Re: cfare nuk durojne femrat tek femrat
Xheloze behesh kur i dashuri shkon si me nje te shemtuar, ashtu si edhe me nje te bukur, kjo nuk ka te beje me xhelozine midis femrave, por xhelozine ne cift dhe instiktit "per te ruajtur territorin".
Une te disa femra nuk duroj dot, kur marrin pa arsye anen e mashkullit vetem sepse eshte mashkull dhe keshtu u duket sikur po e mbajne mire me "me te fortin", ose thjesht sepse ngordhin per cik vemendje te munguar, qe i duket sikur e gjejne ne kete lloj aleance.
Mendoj se femrat jane me shume xheloze per bukurine te njera - tjetra dhe per cdo lloj suksesi ( per suksesin jane xheloze edhe meshkujt shume shume shume). Para 1 muaji kam degjuar nje rast, ku nje vajze shume e bukur (ju siguroj per kete) beri nje interviste pune diku dhe intervistuesja ishte nje 100 kilshe e shemtut. Si perfundim, komenti i 100 kilshes se pse nuk i pelqeu vajza e bukur per pune ishte: "Ajo edhe mund ta beje mire punen e saj, por nuk le te tjeret te punojne". Eshte per t'u shtuar fakti se 100 kilshja ishte provinciale e sapoardhur ne Tirane, kurse vajza tjeter ishte lind e rrit ne Tirane, ne Shqiperi kam vene re shume kete lloj ndjenje inferioteti te rretheve, qe sa vjen e me shume u kthehet ketyre njerezve ne mllef.