht deklarohen te jene 17 500), njerezit ne nevoje refuzojne te punesohen me ane te projekteve qe ofron Zyra Rajonale e Punesimit. Petrit Kraja, drejtor i kesaj zyre, thote se mijera te papune preferojne me mire te jetojne me pagen qe marrin nga asistenca sociale sesa te futen ne vendet e punes te siguruara nga projektet, qofte dhe per nje periudhe te shkurter kohe. Sipas Krajes, kete vit fondi i dhene nepermjet projektit te nxitjes se punesimit eshte 12 milione leke "pritet te shtohet gjate muajve ne vazhdim). Ne baze te ketij projekti, Zyra e Punesimit ben marreveshje me firma te ndryshme private per te punesuar te papunet e regjistruar prej saj. Ne varesi te llojit te marreveshjes, bihet dakord qe shteti te paguaje pagen, si dhe sigurimet shoqerore per te papunet, dhe me pas punedhenesit vendosin nese do t'i mbajne serish ne pune keta persona. Punet qe ofrohen, jane rrobaqepesi, riparim transformatoresh e pajisjesh elektrike, prodhim kepucesh, sherbime mekanike, etj. Nderkaq, jane vete te papunet qe nuk u afrohen projekteve te punesimit, dhe kjo per shkak te pages se ulet. Sipas burimeve te mesiperme, paga prej 113 mije lekesh ne muaj konsiderohet nga te papunet si shfrytezim i krahut te lire te punes, kjo krahasuar me oret e punes dhe normen e saj. Papunesia ne Shkoder vazhdon te mbetet nje problem tejet i mprehte. Burime jozyrtare citojne se ushtria e te papuneve arrin ne 30 mije.