Cfare na jep shkenca

b.k.

Primus registratum
Cfare na jep shkenca

Ndoshta eshte teme e perseritur - moderatoret do te na ndihmojne /pf/images/graemlins/laugh.gif .


Shkenca ka dhene deri tani shpjegime per shume fenomene natyrore (diku me siguri te larte si fizike dhe kimi, dhe diku tjeter me me pak siguri -confiendence).

A ofron shkenca ofron njohuri por qe jane te shkeputura nga emocionet?

A na ndihmon shkenca te vendosim cfare eshte e drejte apo e gabuar?

Ku jane limitet?
 

ZeroCool

Primus registratum
Re: Cfare na jep shkenca

Ti thua se shkenca na ka dhene shpjegime te sigurta per shume fenomene natyrore por une mendoj se ska njohje te sigurte.

Ashtu si jane hedhur poshte teori dhe ligje qe konsideroheshin absolute gjate historise se zhvillimit shkencor po ashtu teorite qe njohim sot fare mire mund te hidheshin poshte fale zbulimeve te reja qe mund te behen.

Shkenca sigurisht qe ofron njohurite shkeputura nga emocionet per vete natyren e saj qe bazohet te dyshimi ne gjithcka dhe vertetimi ma ane te eksperimenteve. Ndryshe nga njohurite qe jepen nga burime te tjera si feja qe bazohen ne te verteta te pranuara a priori.

Sigurisht qe duke u bazuar ne te dhenat qe na jep shkenca ne mund te vendosim nese nje veprim i eshte i drejte apo i gabuar por vetem ne disa fusha te jetes.

Universi eshte relativisht i pafund dhe njohja gjithashtu eshte pa fund. Arsyeja njerezore ka limite po ne nuk mund te pohojme me siguri se cilat jane keto limitet.
 
Top