Cfare mund te beje ekipi i shitjes per biznesin tuaj
Vendimi përfundimtar i blerësit nëse do të bëhet klient i biznesit tuaj apo jo, bazohet në përvojën e përjetuar me shitësin apo ata që janë në “vijën e parë të frontit”. Kontakti i parë i klientëve është pikërisht me ata që janë vendosur në pozitën e shitësit.

Shpeshherë më ka ndodhur, por besoj edhe juve, që mos të blej në një shitore të caktuar pikërisht nga fakti se jam ndier që shitësi nuk më ka pritur mirë. Kam përjetuar shumë raste kur jam futur në një shitore dhe shitësit komunikonin ndërmjet tyre pa më kushtuar rëndësi mua si subjekt i cili e mban gjallë biznesin nga e sigurojnë ekzistencën e tyre. Gjithashtu, ka pasur raste kur shitësi nuk më ka ofruar ndihmën e duhur kur kam kërkuar që të më orientojë ta gjej një produkt të caktuar nëpër rafte. Kjo, sigurisht që ndikon në reputacionin e biznesit, pasiqë atë që ju e ndërtoni nëpërmjet marketingut për të tërhequr sa më shumë klientë, ekipi juaj i shitjes mund ta rrënojë për një sekondë.

Në kohën kur marketingu prej goje në gojë luan rol gjithnjë e më të fuqishëm, kjo që e cekëm më lartë është ajo që më së paku i nevojitet biznesit tuaj. Fjalët e këqija shpërndahen shpejt, andaj pse ekipin e shitjes mos ta shikoni si një mjet marketingu i fuqishëm?!!! Pse mos të përqëndroheni në zhvillimin e këtij elementi të marketingut i lidhur me shitjet si parimi kryesor për ekzistimin e biznesit? Është me rëndësi që ekipin e shitjes ta njoftoni me rregullat e lojës në biznes, në mënyrë që të maksimizoni shitjet.

Në çfarë duhet përqëndruar për ta arritur këtë?
Studimet e deritanishme për sjelljen e konsumatorëve thonë që shitësi krijon përshtypje pozitive deri te klienti nëse i plotëson disa karakteristika kryesore, siç janë:

Sjellja. Si rregull themelor shikohet sjellja e ekipit tuaj të shitjes ndaj klientëve aktual apo potencial, si dhe lojtarëve tjerë në mjedisin e biznesit tuaj. Secili shitës duhet të jetë i edukuar, ta vlerëson secilin që është i interesuar për çfarëdoqoftë rreth biznesit tuaj. Ndoshta ky klient nuk do të blen asgjë, por sidoqoftë mund të konvertohet në blerës potencial. Nëse ekipi juaj i shitjes i len përshtypje, ekziston mundësia që ai të kthehet prapë.
Pamja. Nuk do të thotë që personat nga departamenti juaj i shitjes të jenë modelë me veshjet më të shtrenjta, mirëpo nuk është e lejueshme që ata të mos jenë të rregulluar mirë. Ata janë pasqyra e biznesit tuaj.
Fjalori. Lloji i biznesit kërkon edhe fjalor të veçantë që duhet përdorur. Ekipi juaj i shitjes duhet t’i dijë fjalët kyçe dhe t’i formulon fjalitë ashtuqë blerësit potencial t’i pëlqejë.
Korrektësia. Shitësi duhet të jetë korrekt ndaj secilit blerës, pa marrë parasysh nëse është blerës besnik, blerës i ri apo blerës potencial. Nuk është qëllimi se si ta shisni mallin sot, por se si të njejtin mall tia shitni të njëjtit blerës.
Vlen të theksohet se, këtu shitësi është për blerësin dhe jo blerësi për shitësin. Gjithçka kërkon duhet t’i tregohet dhe shpjegohet. Konkluzioni nga e gjithë kjo që u tha më lartë, është se një ekip shitjeje energjik ndërton një biznes të fuqishëm.

Do kisha dashur të ndani eksperiencat tuaja në lidhje me temën! Ka plot raste interesante që mund t’i diskutojmë, pa marrë parasysh nëse jeni shitës apo blerës.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mbretitregut.com/?p=2982